TE VERTETEN E CDO KOHE DHE NE CDO VEND, JA KE BORXH ATDHEUT DHE POPULLIT TEND!

07
May
2023


Shkruan: LUAN BACI

6 MAJI 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Ju shqiptaret, ne kohen e komunizmit, nuk keni pasur mjafueshem as leter higjenike, dhe keni ndenjur ne rradha te gjata per t’i blere!” Keto ishin fjalet e nje mikeje time amerikane, “e mireinformuar”, per jeten e shqiptareve “ne komunizem”?! Keto bindje dhe deklarata, jane nga njerez qe marrin ne vendet e tyre, “informacione te sakta”, mbi jeten e vendeve dhe popujve te tjere, nga media te lira, por qe jo gjithmone jane te mireiformuara, por qe jo ne pak raste jane ne linje me pronarin e rrjetit te televizionit apo te shtypit, qe ka agenden dhe pikepamjet e tij politike dhe ekonomike, e qe e drejtojne kompanine e tyre te informacionit, sipas interesave te tyre, jo pak here, duke shkelur edhe etiken e gazetarise se lire. Kjo ne Shqiperi quhet “media kazani”, me te vetmin ndryshim, se ne Amerike, mediat dhe gazetaret e kazanit falimentojne ekonomikisht shume shpejt, ose me e pakta humbasin ate qe eshte e moraleshme, NDERSA NE SHQIPERI, “MEDIAT E KAZANIT” nuk falimentojne, sepse financohen nga qarqe te huaja shovinte, dhe mohojne informimin e publikut me te verteten, per ate qe eshte ne jeten e perditeshme te vendit te tyre ku veprojne, apo dhe ate te vendeve te tjera per te cilat nuk mungojne te jene ne ajer, e jo “me kembe ne toke”>.

Kur degjova brockullen e mungeses e te qendrimit ne rradhe per letra higjenike, qesha me vete, dhe ju drejtova mikes time amerikae, duke i thene:

‘nga e di ti kete genjeshter, nga mediat tuaja, qe pretendojne se jane te lira?! ‘

“Po m’u pergjegj, nga mediat tona, dhe ti nuk ke pse ta mohosh, se keshtu eshte e verteta”, ngulte kembe mikja ime, duke e ngritur zerin me revolte, sepse une e kundershtova, dhe i vura ne pikepyetje informacionin e saj te marre nga media e vendit te saj qe ajo i quan absolutisht te verteta, dhe per cdo gje qe bie ne kundershtim me bindjet e saj dhe jo pak te tjereve si ajo, menjehere etiketohesh, sikur te jesh ne Shqiperi, po, po, sikur ne Shqiperi, se popujt, pamvaresisht se nga jane e ku jetojne, kane edhe disa te meta e dobesi qe i gjen njejte kudo.

“Degjo, dhe degjo me kujdes”!, i thashe mokes time, qe jo rradhe nuk pushon te te lere rradhe te flasesh, sepse e mbron me te madhe besimin qe ka ne ato qe thote:

“E para, dhe mbi te gjitha, ne Shqiperi nuk pati dhe nuk u ndertua komunizmi, edhe pse partia qe drejtonte jeten ekonomike e politike, ishte parti me ide komuniste. Komunizmi nuk u ndertua ne asnje vend te botes, por mbeti vetem nje aspirate e njerezeve te varfer. Vec luftes se gjate me kapitalin boteror, komunizmi pati edhe kolonen e peste, qe e degjeneroj, politikisht, ideologjikisht dhe ekonomikisht. Vete njerezit, sidomos nomenklatura shteterore dhe partiake ne vendet ish socialiste, duke u korruptuar me privilegje, e shkaterroj nga brenda, ne cdo vend ate sistem. Po ashtu, ndergjegja shoqerore masive, nuk ishte, dhe nuk arriti te ngrihet ne nivelin psikologjik, ideologjik dhe ekonomik te asaj qe kerkon ai sistem, ku njeriu duhet te jape maksimumin e mundesive te tij shoqerise, e te marre prej saj aq sa i nevoitet per nevojat e veta. Nomenklatuarat shteterore dhe partiake ne vendet ish spcialiste, perfshire Shqiperine, e kalben nga brenda ate sistem, kunder interesave te vete popujve te atyre vendeve.

E dyta. Ne ne Shqiperi nuk kemi ndenjur ne rradhe per leter higjenike, sic ke mesusr ti nga mediat e tua…”

Por nuk munda te mbaroja ate qe doja te thosha, sepse u etiketova menjehere prej saj “genjeshtar”!

“Jo thashe, nuk genjej, jo, por vetem qe ne nuk kemi pasur pse te rrinim ne rradhe, se ai lloj produkti na ka munguar gjithe kohen, dhe as qe e kemi njohur fare, kemi mbledhur shuk gazetat, qe te mos na demtonin lekuren, dhe ate kemi perdorur ne vend te letres higjenike”

“Aaaa…., ja priti zonja, “po habitem!”

“Po” i thashe, “habituni edhe me mediat tuaja e besoni qe jo cdo gje qe thuhet prej tyre eshte e vertete”

Ka nje te vertete te madhe, se pjesa me e madhe e mediave, ne vendet perendimore dhe ne Amerike, jane vertet zeri i se vertetes. Ka qindra, mijera gazetare, qe hetojne vete sikur te jene polici hetimore, hollesi per vepra civile apo penale, qe shqetesojne shoqerine, e qe jo pak here vihen hapur, informojne publikun me realizem e me te verteten lakuriqe, duke mos pyetur e duke mos u frikesuar aspak, as nja njerez me fuqi te madhe politike apo ekonomike, apo me te dyja bashke. Keta gazetare, nuk ngurojne te hetojne per shkelje te rregullave e te ligjeve, deri kongresmene, senatore, gjyqtare, oficere te forcave policore apo te ushtrise, e deri tek gjyqtare te gjykates me te larte te Amerikes, pa kursyer as presidentet amerikane. Eshhte pikerisht kjo qasje e ketyre gazetareve dhe e ketyre organeve te medias, qe veprojne si heronj te vertete, pa marre parasysh edhe faktin e humbjes se jetes se tyre personale, nga ekstremiste, apo qe jo pak here edhe mund te perfundojne ne burg ne luften e tyre kunder korrupsionit nga kundershtarete e tyre. Jane pikerisht keto media dhe gazetare heroike, qe mbrojne e zhvillojne demokracine.

Tani dua te shkoj aty ku dhemb jo pak here, dhe jo rralle “dhemballa ime”, ne Shqiperi, ku katrahura e vendosur nga “bisturia” e “pelicilina” UDB-ash, e shkaterroj cdo gje, deri edhe njeriun, personalitetin, burrerine e moralin e tij. Gazetaret, qe me nje pakice mund te numerohen me gishtat e dores, jane te hapur, guximtare, heronj te vertete, qe perplasen si burrat, apo burrneshat, me korrupsionin qe jo vetem e ka zene per fyti shtetin dhe popullin, por edhe e drejtojne ate.

Eshte detyra e cdo qytetari te mos heshte, kur punet nuk jane mire, sepse heshtja ndihmon shtypjen, shfrytezimin, kriminalitetin, varferine, humbjen e dinjitetit personal dhe me keq akoma, ate kombetar.

Kur hesht njeriu i mire, i keqi ben ligjin, ben kerrdine, dhe e keqja vetem shtohet e zmadhohet, deri ne paralizimin e te gjithe jetes shoqerore ne krejt vendin.

Heshtja ben te humbasesh demokracine dhe lirine, ben te humbasesh jeten.

Per cdo kohe ku kemi jetuar ne Shqiperi, e kudo qe mund te jetojme ne vende te tjera, duhet te kemi kurajon te themi te vertetat, me te mirat e te keqiat qe ka pasur jeta jone ne te kaluaren, qe te mirat te kihen parasysh, qe ne se nuk i kemi sot, t’i rikthejme, e te keqiat qe kishim ne nje periudhe, te dime t’i shmangim per te ardhmen, por kjo arrihet duke repektuar ne pare veteveten, qe te respektojme me pas te verteten e hidhur apo te mire. E verteta eshte vetem nje, kurresesi nuk mund te ekzistojne dy te tilla.

Kudo qe jeton e vepron, mos u beni puthadore te kapitalit, i cili kerkon te nxini ate qe ishte mire, mbrojeni te miren, sepse mbroni dinjitetin tuaj, e pranoni te keqen, sepse ashtu jeni me te besueshem tek ai qe nuk ju din e nuk ju njeh.

E verteta, eshte e lidhur ngushtesisht me vete ekzistencen e popullit e te atdheut.

Edhe te huajt, individ ose shtete, vleresojne ndershmerine, trimin, ate qe i thote te bardhes te bardhe e te zezes te zeze, ndersa sahanlepiresit, puthadoret, genjeshtaret, te korruptuarit, atdheshitesit, sado qe mund te jene te vlefteshem per nje kohe tek i huaj, ata perbuzen, e nje dite, hidhen poshte si nje lemon i shtrydhur.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk