(Poezia e XI- nga cikli “Zëri që S’Pushon”)
—
Mëngjeseve të qeta dëgjoj një zë të çmuar,
si thirrje e heshtur nga nëntoka e bekuar.
Një zë i butë që kurrë s’harrohet,
nga gurë e fusha, nga rrënjë që lotohet.
–
Në çdo shteg, në çdo livadh e mal,
valë që burojnë nga gjaku që vlon,
është thirrja që lidh brezat me dheun,
besa e moçme që kurrë s’tradhëton.
–
Toka më mban në krahët besnike,
me erën e barit, me legjendat kreshnike.
më mëson ta dua baltën time,
të mos harroj rrënjët, vuajtje e gëzime.
–
Kur nata bie dhe hapat veniten,
toka më flet, zëri s’pushon,
është fryma që jeton në çdo shqiptar –
zemra që rreh për Atdhe gjithmonë.
—
Cikli poetik “Zëri që S’Pushon” vazhdon…
Faleminderit për ndalesën, për ndjesinë,
dhe për çdo zemër që e ndjen këtë frymë.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
