Atdhedashurinë u’a mbollën prindërit babai Xhaferi e nëna Hatixhe, të cilët i edukuan me frymën dhe dashurinë për Shqipërinë.
E kur u rritën dhe filluan misionin e tyre fisnik, për kryengritje kundër Jugosllavisë, prindërit u qëndruan pranë, duke u bërë mburojë e njëri-tjetërit, gjë e cila i bëri edhe më të fuqishëm e të pathyeshëm vëllezërit Beqiri.
Në kohën kur disa nuk kishin guxim të flisnin shqip, vëllezërit Beqiri e kishin guximin që të kërkojnë bashkimin me Shqipërinë.
Ata u ngritën, të gjithë si një shkëmb, përballë padrejtësive, shtypjes e dhunës të Jugosllavisë, qëndruan sypatrembur përballë aparatit-shtetërorë sllav që u pinte edhe gjakun shqiptarëve.
Qëndresa e tyre ishte e pathyeshme, e të bëmat e tyre dhe kryengritja e tyre, kaluan edhe kufijtë e Jugosllavisë, duke u bërë jehonë në diasporë dhe Shqipëri, gjë e cila e ndezi dashurinë e zjarrtë për Nënën Shqipëri, e i dha fuqi popullit shqiptar të Maqedonisë, që t’i këpus prangat e robërisë.
Organizimi i tyre e kryengritja e tyre, i alarmoi e i friksoi autoritetet-sllave, duke i shpallur armiq të përbetuar të Jugosllavisë.
Të trembur deri në palcë sllavët, e ngrenë gjithë aparatin shtetërorë, dhe i arrestojnë vëllezërit Beqiri sëbashku me Nënën e tyre, duke i malltretuar në mënyrën më çnjerëzore, e u japin dënime me burg nga 15 vjet deri në 25 vjet.
E aty dënohet dhe Nëna e tyre Hatixhe Beqiri ndryshe e njohur si Nëna e Madhe, ku në seancën gjygjësore, përballë gjykatës deklarohet kështu:
“Ju me të vërtet i keni burgosur djemtë e mi, por jashtë këtyre dyerëve të burgut, kam me miliona djem që punojnë për bashkimin me Shqipëri, e nuk keni vend për t’i burgosur të gjithë”
Pavarsisht dhunës që kishin ushtruar mbi ata nëpër burgje, vëllezërit Beqiri nuk ishin thyer, nuk ishin nënshtruar dhe e kishin vazhduar qëndresën edhe nëpër burgje, duke u përleshur dhëmbpërdhëmb me gardianët e burgjeve.
Lavdi e respekt për vëllezërit Beqiri dhe prindërit e tyre.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!