Të mësojmë nga Historia!

25
Aug
2023
Shkruan: Bardhyl Hazizaj


Kur ishim te vegjel kishim qejf te luanim lojë luftrash!Shteti shqiptar ka hequr dorë nga pergatitja ushtarake per nxenesit, studentet, rinine, kemi ushtrine me te vogel ne rajon! Duhet dhenë direktiva nga qeveria për “edukimin patriotik” , të shtetasve nga 10 vjeç e lart të kryejnë përgatitje ushtarake per mbrojtjen e Atdheut! Ky lloj edukimi do tu shërbejë të rinjëve si një mënyrë efektive për të krijuar ndjenjën e patriotizmit dhe mirkuptimit mes të rinjve.
Në kohën e pushtetit popullor,kur udhëhqte PPSH dhe Enver Hoxha zbatohej direktiva “edukimin patriotik” per mbrojtjen e Atdheut, të shtetasve që nga klasa e 4-të (10 vjeç) e lart të kryejnë përgatitje ushtarake! “Ndjenja e patriotizmit ishte e ngulitur mire në 100 % të popullsisë ! Ky lloj edukimi u shërbeu të rinjëve si një mënyrë efektive për të krijuar ndjenjën e patriotizmit dhe dashurisë për Atdheun dhe rriste mirkuptimin mes të rinjve. Në kampet verore fëmijët përgatiteshin nën kujdesin e Instruktorëve që u tregonin orarin për atë ditë: stërvitjen në terren, mbërthim e zberthim armesh dhe lëvizjen me armë me helmetat në kokë . Mbi të gjitha ishte përgatitja për të mbrojtur Atdheun nga armiqte! Me ndryshimin e sistemit u zbatua Perestrojka “terapia e shokut”, Mekanizmi i ri ekonomik,çeku i bardhë,teoria zero që sollën përfitime më të mëdha materiale për nomenklaturen por varferoi popullin ! Udhëheqja humbi kontaktet me jetën reale,duke u marrë më shumë me rregulla protokollare ,privilegje per kasten dhe kështu shteti po shkon drejt greminës .
Ka 33 vjet që administrata shteterore nuk zbaton as ligjin,as disiplinen formale nuk ushtron kontroll për zbatim detyrash,vëndi po zhytet në kaos!!Shteti u jep kestin e 14 bashkepunetoreve te fashizmit dhe lejon agjente e provokatoret të kandidojne për kryetar bashkie ne Himare, Bejlerin e Agimit Arte që vrau ushtaret ne Gjirokaster, dhe shpall armiq kuadrot e luftes antifashiste nacionalçlirimtare e lejon prangosjen per llogari te Sërbise, Dritan Goxhaj qe mori pjese me arme ne dore në çlirimin e Kosoves, bashke me trupat e NATO-s!
Sërbia akuzon UCK dhe drejtuesit e saj dhe indirekt godasin nderhyrjen e NATO-s dhe SHBA.? NATO dhe shqiptaret se bashku janë përgjegjës për krimet ndaj sërbëve në vitin 1998-2002 ne Kosove shkruante “Srbija danas më 23.07.2019.! Wikiliks zbulon ne perndim se Nato eshte me e urryer ne Serbi! Serbia blen armë në Rusi. Franca gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Serbinë për blerje e sistemeve të raketave.
Ku është drejtesia boterore e cila kërkon gjilpërën në kashtë e nuk ndëshkon genocidin e ushtrisë sërbe në Kroaci,Bosnje – Hercegovine e Kosovë,apo rrëmbimin e hapsirës detare të Shqiperise nga Greqia?A nuk është kjo një farsë si Nurenbergu kunder nazistëve?Ndërsa shqiptarët janë të ndarë e të përçarë forcohet lidhja Orthodoxe e sërbeve me sllavët dhe greket. Funksionon fuqishëm trekëndëshi Beograd–Moskë-Paris. Lidhja Veri-Jug po kundershton aleancen Lindje –Perndim në Ballkan gjoja se është e nxitur nga Turqia! Kur vullnetare serb shkojnë në Ukrainë,BE dhe perendimi luan rolin e “qorrit” dhe të “shurdhit”!Pse nuk e njeh Serbia Kosoven kur ajo pretendon te futet ne Bashkimin Europian?Pse filloi lufta në Ukrainë më 24 shkurt 2022?? Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga themelimi i saj 1776 e deri më 2023 ose per 247 vjet, ka harxhuar 230 vjet në luftë ose janë 93% e kohës vetem luftë! Në total vetëm 17 vjet të historisë amerikane kanë kaluar pa luftëra të mëdha. Asnjë president i Shteteve të Bashkuara nuk e ka kaluar mandatin e vet pa luftë ose të paktën pa një konflikt të armatosur! Ky fakt ndoshta shpjegon se pse SHBA ka vazhdimisht buxhetin më të madhë ushtarake në botë dhe e trajton ushtrinë si kastë. Ne nuk kemi as ushtri as siguri prandaj sillemi sa ne nje krah ne tjetrin si “Gjethe plepi”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk