Te mesojme nga e mira, te shmangim te keqen!

21
Nov
2023
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Per mikun tim, qe ka dhene prova atdhedashurie, duke e vene koken e tij, dhe jo vetem te tijen, “ne sater” per lirine e atdheut, por qe e shikon “bardhe e zi” Izraelin?!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Miku im. Ata izraelitet, perdorin per mbijetse, cdo forne politike, ideologjike dhe ekonomike qe u guaranton vetem zhvillim, e jo ngecje ne vend, apo ca me keq shkuarje prapa. Ata mire dine ta vleresojne, e ruajne dhe te kaluaren e tyre miserable, pa atdhe, por qe kudo qe kane jetuar, kane kapur majat me te larta, ne ideologji, ne politike, ne shkence, ne ekonomi e kudo. Ata nuk jane te mjere si ne shqipetaret, qe ca nisen me ure zjarri ne dore, ca heshtin, nuk ngrihen kunder ketyre zjarrevenesve, e ca te tjere qe ja mbathin neper bote, si puna ime me shoke?!

Ata punojne, dhe leket e tyre qe investojne ne atdhe, i marrin nga puna e tyre ne emigracion, mbrohen nga shteti. Ata kane shtet e ligje qe ua garanton djersen e tyre, e jo si ne Shqiperi, qe te vjedh, privati, zyrtari edhe shteti, si te emigranti, ashtu edhe fondet qe merren nga bankat boterore, e qe nje dite do te vihet ne ankand e gjithe Shqiperia qe t’i paguajne ato borxhe te marra per “zhvillimin e vendit”, edhe pse “pjesa e luanit” e atyre borxheve, eshte vjedhur dhe shqyer nga hienat e politikes shteterore dhe klientet e tyre, qe me se shumti mbulojne mafian shqipetare, te dukeshme e te oadukeshme.

Ndoshta une kam gabim kur them se Shqiperia do te vihet ne shitje, sepse ajo praktikisht eshte e shitur e gjitha, e nuk besoj se ka mbetur nje perqindje sado e vogel pa u shitur nga kjo politike e nga keta politikane atdheshites te post komunizmit shqipetar.

Izraelitet u kthyen ne territoret e humbura mijera VJET me pare, kurse me shqipetaret, jo vetem qe nuk po jemi ne gjendje te marrin mbrapsht ato territore te grabitura me diplomaci e dhune bashke, pak me shume se NJEQIND vjete me pare, por ca me keq, japim ne tavoline, me firmat e “shqipetareve”, qe vete zgjedhim, toke e det, mbitoke e nentoke, arratisim popullin, dhe e popullojme SHQIPETARINE, me llumin e botes, duke e bere kete vend te mrekullueshem, nje kosh pleherash kimike, e biologjike, qe te pastroje vendet e “miqeve”, se “kemi detyrime”, per “ndihmen” qe na dhane duke na cuar ne zero?!

Izraelitet o miku im, kane brenda atij shteti qe ndertuan, edhe kapitalizmin, edhe imperializmin, edhe komunizmin. Ata kane zona te banuara, ku punojne e jetojne mbi bazen e teorise e te praktikes se komunizmit, te prones se grupit, edhe ose pjesa me e madhe e organizimit te shtetit, eshte e formes kapitaliste. Pra ata eksperimentojne brenda vetes, por pa shkaterruar asgje, e jo si ne shqipetaret qe thyem te gjitha tjegullat e shtepise tone, edhe pse shiu do na futej litar brenda, jo si ne, qe ja hoqem edhe guret e themelit shtepise tone, dhe era na perplas si arrixhinjte kudo neper bote, kur dhe vete arrixhinjte sot kane shtepi e kane shtet.

Ne shqipetaret dalim ne protesta masive per byt*e zbuluarit e “Big Brother “, por heshtim, “ngrohim vezet e falimentimit, te zhberjes kombetare ne furriqet” tona, rrijme ne shtepi e kafenera, kur kundershqipetare, me dhe pa pushtet, nga ata qe dine te flasin shqip, dhe nga ata qe duan perkthyes te gjuhes shqipe, pra edhe nga “miq”, qe na marrin bijte tane te luftes per liri, e na i cojne ne Hage per t’i gjykuar si “kriminele”?!

A do “te mbushin ment” ne shqipetaret o miku im?! Sa pyka akoma duhet te na futen ne, qe te zgjohemi, te behemi me te mencur se sa jemi, ne mbrojtje te kesaj toke qe na krijoj, lindi, rriti, e qe me ne fund na tret?!

Faleminderit.

Gjithe te mirat miku im!


20 Nentor 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk