Të pamëshirshëm me derrat!

13
Sep
2023
Shkruan: Medai Shaholli


Meqënse kanë kaluar tri dekada të përrallës së parë mbi demokracinë, që atëherë kur doçët dhe derrkucët tanë liderucë të partive politike premtonin dhe zotoheshin se do të bënin sakrifica të mëdha në emër të çështjes kombëtare, ku gjasme do ta ndryshonin statusin inferior të shqiptarëve nga ‘mallcinstvo’ të persekutuar në komb të barabartë me sllavo-maqedonët!
Kështu, kaluan vite dhe dekada por liderrucët tanë nuk e zgjodhën çështjen shqiptare ashtu siç kisgin premtuar para zgjedhësve shqiptarë.
Disa nga deputetët e legjislaturës së parë të zgjedhur në pluralizëm ngritën dolli dhe taklluan gotat me presidentin e atëhershëm të ‘drzhavës’ Kiro Gligorov, me rastin e miratimit të kushtetutës së re ‘demokratike’ që kishte fshirë nga faqet e saj emrin shqiptar!
Përkundër kësaj shkelje të rëndë të mospërfshirjes së shqiptarëve në kushtetutë, partiçkat dhe liderrucët tanë nuk e vunë në pikëpyetje pjesëmarrjen në qeverinë e koalicionit si mënyrë presioni ndaj formulimit të ri të kushtetutës së re e cila nuk njihte komb dhe gjuhë tjetër të ‘drzhavës’ veç sllavëve dhe sllavishtes së Gligorovit.
Kaluan vite e vite derisa u katapultua një komandant renegat në radhët e pakënaqësisë shqiptare se ‘do ta detyronte’ palën sllave në drzhavën IRJM, të njihte barazinë mes shqiptarëve dhe sllavëve përmes krismave të armëve të luftëtarëve të lirisë.
Por çfarë ndodhi më 2001?
Në vend që komandanti i UÇK-së pas përfundimit të luftimeve t’u jepte sihariqin e fitores luftëtarëve të lirisë se me këtë kryengritje arritën ta ndryshojnë statusin politik dhe barzinë me sllavët në IRJM, ai u kumtoi miratimin e MO, e cila sanksiononte gjuhën shqipe si gjuhë e 20%!
Komandanti dezertor Ali Ahmeti me skotën e tij për hir të karrierës dhe pushtetit kishin pranuar nënshtrimin dhe përdhosjen e amanetit të luftëtarëve të lirisë me miratimin e MO, ku shqiptarët do të njihen deri më sot përmes shifrës së turpit si 20% dhe jo si gjuhë shqipe e barabartë me sllavishten!
Dy dekada kanë kaluar që nga miratimi i MO, ku në kushtetutën antidemokratike të ‘drzhavës Severna’ qëndron si gur varri nofka shoviniste ndaj shqiptarëve si 20% i fyerjes dhe i denigrimit të identitetit kombëtar.
Kjo ëshë arritja më e madhe e liderrucëve tanë që mburren me lojalizmin dhe servilizmin që po i bëjnë këtij pushteti në këto dy dekada të tradhtisë së lartë kombëtare, duke u arsyetuar me deklarata të thata të herëpashershme se 20% do të hiqet njëherë tjetër kur të vij koha!
Njëherë tjetër do të thotë asnjëherë, sepse ata e dinë mirë që nuk gjejnë dot asnjë votë nga deputetët sllavë të gatshëm për ta fshirë nga kushtetuta nofkë e denigrimit kombëtar të 20%!
Këta janë liderrucët tanë derra të babëzitur për para, që kanë shitur interesat kombëtare në këmbim të pushtetit.
Ndaj, të jemi të pamëshirshëm ndaj derrave, ku si ndëshkim asnjë votë nuk duhet të shkojë për ta në zgjedhjet e radhës!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk