Të nderuar miq dhe dashamirë të arsimit,

31
Dec
2023
Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

R E A G I M
Në lidhje me goditjen e radhës ndaj Universitetit Shtetëror të Tetovës, me miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës
Të nderuar miq dhe dashamirë të arsimit,
E nderuara udhëheqësi e USHT-së, profesorë, bashkëpunëtorë dhe studentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, me meratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, me procedurë të përshpejtuar, i cili u soll këto ditë nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, me propozim të Qeverisë, përmes Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, këtij Universiteti iu hoq emërtimi dhe atributi i tij, UNIVERSITET SHTETËROR.
Meqë nuk është hapur debat publik, në USHT dhe as në institucione të tjera, në lidhje me propozimin për ndyshimin dhe plotësimin e këtij Ligji, pas një analize të hollësishme të kësaj çështje, Ju njoftojmë se këto ditë do të publikohet DEKLARATA ime publike për opinionin, në cilësi të ideatorit për themelimin e këtij Universiteti, në bazë të obligimeve që dalin nga PLATFORMA PËR HAPJEN E UNIVERSITETIT SHQIPTAR NË MAQEDONI; duke e respektuar amanetin e Rektorit të parë, Prof. dr. Fadil Sulejmani, të dekanëve dhe profesorëve të parë të këtij Universiteti; të gjeneratës së parë të studentëve; gjakun e dëshmorit Abdylselam Emini dhe të dëshmorëve të tjerë, studentë të këtij Universiteti të rënë në konfliktin e vitit 2001; të sakrificës së banorëve të qytetit të Tetovës, popullit shqiptar në Maqedoni dhe tërë kombit shqiptar; si dhe dashamirëve të arsimit kombëtar dhe këtij Universiteti të vetëm kombëtar në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë.
Me nderime, Abdulla Mehmeti
Tetovë, 31.12.2015

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk