TRAKIA DHE TURKIA/TURQIA (ANADOLLI) – RAJONET DHE BANORËT E TYRE AUTOKTONË, SHQIPTARËT E LASHTË

27
May
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Reflekse mbi historinë
– një këndvështrim ndryshe mbi të kaluarën pellazge-ilire të Trakisë dhe Anadollit
Së paku në dhjetëmijë vitet e fundit para erës sonë banorët e Trakisë ilire dhe të Anadollit, si për nga përbërja etnike e popullsisë shumicë e tyre edhe për nga organizimi shtetëror i përbashkët, kanë qenë të pandarë. Jo vetëm popullsitë e tyre, organizimi shtetëror, si edhe nga pozita gjeografike, rajoni i Trakisë dhe Anadollit kanë funksionuar dhe bashkëjetuar të pandarë.
Edhe lumenjtë më të mëdhenj të Trakisë dhe Anadollit burojnë, rrjedhin dhe derdhen në drejtim të njëri-tjetrit. Lumenjtë që burojnë në malet e Trakisë, i kalojnë fushat e saj dhe derdhen në Detin e Zi, në Detin Marmara dhe Mesdhe; nga perëndimi në lindje dhe nga veriu në jug, ndërsa lumenjtë e Anadollit, nuk shkojnë në jug apo në lindje, por rrjedhin nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, për t’u bashkuar natyrshëm me ujërat e lumenjve të Trakisë në Detin e Zi, Detin Marmara dhe Detin Mesdhe.
Gjuha e folur kryesore e banorëve të këtyre dy rajoneve ka qenë e njëjtë, gjuha shqipe e lashtë (pellazge-ilire), në vazhdimësi të pashkëputshme së paku dhjetë mijë vjet para erës sonë dhe në dy mijë vitet e erës sonë.
Amëza gjenetike e popullsive të këtyre dy rajoneve gjithashtu është e njëjtë. Këta banorë i takojnë racës së bardhë (pellazge, ariane, evropiane), jo racave të tjera aziatike dhe afrikane.
Perandoritë që kanë sunduar në këto dy rajone kanë qenë të njëjta, së paku nga Leka i Madh, Perandoria Romake (Perëndimore dhe Lindore) dhe Perandoria Osmane, deri në çerekun e parë të shek. XX, dhe kanë pasur mbi dymijë vjet një qendër të përbashkët, qytetin e Stambollit (Buzana-Konstandinia), i cili shtrihet në dy brigjet e Bosforit (Besparit), që i bashkon Trakinë dhe Anadollin.
Trakia, rajon gjeografik dhe historik i Gadishullit Ilirik dhe Anadolli rajon gjeografik dhe historik i Azisë së Vogël, së bashku e kanë shkruar historinë e tyre në udhëkryqet e qytetërime më të mëdha të botës, mes tri kontinenteve, Evropës, Azisë dhe Afrikës, mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe si të tillë përbëjnë kërthizën e qytetërimit botëror dhe të historisë së njerëzimit.
Sulmet dhe pushtimet gjatë historisë, nga popuj dhe fise të shumta barbare nga Azia dhe Afrika, me synime për pushtimin e tokave pjellore dhe daljen e tyre në ujërat e ngrohtë të Mesdheut, si dhe për hapjen e rrugëve tregtare për sigurimin e mbijetesë së tyre të rrezikuar në Stepat e Azisë dhe Shkretëtirat e Afrikës, i kanë detyruar banorët vendës pellazgë-ilirë të Trakisë dhe Anadollit vazhdimisht të jenë në luftë për mbrojtjen e tokave të veta, të hapësirës së jetesës dhe qenies së tyre, të kërcënuar nga dyndjet e popujve barbarë në drejtim të viseve të tyre.
Janë të njohura në histori sulmet, luftërat dhe shkatërrimet nga persianët, mongolët, arabët dhe popuj të tjerë si ata, sidomos janë të njohura shkatërrimet nga Mongolët dhe Persianët, sidomos nga Lufta e Kadeshit, Lufta e Trojës dhe të tjera, por fatkeqësia më e madhe e banorëve vendës të Trakisë dhe Anadollit ka filluar me djegien dhe shkatërrimin e vendbanimeve, therjen, vrasjen dhe dëbimin e banorëve vendës nga hordhitë barbare të Xhingis Kanit, emrin e të cilit e ruajnë edhe sot një pjesë e banorëve të këtyre rajoneve, nga padituria ose për shkak të përkatësisë së tyre, që edhe sot ndihen si vendës, jo si ardhacakë e pushtues në trojet pellazge-ilire, të shqiptarëve të lashtë.
Lindja dhe përhapja e besimeve fetare më të mëdha në këto vise, e Krishterimit dhe Islamit, u ka shërbyer dhe ndihmuar banorëve vendës të Trakisë dhe Anadollit të lirohen dhe shpëtojnë nga injoranca dhe barbaria, por nuk kanë arritur t’i mbrojnë nga pushtimet e huaja dhe zaptimet e trojeve të tyre të lashta, kryesisht për shkak të keqpërdorimit të besimeve fetare nga pushtetet e kohës, të cilët kanë funksionuar kryesisht mbi rregulla dhe parime fetare, jo mbi parime të përkatësisë etnike, me këtë duke i dëmtuar rëndë vlerat dhe traditat pozitive, kulturën dhe qytetërimin e mëhershëm, madje duke e zëvendësuar edhe gjuhën e banorëve vendës me koinetë e reja në shërbim të prijësve politikë dhe fetare, të lidhur ngushtë mes tyre, të mbretërve, perandorëve, dinastive dhe krerëve fetarë, duke i përdorë besimet fetare për interesa të veta, shtrirjen e sundimit në territore më të gjera, në vise dhe ndër popuj të tjerë, me gjuhë, kultura dhe tradita të tjera, shpeshherë duke lidhur edhe martesa me të huaj/a, duke sjellë kështu edhe ndikimet e huaja ndër banorët vendës.
Me përfundimin e epokës së perandorive të mëdha, në fillim të shek. XX, procesi i filluar gjatë shek. XIX, krijoi një fazë të re të ndarjes së popullsive të ndryshme, që më parë kishin jetuar së bashku mbi dymijë vjet nën sundime të njëjta, me ngjizjen dhe brumosjen e identiteteve të veçanta etnike, zgjimin e vetëdijes, krijimin e lëvizjeve të rilindjes kombëtare dhe krijimin e kombeve, ky proces nuk arriti ta eliminojë ndikimin e fuqishëm të besimeve fetare, përkundrazi e ndihmoi ndarjen e popujve dhe në vija të besimeve fetare, kështu duke lindur kombe të reja, të cilat me asgjë nuk janë dalluar në të kaluarën me popujt e tjerë me prejardhje të njëjtë.
Kështu filloi edhe ambicia e këtyre popujve për krijimin e shteteve të veçanta të tyre, më tepër për shkak të interesave të prijësve të lëvizjeve të tyre kombëtare gjatë shek. XIX, se sa për shkak të dallimeve etnike. Në këtë proces një rol turbullues kanë luajtur edhe kryeqendrat e besimeve fetare, tani më të ndara mes Vatikanit dhe Stambollit, si përfaqësuese të besimeve fetare. Me ndikimin e Fuqive të Mëdha evropiane dhe të Rusisë cariste, të cilat në këtë periudhë kishin arritur një zhvillim më të madh se vendet e Ilirikut dhe Anadollit, ata e shtrinë fuqishëm ndikimin në këto hapësira për arritjen e qëllimeve të veta ekspansioniste, pushtues dhe grabitqare, ndasitë e filluara mes banorëve vendës i përdorën për interesa të veta, duke futur thikën e përçarjes mbi baza etnike, fetare, krahinore, fisnore e klanore.
Kështu i krijuan kombet e reja dhe shtetet e tyre, Grekët, Serbët, Bullgarët, por nuk arritën me kohë edhe shqiptarët ta krijojnë shtetin e tyre, duke qenë të katandisur në të gjithë hapësirën e perandorive të dikurshme dhe shtetet e reja që u krijuan në territoret e etnike të shqiptarëve.
Roli prijës, kryesor i shqiptarëve në udhëheqjen e perandorive të dikurshme, solli në shkapërderdhjen e tyre, shpërqendrimin në kohë dhe hapësirë, me tendenca edhe të ruajtjes së privilegjeve të mëhershme të prijësve kryesorë të fiseve shqiptare, të cilët më shumë u përpoqën dhe luftuar edhe me armë në dorë, për krijimin e kombeve dhe shtete të huaja, se sa për kombin dhe krijimin e shtetit të tyre, lirimin e Shqipërisë nga zgjedha e huaj dhe prej ndikimeve nga jashtë.
Shqiptarët në këtë gjendje, të ndarë sipas besimeve fetare, të përçarë edhe mbi baza krahinore dhe fisnore, për interesat e prijësve të vetë më të fuqishëm, arritën të bëhen faktor kryesorë për lirimin dhe pavarësinë e Egjiptit, të cilin e sunduan për një shekull e gjysmë. Shqiptarët e lodhur në luftërat e huaja, për lirimin dhe pavarësinë e Heladës (Greqisë), për lirimin dhe bashkimin e Italisë, lirimin dhe pavarësinë e Serbisë, lirimin dhe pavarësinë e Bullgarisë, siç kishin ndihmuar më herët edhe për krijimin e principatave të liruara nga zgjedha e huaj, të Vllahisë dhe Moldavisë, më vonë edhe në krijimin e shtetit të Rumanisë, si edhe krijimin e shtetit modern të Turqisë, shqiptarët nuk arritën ta ruajnë fuqinë për krijimin e shtetit të tyre, së paku në territoret me shumicë të banorëve shqiptarë, sa mbetën deri në fillim të shek. XX., pas luftërave për të tjerë dhe shkatërrimeve nga pushtimet e huaja ndër shekuj.
Kjo histori e fshehur dhe falsifikuar deri në ditët e sotme, nuk mund ta fsheh edhe procesin e krijimit të kombit të ri Turk dhe të shtetit modern të Turqisë, ku roli i shqiptarëve vendës të Anadollit, Trakisë dhe gjithë Gadishulli Ilirik, kanë luajtur një rol vendimtar në krijimin e identitetit të ri kombëtar të popullit Turk dhe në krijimin e shtetit modern të Turqisë, sidomos në mbrojtjen e tërësisë tokësore të këtij shteti, të krijuar në hapësirat e Perandorisë Osmane të mëhershme, në rajonin e Anadollit edhe në rajonin e Trakisë në kontinentin e Evropës, ku shqiptarëve nuk mund t’u mohohet lashtësia dhe autoktonia, për të sajuar histori të rrejshme, me identitetet e kombeve të reja, nga fiset pushtuese të ardhura në këto rajone, si Persianët, Mongolët, Arabët, Grekët (egjiptianët), Sllavët, Tartarët dhe të tjerë, prania më e hershme e të cilëve nuk dëshmohet para pak shekujve, më së hershmi në mijëvjeçarin e parë para erës sonë, në krahasim me lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve, me praninë e tyre në Anadoll dhe Trakinë ilire, të dëshmuar shkencërisht në një lashtësi prej së paku 10-12 mijë vjet para erës sonë.
Përfundime
Nga e gjithë kjo sakrificë shekullore, shqiptarët gati asgjë nuk fituan për kombin e tyre, përveç interesave individuale të pak njerëzve, të cilët më në fund e pësuan keq nga pushtetet e këtyre vendeve. Shqiptarët e sotëm duhet të marrin mësimin e duhur nga kjo histori.
Një pasha renegat shqiptar në shërbim të Portës së lartë, ka thënë se, po doli në dritë historia e vërtetë e shqiptarëve, Perandorinë Osman e merr lumi. Kjo thënie e tij, padyshim se do të vlente edhe për shtetet tjera ballkanike dhe për gjithë historinë e lashtë të Evropës: po doli e vërteta për shqiptarët dhe rolin e tyre gjatë historisë, nga lashtësia më hershme, gjithë historia e derisotme do të ketë nevojë për rishkrimin e saj nga fillimi.
1. Thracia-Tracia/Traki-Trakia;
2. TVRCHIA /Turkia –Turqia.
1a. Turk-Turç/Turçët –Turkët –Turqit;
2a. Trak/Trakët.
1b. Turçe/Turke –Turqisht;
2b. Trake/Trakishte.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk