Ti themi jo baltosjes se shqiptareve qe punojne per SHQIPETARI!

22
Nov
2023
Shkruan: Luan Qemal Baci

      Koha t’i dalin zot vatanit, e ajo fillon edhe tek bashkebisedimi me miqesi e kulture, ne respekt reciprok ndaj njeri tjetrit, me pranimin si qytetar i nderuar, te mendimit te kundert me tonin, e pse jo, me ndihmen dhe edukimin e njeri tjetrit, per ate qe shikohet ndryshe nga te tjeret. Qendrimi tek mbv mendimi se “vetem une kam te drejte, se mendimi I’m eshte absolutisht ai qe I perket realitetit”, eshte plotesisht I gabuar, she nuk ndihmon aspak.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      T’i dalesh zot, vendit e popullit tend, duke dhen nje mendim te drejte, dhe qe pranohet masivisht nga te tjere, pa ndjenjen “e unit”, eshte nje detyre qytetare e cdo shqipetari.

      Kur them ‘t’i dalesh zot”, kam parasysh berjen e pjeses se detyres nga cdo individ!

      Aspak e grabitesh NJ e, sepse nuk ka perse te jemi ne nje mendje te gjithe, nje miku im, pasi me shpreh respektin dhe mirenjohjen e tij rw sinqerte ndaj materiale ccx qe une postoj, my drejtua me kritike dhe informacion, we ve ne “goditje” punen e gjuhetarit Agron Dalipaj, per te cilin une kam nje vleresim pozitiv per punen e tij, ndaj dhe ju pergjigja MIKUT tim te nderuar:

      Miku im. Edhe nje here faleminderit qe vleresoni mendimin dhe perpjekjet e mia teper modeste ne sherbim te atij vendi dhe populli qe te dy ne i perkasim, e per me teper, une vete ushqej ndjenja te vecanta respekti e dashurine per zonen, krahinen nga ju vete jeni. Vleresoj qarte dhe respektoj edhe njohurite tuaja, edhe pse jane disa here teper te kunderta ne bindjet e mia, per persona apo veprimtari te vecuara.

      Ndonje njohje e afert dhe e vjeter per dike, besoj se eshte mire ne vleresimin e punes qe ai person ben shume vite me vone, por jo gjithmone duhet perdorur per nje pune, qe ben ai person, disa vite apo degada me vone. Njerezit dhe jeta evolon, pra gjithcka eshte ne levizje dhe ne ndryshim. Niveli kulturor i njerezeve, po ashtu nuk mund te jete po ai i disa dekadave me pare. Tek disa, si rezultat e punes e angazhimit te tyre teper te madh, njohurite ngrihen ne nje shkalle me te larte se vite me pare. Keta persona, per kohen qe jetojme, vihen ne vemendje te dy grupimeve.

      1. I pari, ne ate te inteligjences kombetare, qe sot me se shumti eshte te asaj inteligjence qe vepron individualisht, e paorganizuar ne institucione, pir qe jane perkushtuar ne sherbim te popullit e te atdheut. Ne jete, ky grupim, njerezit atdhetare, ndjejne e kane detyren e promovimit e te mbrojtjes se cdo atdhetari, qe spikat me punen e tij, “e del edhe nga rreshti”, sic ka dale edhe nje nga studiuesit e gjuhes shqipe, zoti Agron Dalipaj, we ju e keni nen kritike. Une vete, nuk jam studiues i historise, gjuhesise apo i ndonje fushe qe ka brenda keto elemente, por shikoj me keqardhje, se si ne cdo fushe te jetes, edhe ne gjuhesi e histori, nje goditje te madhe qe nuk pushon, ka nje veprim te ethshem per ta demtuar ate, e t’i kundervihesh keqas zotit Dalipi, e te tjereve, qe ecin kunder kesaj fryme gjoja shkencore, qe mohojne gjithcka ata mundin, me e pakta qe mund te thuhet, nuk eshte me vend, Ndaj baltosja e zotit Dalipi, nuk besoj se i sjell dicka te mire atdhedashurise, edukimit me kete ndjenje te brezave te rinj, qe po drejtohen ne analfabetizem.

      Do te deshiroja te isha specialist ne gjuhesi e histori, qe te mundja te jepja nje mendim me shume te pershtatshem se sa mendimi qe kam ne pozitat e nje vezhguesi te zakonshem te nje qytetari, mbasi vete jam inxhinier ne profesion, e jo gjuhetar.

      Ne shqipetaret, sikur kemi nje zakon, qe punon kunder vete interesave tona, ate te baltosjes se kujtdo! Shume nga ne, ne funksion te vazhdimit te ketij zakoni vrasetar te vetevetes, mundohemi me paderman, te gjejme qimen brenda ne veze!

      Me qe jemi ketu ku jemi, dhe e shikojme mire se ku arriten, duke e shikuar edhe shkaun te vetevetja, eshte mire te ndryshojme, e te koregjojme

veteveten.

      2. E dyta, eshte ne faktin, se tek ne, ne krejt SHQIPETARI, po ndodh ajo qe ka ndodhur me kombe te tjera, qe jane shuar e nuk ekzistoje me. E tere SHQIPETARIA, eshte nen nje goditje te madhe, mire te orkestruar, me grupime njerezish mire te paguar, per re goditur gjithcka te mire shqipetare, per t’i fshire historine, gjuhen, e gjithcka qe ka vlere te mire shoqerore e kombetare. Truri I shqipetareve duhet mbushur me kotesira, per te mos I lene vend te mires, kombetares, nevojes per ndryshim e perparim, ky eshte objektivi i armiqeve te kombit. Atyre, armiqece, nuk duhet t’i jepet ndihme ne shperndarjen, dhe ne baltosje, te cdo niame e te cdo personi qe ben dicka te mire per popull e atdhe. Kjo detyre e baltosjes se cdo gjeje shqipetare, e historise, e gjuhesise, behet me fanatizem religjioz, nga armat e madhe kundershqipetare e shovinizmit fqinj, ndaj ne nuk duhet t’i bashkohemi rruges se tyre, por te ecim kunder asaj rryme.

Faleminderit dhe ju uroj gjithe te mirat miku im!

Dite te mbare!

21 Nentor 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk