TI THEMI STOP PADREJTËSISË NDAJ KOMBIT TONE, DUKE MOS LEJUAR D’ENIMIN E BIJEVE TANË

13
Sep
2023
Shkruan: LUAN BACI

Lufta ne mbeshtetje te luftetareve te lirise, eshte detyrim moral kombetar!
Togat e zeza te “drejtesise” dhe te “diplomacise se mirefillte” kundershqiptare, me arrestimin e trimit te LABERISE, heriot te UCK-se Dritan Goxhaj, synojne te shkojne shume larg ne arritjen e qellimeve, objektivave te tyre, sipas nje strategjie te mire planizuar kunder kombit shqipetar.
Te arrestosh dhe denosh luftetaret e lirise, ne emer “te drejtesise”, me akuza te stisura, e t’i denosh ata me deshmi te deshmimtareve te dyshimte, por te pranuar si “te mireqene e te besueshem” nga nje gjykate “shqiptare”, pa shqiperare e shtetit te “Kosoves”, qe nuk ka asnje shqiptar ne trupin e saj gjykues, eshte jo vetem cmenduria e ketij shekulli, por edhe goditja me e madhe kunder lirise se fjales dhe vlerave demokratike, vlera te cilat pretendohen te mbrohen nga perendimi.
Arrestimi dhe denimi i Dritan Goxhajt dhe luftetareve te tjere te UCK-se, kerkon t’i thote kombit shqiptar qe te rrije urte, te mos guxoje te organizohet e te mos luftoje per lirine e tij, per bashkim kombetar, sepse ne “te zotet e Europes”, kemi mbetur po ata qe ju ndame e ju coptuam me shume se 100 vjet me pare. Keta diplomate perendimore, te veshur me petkun e “lirise se fjales dhe te demokracise”, vazhdojne te jene besnik ne veprime e qendrime, te kauzes se gjysherve te tyre, te cilet ne tavolina klubesh, midis shoqerise e miqesise se tyre, u jepnin te drejte vetes te perdornin thika per te ndare e coptuar shtete e kombe, vetem e vetem per te kenaqur orekset e tyre shoviniste.
Denimet e luftetareve te lirise, nuk jane aspak rastesi! Ato ndjekin shkaterrimin ekonomik dhe ate te mbrojtjes kombetare te programuar te Shqiperise e te Kisoves, shkaterrimin e varreve e te permendoreve te te reneve per liri, e ngritjen ne piedestale te kolaboracionisteve, dhenien e fuqise ekonomike e politike, e fuqise mediatike, tek larot qe flasin vetem shqip,
Ata qe programojne e realizojne e denimin e luftetareve te lirise, jane po ata qe shkaterruan cdo gje shqiptare, jane po ata qe ngriten mijera institucione fetare, si Xhamija dhe kisha, jane po ata qe mbollen nje analfabetizem ne permasa alarmante ne kete periudhe post komuniste, jane po ata qe boshatisen SHQIPETARINE nga shqipetaret, e qe po e mbushin me kombesi te huaja, per te vjedhur egersisht pasurite e nentokes e mbitokes se pasur shqiptare, duke i lene te zotet e shtepise me gisht ne goje e pa “celes shtepie”!
RIZGJIMI YNE KOMBETAR, fillon me mbrojtjen dhe respektin, me mbeshtetjen morale e ekonomike te te gjithe luftetareve te lirise, e ne kete detyrim duhet pare edhe mbeshtetja per DRITAN GOXHAJN E TERE FAMILJEN E TIJ ATDHETARE
Lufta ne mbeshtetje te luftetareve te lirise, eshte detyrim moral kombetar! Ata kurresesi nuk duhen lejuar te merren neper kembe, te denohen nga nje gjykate qe eshte kthyer ne nje pozite racists kunder shqipetareve, qe le ne hije e ne mbrojtje agresoret kriminele serbe, dhe qe kerkon me cdokusht te denoje shqiptaret, qe jane viktima te pushtimit serb, per me teper, nga nje gjykate qe nuk ka me afatin ligjor te veprimit te saj!
Sulmet nga pozita partiake, krahinore, e fetare, kunder luftetareve te lirise, heshtja dhe mungesa e nje perkrahje me masive ndaj tyre, qendrimi neper kafene ne vend te daljes ne protesta te pandalshme duke mbushur sheshet e rruget, nuk na nxjerr gjekundi, nuk ne nxjerr “ne breg”, por na fundus keqasi, ne ben te dukemi edhe ne syte e botes, te dobet, po a kauze, pa kollone vertebrate kombetare, gje e cila na pergatit ne cdo hap e ne cdo sekonde, vdekjen tone kombetare.
Ne duhet te behemi me te pergjegjshem e me te vetedijshem, ne mbrojtjen e bijeve tane, ne mbrojtjen e vete existences tone, te tregojme ate qe vertet jemi, nje komb dinjitoz, qe kemi ditur t’i qendrojne shekujve, qe kemi ditur te qendrojne fiort ne kembe, edhe kur kemi qene vetem e te tregetuar e tradhetuar nga te gjithe. Traun e shtepise tone, duhet dhe do ta mbajme vete ne, te zotet e shtepise, e t’i dalim zot pragut te shtepise tone, te shtrenjtes SHQIPETARI!.
TI THEMI STOP PADREJTESISE NDAJ KOMBIT TONE, DUKE MOS LEJUAR DENIMIN E BIJEVE TANE, DUKE I HEQUR ATA NGA KTHETRAT E NENTOKES DHE “DREHTESISE” SE SAJ, DUKE I DHEN LIRI BIRIT TE SHQIPERISE DRITAN GOXHAJ.
Goditja kunder familje atdhetare GOXHAJ, eshte e rendesishme per nentoken kundershqiptare, edhe per faktin se LABERIA, kishte bijte e saj ne clirimin e KOSOVES, e SHQIPTARIA u be bashke ne clirimin e NENE LOKES KOKSOVE!
LIRI PER DRITAN GOXHAJ!

13 SHTATOR 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk