Mikesha dhe miq, këtu në fzb!
Pas kaq vitesh, mbi gjysmë shekulli; me më shumë stuhi, e pak diell; dua të ndajë me ju një ndjesi të rrallë, poaq realiste shpirtërore dhe fizike, që e kishim ne st, e UP të Dardanisë së Shqipërisë; në vitet 70-80-ta, ushqenim një dashuri të thellë dhe të gjerë, sa zor se matej me hapësirën “e largët” dhe të Adriatik-Jonit të thellë e të gjerë midis Prishtinës dhe Tiranës, midis Albanikut në veri dhe të Vlorës në jug; për poetët e letrave madhështore, gjigante të letërsisë sonë, Agollin, Arapin, Spahiun, Kadarenë, Petritin, Skënderin, Alinë e të tjerë që, çdo ditë-netë, ndonëse, ishim në robëri; librat e tyre i kishim në çantat dhe në tavolinat tona të punës në ato shtëpitë tona përdhese, por edhe në konviktet, në amfiteatrot e UP-së.
Është një fakt i vërtetë që, në vitet 70-ta, nuk kishim shumë shqetësime nga regjimet; ndjekje, burgosje e të tjera; për leximin e këtyre veprave të famshme letrare, por pas Pranverës së Kuqe 1981 kur brezi ynë, rinia dhe klasa punëtore u zgjuam si uragan popullor në demonstrata, për kërkesën e drejtë Kosova Republikë, regjimi kriminal jugosllav serbo-çetnik dhe tradhtarët e vendit; këto vepra filluan t’i ndalojnë, t’i etiketojnë si “Vepra armiqësore, kundër-revolucionare, e të tjera…në ato vite kishim shumë diferencime “ideore-politike” nga armiku jugosllav dhe tradhtarët e vendit në krye me klikat famëkeqe reaksionare pro-armike, të Ali Shukriut, Rrahman Morinës, Azem Vllasit, Sinan Hasanit e të tjera fundërrina kundër-shqiptare.
-Ata, me regjimet e tyre kobzeza, kudo në tubime, në konferenca të PKJ/LKJ, këto vepra artistike shkonin në Beograd, por edhe në Prishtinë i quanin nacionaliste, irredentiste, e të tjera nofka fyese si “shqiptaromëdha”!!!
-I etiketonin si armiq të Kosovës , rininë dhe popullin republikanët; duke i akuzuar RPSSH, Enver Hoxhën dhe PKSH/PPSH, nxitëse të këtyre trazirave në Kosovë, se po ndërhyjnë në punët tona të brendshme e të tjera…
I thoshin këto, sepse, në ato vite të rënda, përveç PKSH/PPSH, dhe qeverisë së Tiranës, ASKUSH nga qeveritë e lindjes dhe të perëndimit, nuk ishin në përkrahje të kërkesave tona të drejta, pa harruar të theksoj faktin që, vetëm shtypi i kohës, RTV gjermane, austriake, franceze, turke, e të tjera; flisnin dhe shkruanin për shtypjen e egër që regjimet kriminale në Ish-Jugosllavi po ushtronin dhunë të paparë mbi popullin e pambrojtur; pastaj, Tirana zyrtare këtë paraqitje në shtyp dhe në radio i përkthente në gjuhë shqipe dhe i botonte në shtyp dhe i lexonte në RTSH.
Vetëm Tirana na ka përkrahur fuqishëm për Republikën e Kosovës, për VETËVENDOSJEN, e të tjera…!
Po, kjo dashuri vëllazërore ka ekzistuar e fuqishme, ekziston dhe do të ekzistojë PËRJETËSISHT edhe për artin dhe kulturën revolucionare në shtetin tonë amë, Shqipërinë.
-Më kujtohen si sot; kukumët, e dhëndurëve serbë dhe jugosllavë, të cilët në konferenca vajtonin: “Rinia, klasa punëtore dhe fshatarësia, nuk i dëgjojnë RTV jugosllave si Beogradin, nuk i lexojnë gazetat tona…,-por, të në të gjitha shtëpitë, në kullat e tyre, antenat i kanë kthyer nga Tirana-, i lexojnë vetëm gazetat e RPSSH, si mund t’i lejojmë ne të gjitha këto'”…?!
Rroftë REZISTENCA!
Poshtë armiqtë!
Poshtë tradhtarët!
I paharruar, poeti emblematik, Koçi Petriti!
1 mars, 2026