Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Miku yne virtual I.K., ka bindjen se kush eshte kunder Hashim Thacit, eshte kunder Kosoves! Ja si me drejtohet zoti I.K. per shenimet e mia
Luan Qemal Baci Një vlerësim shumë i gabuar për mendimin tim
Kush hedh baltë mbi Thaçin hedh baltë mbi Kosovën dhe UÇK në”
Ore mik! Besoj se jeni gabim zoti I.K. Une nuk jam nga ai lloj brumi te hedh balte mbi askend, sa per Hashimin, nuk kam balte dhe nuk e perdor balten, por mendimin tim si shqipetar per te ndihmuar sado pak, ne se eshte e mundur per ndricimin e njeri tjeterit.
UCK-ja eshte legjenda dhe nderi i kombit ne historine e tij me te re, ndersa me siguri qe Serbia, si kushtdo tjeter, fut agjentuarat e veta, kudo qe te minoje luften dhe paqen. Diskutimi per te verteten, ndihmon te ndahet shapi nga sheqeri, qe shapi te gjeje vendin e vet, e sheqeri te embelsoje paqen, qe ajo te jete e sigurte, e paminuar nga armiku. Nuk jane veprime te UCK-se, as te nje atedhetari te loboje me djersen dhe gjakun e popullit, me taksat e tij per te ndare e coptuar atedheun;, sic ka bere Thaci; nuk eshte UCK-ja dhe atedhetarizem t’i japesh toke te atedheut Maqedonise se Veriut dhe Malit te Zi, sic ka bere Thaci, sikur Kosova “zoteron territore me shume se sa Rusia”! Nuk eshte UCK-ja dhe atedhetarizem, ta minosh pamvaresine e vendit tend duke krijuar e firmosur zajedenica, apo duke u perkulur e nderuar te renet serbe ne luftim me shqipetare, duke harruar mijera te humbur, mijera te perdhunuar e mijera te vrare masakrisht e pa varre, sic ka bere Thaci! Per mua si person, Hashim Thaci eshte njeriu me negativ ne Kosove, me i rrezikshmi per lirine e pamvaresine e saj. Uroj te jem gabim, por fatekeqesisht jeta e provoj c’ka po them. Mos harro miku im, se atedheu, populli, liria e pamvaresia e tij nuk mbrohen duke u bere partiak apo tifoz krahinor. Jepi kujtdo ate qe i takon ne jete ore mik.
Thaci tregoj me gojen e tij, duke vertetuar se Hashimi nuk eshte Hashimi qe i ka rene gjoksit per merita qe nuk i ka pasur e nuk i ka.
Vetem duke qene objektiv, aspak tendencioz, partiak apo krahinor, mund te perdoresh nje aresye te shendoshe e te ndihmosh edhe te tjeret per te kuptuar cka vertete eshte e rendesishme, e pamanipuluar, jashte e larg falcifikimeve te panumerta qe na seviren ne jete.
Gjithe te mirat e qofshi mire!
01 Tetor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
