Thirrja e Mëmëdheut

20
Aug
2025
Nga: Genci Sefa – Lushnja


O Shqipëri, atdhe i bekuar,
Me gjakun e shtrenjtë je lartësuar,
Me djersë e me lot je ngjizur tokë,
Me shpresë të pavdekshme në këtë botë.
–
Ti ke pasur burra të shquar,
Me shpata të ndezura, zemra të kulluar,
Gra të forta, nënë e motra,
Që ngritën flamurin e ruajtën votra.
–
Por pse sot hesht, pse rri e ndarë?
Pse s’ngrihet lart zëri shqiptar?
Vëlla me vëlla u bëmë armiq të paparë,
Harruam nderin e gjakun ende patharë.
–
Na ndanë në kisha e në xhami,
Na lanë të verbër pa dituri;
Harrojmë se feja, mbi çdo fe,
Është Shqipëria, është ky dhe.
–
O bij të shqipes, çohuni pra,
Mos lini kësaj toke mjegull me i ra.
Me gjak e me besë, me dashuri,
Ngjallni flamurin e shenjtë të lirisë.
–
Nga Arta në Nish, tokë me halle,
Le të ndizet kënga si zjarr nëpër male;
Se liria s’vjen prej t’huajve kurrë,
Veç prej qëndresës së gjakut n’flamur.
–
Shqipëri, për bijtë mos rri menduar,
Edhe larg, kurrë s’të kanë harruar;
Në çdo vatër e në çdo zemër rron,
Flaka e Atdhedashurisë përgjithmonë!
–
Bashkohuni, burra e gra, zgjohu pra!
Të ushtojnë fusha e male me urra;
Vetëm të bashkuar do të jemi të fortë,
E të ngremë lart flamurin mbi këtë tokë!
—

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

     Idrizovë 20 gusht 2025.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk