Shpalime
(Një vështrim i shkurtër për demaskimin e propagandës serbomadhe ndaj lashtësisë dhe autoktonisë së shqiptarëve në Gadishullin Ilirik)
Ndryshimi i mëvonshëm i emrave të rajoneve gjeografike dhe emrave të banorëve të tyre, sipas të huajve, nuk mund ta ndryshojnë historinë, lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve, si pasardhës të pellazgëve, ilirëve, dardanëve, epirotëve, pajonëve etj.
1.
Pjesë e propagandës serbomadhe, e përhapur edhe në qarqe të tjera politike dhe joshkencore, si në Heladë (Greqi), nga sllavët e Maqedonisë dhe në qendra të tjera të propagandës kundër shqiptarëve, lashtësisë dhe autoktonisë së tyre në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë, është edhe teza joshkencore, qëllimkeqe dhe propaganduese kinse pjesa e banorëve shqiptarë në pjesën jugore të Shqipërisë së sotme, të njohur me emrin Toskë, rajoni ku jetojnë sot, Toskëri dhe një dialekt, e folme e shqipes Toske.
2.
Kjo propagandë kinse e ka gjetur (zbuluar) argumentin e saj, duke e lidhur emrin e rajonit Toskana në Italinë e sotme. Me këtë rast duke harruar se lidhjet historike të këtij emri dhe rajonit në Itali me emrin e rajonit në pjesën jugore të Shqipërisë, të Toskërisë dhe banorëve të saj toskë, është tepër i vonshëm në krahasim me emrat e lashtë të këtyre rajoneve dhe banorëve të tyre.
3.
Propaganda serbomadhe dhe argatët e saj, në botën e jashtme apo ndër disa shqipfolës vendës, nuk duan ta përmendin historinë e gjatë e të lavdishme të Epirit, apo historinë e gjatë e të lavdishme të Etruskëve, të cilët kanë jetuar shumë më herët në rajonin e sotëm të Toskanës në Itali, si dhe emri i vendit dhe i popullsisë, siç e kanë quajtur Etruskët veten e tyre dhe vendin e tyre: Rasna dhe Rasni, një emër i përhapur më herët në Gadishullit Ilirik, që njihet sipas një mbretërie dhe mbretit të saj gjysmëperëndi, Rasi (Rrezi) në brigjet jugore të Ilirikut (Traki), përballë Dardanisë në Trojë, si dhe përmes shtetit të mëvonshëm Mesjetar të Rasisë (Rasha) Dardane.
4.
Këtu e ka hallin edhe kjo propagandë serbomadhe, që të mos shpaloset e plotë dhe gjithë-pranuar e vërteta për shtetin mesjetar të Rasisë së Dardanisë (Rasha, Rashka), të paraqitur rrejshëm si shtet i lashtë i Serbëve, përmes emrit Rasi-Raci, me të cilin i ka njohur gjithë Evropa banorët e këtij vendi, edhe serbët e sotëm, deri në shek. 16-të. Për aq më tepër se, edhe shteti i Rusisë dhe populli Rus, deri në atë kohë janë quajtur Moskovitë dhe vendi Moskovi, deri në përvetësimit e emrit të ri, për shkak të famës së Dinastisë Rasiane, të trashëguar edhe nga princesha arbërore, Zoje Paleologu, mbesë e dinastisë Rasiane nga Dardania, e cila pas martesë me princin Moskovit e zgjeroi Moskovinë në Perandori Ruse (Rasiane) të njohur edhe si Roma e Tretë.
(24. 7. 2024)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!