Këmbëngulja e komitëve për ta fshirë nga faqja e dheut balancuesin ku Gjykata Kushtetuese këto ditë e pezulloi balancuesin, i cili balanconte nga majorizimi shqiptarët nga shumica sllavo-maqedone në vendimmarrje të ndryshme, është pjesë e fushatës antishqiptare kundër të drejtave të kufizuara të shqiptarëve siç është pjesëmarrja në institucionet shtetërore dhe përdorimi i gjuhës shqipe në nivel republikan.
Lufta kundër identitetit kombëtar shqiptar tashmë ka filluar. Ky është hapi i parë i goditjes së atyre pak të drejtave që shqiptarët i kishin fituar me gjak dhe përpjekje për liri dhe barazi, që nuk ia arritën deri në fund për shkak të renegatëve shqiptarë në pushtet.
Hapi i dytë do të mund të jetë shfuqizimi i balancuesit dhe vendosja e supremacisë së pushtetit ndaj vendimeve të njëanshme të qeverisë ndaj të drejtave të shqiptarëve.
Hapi i tretë për shovinistët maqedonë të VMRO-së dhe SDSM-së do të jëtë presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese në fillim të muajit tetor, ku pritet të shfuqizohet ligji për gjuhët e pakicave si të papërshtatshëm më kushtetutën, sipas despotit Micko.
Gjasat janë se Gjykata Kushtetuese do t’i dëgjoj këshillat e komitëve dhe të titistëve të rinj dhe mund ta shfuqizoj atë ligj, ku me këtë veprim do të dalin hapur ambicjet e vendosjes së superioritetit të sllavo-maqedonasve ndaj bashkësive të tjera etnike si shtet vetëm i tyre dhe jo multietnik.
Ky do të jetë sihariqi që do të marrin shqiptarët nga qeveria e Mickos dhe jo “Ndryshimi” që u proklamua si risi në zgjedhjet e këtij viti nga telallët e VLEN-i nëpër tubime!
A ia vlejti një koalicion pa kushte me despotin Micko apo jo? Sigurisht që jo pasi kjo nuk solli “Ndryshimin” por përkeqësimin e atyre pak të drejtave jo vetëm të shqiptarëve por edhe të të gjithë bashkësive tjera etnike si qytetarë të rendit të dytë.
Pas këtyre vendimeve shovene qëndrimi i mëtejmë i VLEN-it në qeveri do të konsiderohet si puthadorë dhe vasal të despotit Micko.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!