Në një intervistë te “TOP CHANNEL”, pas publikimit të artikullit të revistës amerikane “science” (që e nxjerr shqipen gjuhë të folur pandërprerje prej 6000 vjetësh) prof. Xh. Lloshi nxiton të “rikonfirmojë” se gjuha shqipe i ka “fillimet e saj” nga shekulli i gjashtë pas Kr.!! Lloshi dhe të ngjashmët e tij të albanologjisë zyrtare të Tiranës nuk guxojnë ta pranojnë shqipen si një gjuhë që është krijuar para ardhjes së sllavëve në Gadishullin Ilirik, ku edhe ata (sllavët) erdhën në shek. e VI pas Kr.!
Dihet se ka një interes të shtuar serb, që këta të fundit të konfirmohen si pasardhës të ilirëve dhe me kast të ligjërojnë tokat e pushtuara të shqiptarëve. Nuk dihet kush ia kërkoi këtë intervistë të nxituar Lloshit pa u mbushur java nga lajmi i revistës “science”, që e vendos gjuhën shqipe si më të vjetrën dhe e folur pandërprerje në hapësirat ku është edhe sot në shtetet shqiptare e rreth tyre.
Lloshi edhe disa herë të tjera, ka këmbëngulur se nuk mund të ketë gjuhë më të vjetra se 2000 vjetë, sepse sipas tij gjuha ndryshon… dhe kështu ai “ka përligjur shkencërisht” se edhe shqipja është një gjuhë e re. Porse për faktin se gjuha e sotme shqipe ka fjalë të njëjta me të ashtuquajturën greqishte të vjetër dhe latinishten, që nuk janë trashëguar asfare në greqishten e re dhe në italisht, prof. Lloshi e kolegët e tij nuk e përmendin kurrë si temë për t’u diskutuar edhe pse studjues të tjerë, që nuk janë linjës zyrtare, vërtetojnë se këto fjalë kanë qenë e janë fjalë me etnicitet gjuhësor shqip dhe ndaj nuk u trashëguan nga gjuhët “e ndritura” gr. e vjet. e latinishtja te gjuhët e reja respektive.
Ende mungon një studim që të tregojë pse vdiq gr. e vjet. e latinishtja dhe pse nuk vdiq gjuha shqipe, e cila nuk është cilësuar kurrë si gjuhë e ndritur edhe pse i rezistoi trysnive të shumta për ta zhdukur, kur ndërkaq nuk dëshmohet asnjë rrethanë që të jetë ushtruar edhe dhuna më minimale ndaj gr. së vjet. e ndaj latinishtes. Logjika të shpie te mendimi se gr. e vjet. dhe latinishtja ishin ergoglosa njësoj si purishtja e folur nga muratorët e Oparit dhe dogançja e folur nga kallajxhinjtë e Mbrezhdan – Malëshovës në Këlcyrë. Ergoglosat vdesin sapo grupi shoqëror që i krijoi e kultivoi ato humbet pushtetin ekonomik e politik dhe kjo ndodhi me gr. e vjet. sapo aristokracia athiniote humbi pushtetin e u zvendësua pa dhunë nga administrata romake. Edhe latinishtja vdiq sapo ra Perandoria Romake. Nëse këto dy gjuhë (gr. e vjet. e latinishtja) do ishin gjuhë e ndonjë populli, ato nuk do kishin vdekur kurrë dhe këtë e vërteton shqipja e cila ishte dhe është gjeografikisht midis gr. së vjet. dhe latinishtes. Shqipja ishte gjuha e një populli të madh e u trashëgua në breza nga nëna te fëmija, ndërsa për gjuhët administrative nuk ka patur gra që t’ua mësonin fëmijëve të tyre gjuhët administrative të mësuara nëpër shkolla që frekuentoheshin vetëm prej meshkujve. Ndaj krahasimi, që Lloshi bën për moshën e gjuhëve, nuk është korrekt shkencërisht, sepse nuk duhet krahësuar një gjuhë e klonuar, si gr. e vjet. e lat., me një gjuhë natyrale dhe aq më pak me një origjinë gjuhësh siç shqipja është. Përsa, shumë fjalë të greqishtes së vjetër dhe të latinishtes gjenden të gjalla e të pandryshuara asnjë grimë në fjalorin aktiv të shqipes së sotme, mund të themi se shqipja pothuaj nuk ka ndryshuar gati asgjë për 2500 vjet dhe dinamika e ndryshimit të saj është përgjithësisht e papërfillshme dhe aspak e ngjashme me ergoglosat gjuhësore të pastabilizuara e delikate që vdesin sikur nuk kanë ekzistuar ndonjë herë dhe kemi dijeni për to vetëm se kanë patur fatin të shkruhen për një kohë të kufizuar.
Fakti, që Lloshi e pranon shqipen se sipas tij i paska fillesat në kohën kur erdhën sllavët në Ilirik, na bën etni të njëkohshme me serbët në trojet ku jemi dhe na hap probleme jo të vogla si komb edhe për të ardhmen. Të njëjtën gjë si Lloshi deklaroi edhe prof. Rami Memushaj në intervistën e tij. Ajo çka deklaruan Lloshi e Memushaj nga ekrani i Top Chanel është edhe qëndrimi zyrtar i albanologjisë së Tiranës dhe kjo e rëndon edhe më problemin tonë kombëtar lidhur me pretendimet serbosllave ndaj trojeve tona.
Nuk dimë i kujt qe shqetësimi i madh që lajmi i bujshëm i “science” duhej përgënjeshtruar aq shpejt me profesorë shqiptarë shumë të njohur në gjuhësi, por dimë vetëm faktin se ky përgënjeshtrim u bë në një tv kombëtare si “Top Chanel”.
Në albanologjinë zyrtare punohet me porosi nga jashtë dhe për interesat e cilitdo shteti a kombi edhe kur kjo dëmton rëndë identitetin kombëtar të shqiptarëve. Kështu, Serbisë i duheshin 1000 huazime nga serbishtja në gjuhën shqipe dhe këtë e ofroi si punë shkencore me librin e saj “marrdhëniet gjuhësore shqiptaro serbe” akademikja Anila Omari e cila hesht kur i bëhen akuza publike të rënda. Po kështu, kur Iranit i duhej me vulë nga një akademi shqiptare sikur shqipja kishte 5000 huazime nga persishtja, u përdor akademiku Shaban Sinani i mbështetur me financa nga një shoqatë e Iranit dhe e mbaroi porosinë. Edhe ky hesht ndaj akuzave publike për këtë çështje. Çabeji, i cili qe i pari që filloi shkombëtarizimin e shqipes fjalë për fjalë, e botoi veprën e tij më armiqësore kundër gjuhës shqipe (“studime etimologjike në fushë të shqipes”) në vitet 70 në Prishtinën e kontrolluar tërësisht prej Serbisë. Kolec Topalli deklaroi se veprën monstruoze “fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” (që e konfirmon shqipen si gjuhë me fjalor të huazuar në masën 93%), por më saktë se prej nga u financua kjo vepër duhet ta dijë mirë Ardian Marashi, aso kohe rektor i akademisë së Stud
Tash së fundi doli edhe libri i prof. Xhevat Lloshit “huazimet e shqipes nga turqishtja” botuar në Shkup dhe që shpërndahet nga një fondacion turk “ALSAR” në Tiranë. Në librin e Lloshit nuk figuron sponsori, por fakti që të drejtën për ta shpërndarë librin e ka fondacioni “ALSAR” na bën të mendojmë se libri ka qenë porosi e këtij fondacioni, ose përndryshe prof. Lloshi duhet të na tregojë, pse për ktë libër të tij, të drejtën e shpërndarjes e ka fondacioni turk “ALSAR” dhe cili është sponsori?
Ajo që bie në sy në librin “huazimet e shqipes nga turqishtja”, është se Lloshi konfirmon Çabejin e Topallin në çështjen e huazimeve të shqipes prej turqishtes duke u bërë palë në një punë antishkencore dhe që dëmton rëndë identitetin gjuhësor të shqipes.
Lloshi nuk mund të sillet sikur nuk e njeh veprën “pseudoorientalizmat në gjuhën shqipe” e që është një fjalor etimologjik që vërteton se shumë fjalë, që shqipes ia quajnë turqizma, në fakt janë fjalë mirfilli të shqipes që i ka marrë hua turqishtja e gjuhë të tjera ballkanike.
Lloshi nuk është etimolog dhe kësisoj as i aftë të japë verdikte etimologjike të pa motivuara.
Për t’i treguar Lloshit se është krejtësisht i padrejtë me një sasi fjalësh që ai i rikonfirmon si huazime nga turqishtja, po i sjellim disa shembuj fjalësh që në fakt janë shqip dhe Lloshi i paraqet si turqizma:
BAJAT (ushqim i mbajtur gjatë dhe që ka humb vlerat e shijen). Këtë fjalë e ka edhe greqishtja μπαγιατ = bagiat > bajat. Në greqisht (g + i = j), ndaj greqishtja [bagiat] konfirmon shqipen ba-giat = mba-giat = mba gjat, d.m.th. ushqim i mbajtur gjatë.
ÇENGEL (quhet një grep i madh ku ngelim diça; varim diçka). Për fjalën çengel shqipja jep pozimin etimologjik:
ÇENGEL
QENGEL
QË NGEL
QË NGJEL
QË LE’GJ’N (anagr. ngel : legn)
QË LE GJëNë = që varim gjënë.
ÇEZËM (paisje me të cilën ndalojmë rrjedhjen e ujit prej një tubi).
Fjala çezëm pozon:
ÇEZËM =
QEZËM =
Q-E-ZËM =
Që E ZËM = që e mbyllim.
DALLGA (valë uji që dallohet kur del mbi sipërfaqe). Shqipja pozon:
DALLGA
DAL-GA
DAL-GJA = gja e dalë mbi të
nDA LA GJA.
KADAJIF (fije brumi që formohen prej prerjes së një pete brumi në fije të holla). Për këtë fjalë shqipja pozon:
KADAJIF [angr. kadajif : fij-a-da]
KA DA JIF
KA DA FIJ = ka asht nda në fije.
KAPS < KAPZ < KULLU = kulluese uji. Ose përndryshe metafonientizmi l:j si tek
ulk : ujk e alkë : ajkë, na jep:
ULLUK
UL LU K
UJ LU Ka = Ka LU UJ =
Ka UL UJ(in).
(fjalët që etimologuam më sipër i nxorra nga lista e fjalëve që prof. Lloshi i quan huazime të sigurta të shqipes prej turqishtes)
Profesor Lloshit nuk mund t'i tregoj në këtë shkrim gjithë përcaktimet etimologjike të tij të gabuara në lidhje me "turqizmat" e tij në gjuhën shqipe, por do i sugjeroja të këndojë fjalorin etimologjik "pseudoorientalizmat në gjuhën shqipe" e që për kollaj mund ta gjejë te libraria pranë ASH. Gjithashtu e lus prof. Lloshin të mos joshet nga porositë e fondacioneve të huaja për të bërë vepra pa natyrë shkencore e të mos marrë përsipër punë të ulëta e që dëmtojnë aq rëndë identitetin e shqipes, si libri i tij i fundit. Burrat maten nga veprat dhe zhgrryerja e fjalorit të shqipes për llogari të gjuhëve të tjera e rreshton prof. Lloshin në listën e albanologëve me vepra turpi e antishqiptare. Çdokujt i duhen të holla në këtë botë, por të punosh për to duke damkosur gjuhën e kombit tënd, është vepër tejet e ulët.
Prof. Lloshi ose duhet të pranojë se nuk ia thotë nga etimologjia dhe ka bërë një vepër të gabuar, ose të na tregojë rrethanat si dhe pse libri i tij u shtyp nga një shtypshkronjë fetare në Shkup me formatin e njëjtë me gjithë botimet e "ALSAR" dhe pse shpërndahet prej fondacionit turk "ALSAR".
Sigurisht se prof. Lloshi është aq i zgjuar sa mos të përgjigjet për sa flitet rreth tij në këtë shkrim. Njëjtë nuk u përgjigj edhe i ndjeri akademik K. Topalli kur iu anatemua vepra antikombëtare "Fjalor Etimologjik i Gjuhës Shqipe". Monstrat, pasi kanë bërë dëmin, nuk janë më përgjegjës. Askush nuk mundi të mbrojë veprën etimologjike të Çabejit kur u botua oponenca "E. Çabej shenjtor apo djall i gjuhës shqipe?". As Anila Omri s'bzan pasi është shpallur si zonja e zezë e albanologjisë për veprën e saj që ka për synim "të vërtetojë" disa mijra huazime serbe në gjuhën shqipe. Gjithë këto monstra heshtin sepse nuk mund të mbrojnë asnjë prej mashtrimeve të tyre dhe dëmi që i kanë shkaktuar identitetit të shqipes është më i rëndë se çdo fjalor që mund të përdoret ndaj tyre.
Nuk është se prosllavizmi e antishqiptarizmi në albanologji është vetëm vepër e Çabejit, Topallit, Omarit e Lloshit, sepse e molepsur është e gjithë albanologjia zyrtare e Tiranës e cila hesht në të gjitha strukturat e saj kur cënohet identiteti i gjuhës shqipe e i kombit shqiptar.
Heshtja vrastare e albanologjisë zyrtare ndaj veprave të R. D' Angelo, S. Kondës, P. Zhejit, N. Stilos e të tjerëve nuk është mungesë vemendjeje, por qëndrim i prerë e strategji e kësaj albanologjie për të mos pranuar të vërtetën. Kjo strategji nihiliste ndaj kombit shqiptar diku është formësuar dhe zbatohet me kosekuencë në gjithë hallkat e zinxhirit të albanologjisë zyrtare. Përndryshe shkenca është përplasje idesh e argumentim logjik, gjë që mungon krejtësisht brenda albanologjisë zyrtare, e cila, që nga krijimi i saj është formësuar me karakterin e një dogme sllaviste antishqiptare, që përjashton çdo prurje të vërtetë albanologjike që i vjen nga jashtë institucionit.
Drejtimi i albanologjisë zyrtare ka qenë gjithherë i kontrolluar prej politikës. Mjafton të kujtojmë se Aleks Buda (rast unik në botën e shkencës) ndenji 21 vjet në krye të ASH dhe nuk shkroi asnjë vepër sa qe gjallë. Buda ishte kryecensori i albanologjisë dhe ai mu për këtë arësye nuk kishte kohë të merrej me botime të tija. Buda kontrollonte çdo gërmë që botohej në lëminë e albanologjisë zyrtare. Ndaj dhe sot kemi në krye të ASH një politikan që nuk ka asnjë lidhje me shkencën, porse është valvula e sigurisë e politikës antishqiptare në krye të albanologjisë.
Duket se janë qarqet antishqiptare që e detyruan Kryeministrin e Shqipërisë të ndryshojë ligjin për ASH, që në krye të këtij institucioni të identitetit tonë kombëtar të jetë një dorë e fortë që të ruajë vijimësinë e shkencës albanologjike si antialbanologji. Përndryshe, pse u ndryshua ligji për ASH dhe pse kryetari i saj është një politikan që nuk ka asnjë vepër shkencore të botuar?! Kush e shtërngoi kryeministrin të ndryshojë ligjin për ASH dhe kush beson se kryeministri nuk ka qenë i shtërnguar të përshtasë tërë kuadrin ligjor që albanologjia të jetë e kontrolluar rreptësisht prej politikës dhe të drejtohet tërësisht kundër kombit shqiptar.
Ekzistenca e dy shteteve të sajuara prej Europës (Greqia e Serbia) varet shumë prej albanologjisë dhe ato nuk mund të mbijetojnë pa treguar një histori e kulturë "të tyren" dhe për këtë u duhet të marrin identitetin e asaj pjese të kombit shqiptar që është brenda shteteve të tyre dhe që e asimiluan e janë duke e asimiluar ende. I gjithë gjaku, kapedanët dhe luftëtarët e Revolucionit Shqiptaro-arvanit të 1821, që sot quhet "Revolucioni Grek", u përdorën për të ndërtuar atë që e emërtojnë Greqi dhe pasi i vranë të gjithë ata kapedanë të racës e etnisë sonë, e kthyen atë shtet kundër gjuhës dhe kombit shqiptar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me atë që sot e quajnë Serbi. Europa i përdori njerëzit tanë për të krijuar këto dy shtete dhe mandej i financoi e i ktheu kundër kombit shqiptar. Asnjë dyshim nuk duhet të kemi se Greqia e Serbia do mundnin pa mbështetjen e financimin e Europës të realizonin një varg gjenocidesh mbi kombin shqiptar. Edhe heshtja e vazhdueshme e Europës, sa herë bëhej gjenocid mbi shqiptarët, është tregues se vetë Europa i ka planifikuar, financuar e organizuar gjenocidet mbi ne shqiptarët. Nuk ka komb në botë të jetë i ndarë në gjashtë shtete e kjo është vepër e Europës e askujt tjetër.
E vërteta historike, me të cilën duhet të merret shkenca albanologjike, të shpie drejtpërdrejt te autorët e krimit mbi shqiptarët e që janë shtetet më kryesore të "Europës së qytetëruar", ndaj dhe Europës së djeshme e asaj të sotme nuk i intereson të dalin në dritë gjithshka ajo ka bërë mbi shqiptarët e kundër tyre.
Europës i është dashur një shkencë albanologjike e dirigjuar që mos të dalë e vërteta dhe duket se këtë detyrë ia ka ngarkuar Serbisë. Kjo e fundit kontrollon akademitë tona dhe pothuaj gjithë katedrat e gjuhës shqipe. Prandaj ne shqiptarëve na fshehin historinë dhe na përdhosin gjuhën. Ndaj rilindasit tanë, që kanë thënë të vërtetën, sot i etiketojnë si romantikë dhe ende nuk pranohen zyrtarisht si albanologë: R. D'Angelo, Konda, P. Zheji, N. Stilo etj.
Për gjitha arsyet e mësipërme, ne kemi zyrtarisht si albanologë të nderuar gjithë ata që kanë punuar për shkatërrimin e identitetit të kombit shqiptar, sepse sistemit antialbanologjik europian i janë dashur akademikë si Buda, Çabeji, Omari, Topalli, Lloshi, Milo, Xhufki, Gjinushi etj.
Interesi ynë kombëtar imediat është të njohim mirë gjithë ato akademi, akademikë, gjuhëtarë e historianë që janë vënë në shërbim të antishqiptarizmit duke fshehur të vërtetat dhe duke shitur identitetin tonë për të na shkatërruar përfundimisht si komb.
Ajo që shumë akademikë sot e pranojnë si "rënie e autoritetit të albanologjisë zyrtare", në fakt është dalja në dritë e veprimtarisë antishqiptare e kësaj albanologjie dhe krijimi i një opinioni të qartë kombëtar ndaj kësaj albanologjie.
Në rrethanat e sotme shqiptarëve nuk mund t'u fshihet më asgjë dhe as mund t'u imponohet më si e vetmja njohje albanologjia zyrtare.
Kombi shqiptar sot njeh e di të njohë gjuhën e historinë e tij, tradhëtarët me tituj akademik e shkencëtarët e vërtetë, armiqtë e miqtë e tij.
E vërteta mënon, por nuk harron.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!