TEZA MBI KOMPLOTIN E MADH NDAJ HISTORISË SË VËRTETË TË POPULLIT SHQIPTAR

03
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti


A janë vetëm të huajt, apo edhe vetë shqiptarët, pjesëmarrës në komplotin e madh kundër historisë së plotë dhe të vërtetë, si dhe të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, që nga periudha pellazge, ilire, dardane dhe deri në kohën më të re?
1. Edhe nga studiuesit e huaj është pranuar botërisht se fiset ilire që nga shekulli VIII para erës së re i krijuan mbretëritë e tyre, kur popujt tjerë të kontinentit ose nuk kishin ardhur ende në këto hapësira, ose jetonin në bashkësi primitive. Sa ka investuar Shteti Shqiptar deri më sot për studimin e këtyre periudhave? Pse më tepër studime në këtë fushë janë realizuar dhe realizohen si projekte shkencore individuale, e jo nga institucionet shkencore të shtetit?
2. Cilat do të ishin rezultatet e historigrafisë shqiptare për periudhën ilire, pa kontributin e akademikut kroat me prejardhje shqiptare, Aleksandër Stipçeviq?
3. Pse nuk janë thelluar studimet e filluara nga historiani i madh kroat, Milan Šufflay? Pse nuk e mban ndonjë institucion i rëndësishëm i ynë emrin e këtij historiani të famshëm, i cili u likudua për shkak të studimeve të thelluara për ne shqiptarët dhe historinë tonë, disa nga studimet e të cilit ende mbahen sekrete, në dorëshkrim e të pabotuara, sepse ua prishin llogaritë politike disa shteteve të Evropës dhe sidomos sllavëve të Gadishullit Ilirik?
4. Çfarë do të dinte historiografia shqiptare për Kryengritjen e Dervish Carës 1843/44 po të mos linte në dorëshkrim veprën e tij akademiku nga Maqedonia me prejardhje shqiptare, Aleksandër Matkovski (Mati)? E i kemi thelluar studimet e mëtejme për këtë kryengritje, e cila ka qenë kryengritja më e madhe shqiptare e dy shekujve të fundit, jo si kryengritje lokale apo krahinore, jo për mbrojtjen por për çlirimin e tokave shqiptare dhe krijimin e shtetit kombëtar, kryengritje që i përfshiu të gjitha trojet etnike shiptare, nga Nishi deri në Janinë, nga Tivari deri përtej Shkupit?
5. Cilat janë studimet për arkeologjinë, besimet dhe objektet e kultit, gjuhën dhe shkrimet, për periudhën mbi 1000 vjeçare të Peradorisë së Romës Lindore (Bizantit), të cilën e themeluan vetë shqiptarët (Shën Konstandini i Madh) dhe e udhëhoqën atë bashkë me popuj të tjerë?
6. Çka dinë studiuesit shqiptarë për arktefaktet e gjetura në truallin e Bullgarisë së sotme, të cilat datojnë nga periudha e hershme ilire, parabullgare, për të cilat dinë pak studiues të huaj, ndërsa institucionet e huaja ofrojnë shuma të mëdha parashë t’i blejë këto arktefakte nga studiuesit bullgarë?
7. Si ndodhi që edhe pas një shekulli pavarësi të Shtetit Shqiptar, shteti të mos investojë për ndryshimin e toponimeve sllave në trojet shqiptare? Sa të fuqishme paskan qenë institucionet e Car Dushmanit, për një periudhë të shkurtë t’i përkthejnë, t’i stisin, regjistrojnë dhe t’i imponojnë gjithë këto emërtime në gjuhën sllave, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë sehirë edhe sot, sikur kjo nuk ka rëndësi për një komb dhe një shtet?! Etj. etj.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk