Të nderuar anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Danimarkë dhe bashkatdhetarë!

31
Dec
2022

Viti 2021 ishte vit i zgjedhjeve në Kosovë dhe në Shqipëri, dhe po ashtu në vitin 2022 u mbajtën zgjedhjet e brendshme të organizatës sonë në Kosovë dhe në mërgatë. Në Qendrën e Danimarkës u mbajtën zgjedhjet e brendshme me 09. Tetor 2022 ne Odense, e cila ishte realizuar në bashkpunim mes Grupit Punues, Komisionit zgjedhorë ad hoc (KZAQ) dhe anëtarët.
Mandëj, gjatë vitit 2022 është miratuar për herë të parë Rregullorja për Mërgatën ku Qendra e Danimarkës në bashkpunim më Qendrat të mërgatës dhe koleget tanë në Prishtinë e mundësuam.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Përveç zgjedhjet e brendshme të mbajtur në Kosovë dhe në mërgatë gjatë vitit me zgjedhje të drejtpërdrejta të organizuara në mbi 200 vendvotime si dhe online për mërgatën, për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për VETËVENDOSJE!

Viti 2021, përkundër që ishte vit pandemik, ku shumica e aktiviteteve tona u detyruan të mbaheshin online, ne si Qendër e Danimarkës u përfshimë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 në Kosovë ku anëtarja dhe nen-koordinatorja e Qendres, Bernarda Radoncic, u zgjodh si kandidate për deputete. Më pas në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në Shqipëri, dhe në zgjedhjet komunale në Kosovë të datës 17 tetor 2021.

Në këto aktivitete, roli ynë kyç ka qenë informimi i bashkatdhetarëve për mundësinë e votimit online por edhe fizik në Kosovë e Shqipëri.
Gjatë vitit 2021 dhe 2022, kishim rritje të dukshme të mbështetjes dhe anëtarësisë në Danimarkë.

Aktualisht, deri më sot kemi 112 anëtarë të regjistruar në Danimarkë ku 46,4% të regjistruarit jan femra.

Në dokumentin e bashangjitur mund të gjeni pikat kryesore të aktiviteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Danimarkë për vitin 2022, përkatësisht disa informata të aktiviteteve tona, të cilat synojmë t’i realizojmë gjatë vitit 2023.

Synimi ynë kryesor është përfshirja e sa më shumë anëtarëve në aktivitetet tona, dhe bashkëpunim me bashkatdhetarët në përgjithësi për qëllimet e përbashkëta.
Të gjithë ata dhe ato që janë të interesuar të na bashkangjiten në aktivitetet tona, ju lusim të na kontaktoni.

Në fund, ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen e deritanishme dhe ju urojmë shëndet, mbarësi dhe të gjitha të mirat në vitin 2023!

Me nderime,
Kryesia e Qendrës së Danimarkës

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk