Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
A k t u a l e
PËRDERISA SHQIPTARËT JANË PËRGJYSMUAR PËR TRI DEKADA NGA BANDAT MERCENARE VENDËSE NË PUSHTET, SIPAS PLANEVE SEKRETE TË HARTURA NGA ARMIQTË E KOMBIT SHQIPTAR
Sipas këtyre planeve sekrete që po zbatohen edhe sot, pas tri dekadave të ardhshme nuk do ta gjeni Atdheun tuaj në hartë, dhe kombi shqiptar mund të fshihet nga hartat e popujve të Evropës!
Ne duhet ta dëshmojmë se jemi këtu, se jemi gjallë, jemi populli i lashtë ilir-dardan që nuk dorëzohet dhe nuk lejon t’i fiken trojet e veta, nuk e harron historinë e lavdishme të tij dhe gjuhën shqipe të perëndive, jo si të humbur nëpër botë, por këtu në atdhe, në vatrat tona shekullore!
* * *
Përderisa një popull detyrohet të largohet nga vendi i tij në botën e jashtme, me një dinamikë kaq të përshpejtuar, sikurse shqiptarët, që vetëm në tri dekadat e fundit numri i banorëve, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi dhe viset tjera shqiptare është zvogëluar mbi 40%, ky është alarmi më i fuqishëm që duhet t’i zgjojë shqiptarët në nivel kombi, se ky proces nuk mund të jetë i rastësishëm, por është plan sekret i huaj, që zbatohet nga bandat politike në pushtetin e këtyre vendeve, të cilat me asgjë nuk mund ta identifikojnë veten si forca politike dhe pushtete demokratike, aq më pak atdhetare! Asnjë regjim i huaj okupator gjatë historisë nuk i ka dhënë kaq goditje vdekjeprurëse kombit shqiptar, asnjë sundim pushtues i mëhershëm, as mortaja fashiste dhe e regjimit komunist pesëdhjetëvjeçar së bashku!
Kombin shqiptarë po e shuajnë shërbimet e huaja sekrete të vendeve armike përmes bandave mercenare vendëse!
Kur të mbeten shkretë trojet etnike shqiptare, siç kanë mbetur një pjesë e madhe e tyre, vetëm me këta banditë që sot janë në pushtet, që shiten si “demokratë” e “atdhetarë”, këto monstra të krijuara në laboratorët e huaj do ta hanë edhe njëri-tjetrin si hiena të uritura, por atëherë do të jetë tepër vonë për të reflektuar dhe ndërmarrë diçka të dobishme për mbrojtjen e kombit shqiptar dhe tërësisë tokësore!
Çfarë rend shoqëror, sistemi ekonomik, sistemi arsimor, mund të ndërtohet pa rini, pa fuqi punëtore dhe pa forcën vitale të një kombi? Çfarë shteti ligjor mund të quhet kur vendi shndërrohet në VARREZË dhe nuk mbetet kush t’i vajtojë as të vdekurit, ata që kanë jetuar dikur në këto troje, baballarët dhe nënat tona!
Të reflektojmë dhe zgjohemi sot, se nesër do të jetë tepër vonë!
(13 prill 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!