(sot,po vjen në Llap, Adem Demaçi *)
1.
Tungjatjeta Heroi im
Mirë se vjen në qytetin e ëndrrave
Aty do rrish ku dielli do të përqafoj
E toka do të mban ty përjetësisht.
–
Ne po të presim nën hije të lisave
Ku dëbora e bardhë ka mbuluar tokën
E sa ngrica të akullta i kalove o Bacë
I mbyllur në çelin e burgut të rëndë.
–
Sot ejani këtu në qytetin e Llapit
Se krushqit e lirisë po të presin ty
Të presin vashat të veshura me duvak
Të gjithë në kokë po mbajnë plisin e bardhë.
–
Mirë se erdha o trimi i tokës së Shqipërisë
Prangat i theve në ditët e rënda të robërisë
Sot sa bukur sytë të shkëlqejnë o trimi i nënës
Mirë se vjen Adem Demaçi o shpirti i shqiponjës.
2.
Tungjatjeta Heroi im i Dardanisë tonë
Sot Bacë plaga jote dritë neve po na bën
E po na i ndriçon udhët drejt Shqipërisë
Vështrimi yt Bacë ka rrezuar shtigjet e lirisë.
–
Mirë se erdhe Adem Demaçi në tokën tuaj
Aty ku lindja dhe vaji të rritën në varfëri
Aty ku shqiponja u gravua në flamur kuqezi
Tungjatjeta o Baca i burgjeve për një Shqipëri.
–
Fushat janë kthye në lulebore për ty Adem
Bardhësia ka mbuluar udhët në çdo anë
Ashtu siç kishe shpirt të bardh o Baca jonë
Sot Llapi është mbuluar me dëborën e bardhë.
–
Llapi po e pret të birin e saj në vendin e kohës
E koha e kthen Adem Demaçin që tek nisja e tij
Aty ku u ngritë flamuri i përgjakur i shqiptarisë
Aty ku Baza e Parë i bëri themelet me gjak të lirisë.
3.
Tungjatjeta Heroi im Adem Demaçi
Guximi juaj na bëri të ecim me besim
Frikën ta varrosim në dhén e zi të tokës
Udhën ta vazhdojmë deri në Ribashkim.
–
Mirë se erdhe o Baca i maleve të ushtrisë
Sa i pikëlluar dukesh o trimi i motrës Ajshe
E pikëllimin ta lexoj vetëm unë gjaku i juaj
Se përçarjen se ke dashur kjo të ka lënduar.
–
Sa bukur i rri tokës e mbi tokë qëndron
Sot na vështron të gjithëve që jemi këtu afër
Na thuaj o lum Baca po na thuaj ndonjë fjalë
Nëse do na pështyj e nëse do sërish ti na falë…
–
Na fal i lum Baca për kohën që e kemi zgjatë
Na fal për përçarjen që e kemi rritur prap
Na fal për Amantin tuaj qe na le për ribashkim
Na fal qe hoqëm dorë për bashkim të Shqipërisë.
–
E di o Baca jonë fare mirë unë e di
Që ju ishit e jeni i madh e na fal neve të vegjëlve
Por një gjë e di që kurrë askujt ti nuk ia fal
Nëse nuk bashkohet shqiptari me shqiptarë.
–
Këtë fjalë ma the ditën e fundit që të pash
Në oborrin tuaj Adem Demaçi në Prishtinë
Të fala shokëve me the dhe të ma ruani lirinë
Luftoni për t’i ribashkuar tokat e Shqipërisë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!