Tradhtarit edhe për së vdekuri ia shohin sherrin populli.

23
Jan
2026
Shkruan: Bedri Deda
Sa herë vjen përvjetori i kryetradhtarit Ibrahim Rugovës aktivizohen lugatët e pjellës titiste të kryelugatit të titistëve dhe plasin sherret dhe trazohet vendi nga pjella e UDB-ashëve të konservuar të pjellës së titistëve të shkollës së Kumrovcit. Edhe nëse ringjallet si Jezusi ky “Hazreti Abrahomi” i titistëve të shkollës së Kumrovcit nuk ka me mujtë me e ndryshu të kaluarën e tij prej një tradhtari që ia ndihmoi Millosheviqit për të nënshtruar për një dekadë popullin e Kosovës dhe për t’ia mbajtë qetësinë Milloshit në Kosovë. Historia të paraqet vetëm ashtu si ke qenë dhe ashtu si ke vepruar dhe nuk ka mundësi ta ndryshojë askush. Dekada më e rëndë dhe më poshtëruese që është poshtëruar dhe i është nëpërkëmbur krenaria shqiptarit ka qenë dekada e kryetradhtarit Rugova që arriti t’i nënshtrojë shqiptarët me politikën e tij pacifiste qyqare. Fatkeqësia më e rëndë që i ka ndodhur popullit tonë ishte kur një pjesë e madhe, shumica mbi 90% e të burgosurve politikë, e dorëzuan bajrakun në partinë e LKJ-LDK-në e kryetitistit spiunit të francezëve Ibrahim Rugova. Është çudi prej se u sëmur dhe iku nga kjo botë ky lugat Rugova spiuni i francezëve më nuk ka pasur asnjë vrasje politike në Kosovë. Të gjitha intrigat, vrasjet tinëzare që kanë ndodhur para luftës, gjatë luftës, por sidomos pas luftës adresën e kanë në Velani ku ishte strofulla e lugatëve të pjellës titiste të UDB-ashëve dhe KOS-istëve në shtëpinë e kryelugatit të titistëve Ibrahim Rugova. Kur i dëgjon në televizione dhe portale durli tradhtari e zuzari titistë duke na treguar lavdata për një qyqar tradhtar si Rugova të mbushet mendja se nuk e ke jetuar dekadën e nënshtrimit të qyqarit Rugova kur një polic qyrran serb me një të bërtitur u zbrazte i gjithë tregu dhe burrat me mustaqe i shkelnin edhe fëmijët duke ikur për të shpëtuar zuzen. A thua nuk kanë fare fije fikiri kjo kope që nuk u kujtohet që Rugova e kishte marrë pëlqimin nga Beogradi për të konvertuar LKJ-në në LDK-në ku edhe është regjistruar si parti ku brenda natës kalojnë të gjithë autonomistët pionerët e Marshall Titos në udhëheqjen e partisë së titistit të Rugoves. A thua mendojnë kjo pjella e fëmijëve të vëllazërim-bashkimit të Marshall Titos që kemi harruar ne kur ky qyqar kryetradhtar mbante zgjedhje nën përkujdesjen e policisë së Milloshit kur Drenica digjej flakë dhe masakroheshin edhe fëmijët e pafajshëm të Drenicës kurse në Prishtinë festohej me këngë e valle për zgjedhjen e kryeqyqarit gjoja si kryetar nën pushtetin e Milloshit. Si mendojnë kjo kope e titistëve se kemi harruar kur Rugova e quante dorë të zgjatur të Serbisë UÇK-në. Mendoni që e kemi harruar deklaratën e kryetradhtarit Rugova kur doli menjëherë pas thyerjes së frontit nga forcat serbe në Grykën e Llapushnikit kur doli para televizionit ky tradhtar duke u zgërdhirë dhe iu kishte bërë zemra mal duke deklaruar: “Tash unë jam më i fuqishëm” dhe zgërdhihej si gomari. Historia të paraqet ashtu si ke qenë dhe nuk ka asnjë mundësi që tradhtia të kamuflohet ashtu si kanë dëshirë zuzarët dhe shushunjat e pjellës titiste të Kumrovcit.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/01/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk