Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Në zemër t’Drenicës heroike,
mysafir kem një zog shqipe
Në Prekaz, në këtë troll baruti,
Mysafir vjen Albin Kurti.
–
Vjen tek kullat e qëndresës,
Mysafir lideri i shpresës.
Bac Rifati po del me pritë,
Pret Albinin ngryk për ngryk:
“Mirë se erdhe, Albin djali,
krenaria e çdo shqiptari!”
–
Shkojnë drejt odës, hap pas hapit
po e ulë n’krye t’oxhakit.
“Fol, Albin, se ja dinë rënin,
Ardhja jote ndriçon vënin.”
–
Nis Albini, po flet ngadalë,
po na flet për histori.
Baces zemra i bëhet mal,
e shikon Albinin n’sy.
–
Flet Albini për idealet,
fjala e tij i dridh edhe malet.
Bac Rifati dredh mustakun:
“Ma nderove, djalë, konakun.”


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
