Të nderuar bashkatdhetarë shpifjet dhe trillimet ndaj Enver Hoxhes nuk janë as pak të vërteta!

15
Aug
2025
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Deklaratë Publike:ta!

Të nderuar bashkatdhetarë shpifjet dhe trillimet ndaj Enver Hoxhes nuk janë as pak të vërteta!

-Ata që dikur kanë qenë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve janë shkatërruar nga vetë forca e së vërtetës dhe nga qëndresa jonë kombëtare!
Mos u mashtroni nga gazetat dhe portalet e verdha, ku neo-fashistët, hedhin helm dhe shpifje ditë e natë!
Janë mbushur tonelata librash me gënjeshtra dhe trillime.
Janë shpenzuar mijëra, ndoshta miliona orë debate televizive nga borgjezia reaksionare fashiste, që nuk prodhon asgjë tjetër përveç tradhtive kundër interesit kombëtar shqiptar!

Unë vetë kam financuar botimin e librit të Shefit të Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Veli Llakës — “Operacioni Shpërthimi”— një dokument historik që tregon se si 800.000 ushtarë, brenda vetëm 6 orësh, ishin gati të vendosnin nën kontroll çdo pëllëmbë të territoreve shqiptare deri te Molla e Kuqe.

Dhe sot, unë i thërras publikisht këta shpifës ordinerë- qoftë ata që mbahen si “akademikë”, qoftë ata që vetëquajturit, “analistë”- të dalin me mua, ballë për ballë në debat!
Le të ballafaqohemi me faktet, le të përballemi me të vërtetën historike dhe me figurat e mëdha të kombit, nga heronjtë modernë e deri te Leka i Madh.

Shqiptari i vërtetë nuk frikësohet nga shpifjet. Shqiptari i vërtetë ecën me kokën lart, e mbron të vërtetën me guxim, me dashurinë e atdheut në zemër!
15 Gusht, 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk