Diplomacia.dk

Të vranë vëlla për një copë atdhe,që ti e mbaje çdo herë me vete ,e për Heronjtë e tu kombëtarë,për të vetmin se ishe shqiptar!aj,

Nga: Genc Sefa-Lushnja.
TË VRANË
(Në kujtim të birit të Pejës Artan Zymberaj !
U prehtë në paqe shpirti tij )

 

Të vranë vëlla për një copë atdhe,që ti e mbaje çdo herë me vete ,e për Heronjtë e tu kombëtarë,për të vetmin faj,

se ishe shqiptar!

Ja verbonte syt madhështia e Skënderbeut,që 25 vjet rresht,
i doli zot Atdheut !
Heroizmi Adem Jasharit, spartanit Dardanisë,i
tmerronte pa masë çetnikët e Serbisë !

Tërboheshin kur shikonin, flamurin kuq e zi
që në trupin tënd të njomë, e kishe qëndis ti !
I pengonte çdo tingull, i gjuhës bukur shqipe,Çdo vlerë që kishe trashëguar,
nga Peja kreshnike!

Deri në vdekje çdo ditë , serbët të torturuan ,me këtë tragjedi,
të kaluarën na kujtuan !
Na treguan se ata, kurrë nuk ndryshojnë ,për shfarosjen e shqiptarëve,
çdo ditë ëndërrojnë !

Vdekjen tënde vëlla, më rëndë e përjetuam,kur
nga politika asnjë fjalë s’dëgjuam !
Të gjithë zgjodhën heshtjen, Kosovë, Shqipëri,
sikur të ishin pajtuar me këtë tragjedi !

Shpirti jot Artan , pushoftë i qetë ,
qofsh i paharruar për sa të ketë jetë!
Gjaku yt vëlla, shpresoj të mos humb kurrë,U bëftë udhëzues e dritë,
u bëftë flamur !
——————————————
Autor Genc Sefa-Lushnja.
Luftëtar i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës,në Luginën e Preshevës në UÇPMB,dhe

në Lagjen e Trimave në Kumanovë!
I robëruar në emër të Atdhedashurisë. 🦅🇦🇱

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 12/12/2022

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk