Të mos dorëzohesh kurrë!

12
May
2023

Shkruan: Medai Shaholli
Ky është një mesazh mjaft domethënës për të gjithë, pavarsisht sfidave dhe vështirësive në jetë njeriu nuk duhet të dorëzohet, sepse dorëzimi është dobësi dhe kapitullim.
Njerëzit me karakter të dobët dhe të luhatur dorëzohen që në betejën e parë.
Ndërsa njerëzit me karakter të fortë dhe guximtarët edhe pas shumë betejash ata nuk dorëzohen.
Lufta mes së mirës dhe të keqes dhe përplasja mes të fortit dhe të dobëtit që ka nisur qysh nga fillimet e njerëzimit e deri më sot, vazhdon të jetë lufta për hegjemoni dhe dominim të të fortit ndaj të dobëtit.
Fatkeqësisht, këta të dytët sa vjen dhe më shumë po pakësohen dhe po mbeten në minorancë, ndërsa të parët po shtohen ashtu siç po shtohen budallenjtë dhe injoranca.
T’i ‘dorëzosh armët’ pa kushte kur ke mundësi të luftosh dhe ta fitosh luftën, është dobësi dhe nuk është zgjidhje e duhur por përkundrazi, është nënshtrim dhe kapitullim i të dobëtit e joguximtarit përballë agresorit dhe grabitqarit.
‘Armët e trimave’ i takojnë trimave dhe guximtarëve por jo të dobtit dhe të ligut që dorëzohet që në krismën e parë, ndaj ata që dorëzohen nuk i meritojnë armët e mbrojtjes dhe dinjitetit përveç prangave të robërisë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk