TRADHTIA NDAJ LUFTËS ÇLIRIMTARE DHE REPUBLIKËS?!

15
Feb
2025
Nga: Xhemil Zeqiri dhe Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

UÇK-ja, nuk luftoi për interesa personale, për tenderë që disa politikanë të bëhen milionerë, nuk luftoi për pushtet të uzurpuar, për të vjedhur pasuritë e atdheut duke u korruptuar, duke u krekosur: ja, ne dhe vetëm ne, kemi luftuar, LÇ-re, u bë për një Kosovë të lirë, të barabartë, të drejtë dhe sovrane.
Çfarë po shohim e po dëgjojmë sot?
Një OVL-UÇK-, së, që po heshtë si mumje, përballë korrupsionit, një Organizatë që bashkëpunoi dhe po bashkëpunon me partitë politike të cilat po e çojnë Kosovën vetëm kah prapakthimet dhe drejt rrënimit.
Kjo Organizatë ish-ushtarake, tani civile, nuk i ka mbrojtur as po mbron me vendosmëri vlerat kombëtare, por po i mbron me fanatizmin e sëmurë bajraktarist, interesat e një klike reaksionare (grusht njerëzish) që e kanë kapur shtetin dhe po e mbajnë peng zhvillimin e tij.
A është kjo ajo objektiva e atyre mijëra ushtarëve dhe ushtareve të atdheut, për të cilën luftuam?!
A është ky, ideali i Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, i Mujë Krasniqit dhe i mijëra dëshmorëve që ranë për Kosovën?
-Jo! Kjo është një tradhti ndaj sakrificës së tyre.
Kjo është një Organizatë devijaore, që punon për pushtetin, jo, për historinë!

THIRRJE PËR DISTANCIM!

Sikurse, shoku ynë, intelektuali dhe gazetari largpamës, Gëzim Mekuli, edhe ne të dy shokët e tij, vullnetarisht kemi zgjedhur që, të mos jemi pjesë e kësaj Organizate me orientime të gabuara dhe i ftojmë të gjithë veteranët e ndershëm, veteranët e vërtetë, që urgjentisht të distancohen nga ajo.
Të gjithë ata që vërtetë e ndjejnë se kanë luftuar për Kosovën dhe jo për interesa partiake duhet ta thonë hapur: nuk e njohim këtë organizatë si përfaqësuese të idealeve të luftës sonë!
Të nderuar bashkëluftëtarë, të pushkës dhe të penës!. Nëse vërtetë besoni në drejtësi, nëse vërtetë besoni në sakrificën e luftëtarëve të asaj lufte, atëherë mos lejoni që emrat tanë të përdoren për qëllime të prapësive politike!…
Nuk jemi ne ata, që luftuam për ta pasuruar një grusht njerëzish.
Nuk jemi ne ata, që dolëm malit për të krijuar një kastë të paprekshme që sot tallet me popullin dhe veteranët e vërtetë.
NUK KA LIRI BARAZI AS DREJTËSI PA TË VËRTETËN!
Sot, Republika e Kosovës, është në rrezik nga ata që e kanë kapur shtetin dhe po e minojnë atë për përfitime personale.
OVL-UÇK nuk është më zëri i luftëtarëve, por është zgjatimi i partive që e kanë keqpërdorur dhe rrënuar këtë vend.
-Unë, Frashër Oseku dhe Fadil Shyti, kishim drejt, që nga fillimi, sepse, nuk mund të jem pjesë e një mashtrimi! Sepse, nuk mund të pranojmë që, lufta jonë të keqpërdoret për karrierë dhe para!… Sepse, e dua Kosovën, por jo të kapur nga hajdutët e politikës!
Ftojmë të gjithë ata që e ndjejnë të njëjtën dhimbje dhe Revoltë, të mos heshtin.
Është koha të flasim dhe të shkruajmë për të vërtetën dhe vetëm për të vërtetën!
-Është koha e fundit të për ato që të mbrojmë idealet e vërteta për të cilat luftuam.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
-Turp për ju, që po e shkelni gjakun e tyre për përfitime personale!
Me respekt,
Xhemil Zeqiri dhe Fadil Shyti, veprimtarë, politikë në Skandinavi.
14 Shkurt, 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk