TURPI QË NA BËN TË SKUQEMI

26
May
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Skandaloze
Skandaloze (Qortim publik për pushtetin dhe politikën)
Si ka mundësi të shpjegohet ky përçmim dhe degradim i arsimit dhe shkencës shqiptare në Maqedoninë Veriore, kur në qeverinë e këtyre viteve (LSDM-BDI) mbi gjysma e ministrave kanë qenë shqiptarë, dy zëvendëskryeministra, ministri i Arsimit dhe Shkencës, kryetari I Kuvendit, me alamet politikanë e pushtetarë, të cilët i kanë dridhur vazhdimisht auditorët e këtyre universiteteve, UT-së dhe UNT-së, në shënime të përvjetorëve dhe manifestime të tjera, kryesisht partiake, jo arsimore dhe shkencore, duke bërtitur me patos atdhetar kinse për ata universitetet janë “tempujt e shenjtë të dijes”!
Kjo është pafalshme, sidomos kur merret parasysh se, vetëm në Universitetin e Tetovës funksionojnë disa institute shkencore, laboratorë, në disa fakultete, sidomos në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, ku me sakrifica të mëdha të profesorëve, asistentëve dhe studentëve vazhdojnë të shënohen rezultate të lakmueshme.
Ky le të shërbejnë si një shembull i keq nga e kaluara, për tejkalimin kësaj gjendje, pse politika duhet të qëndrojë sa më larg nga institucionet arsimore, nga politika nuk këshillohet e nuk merr mësime, por përhap infektimin që mbart nl vete pushteti jodemokratik, si nepotizmin, korrupsionin, mashtrimet, propagandën dhe ligësi të tjera.
Tepër e dhimbshme dhe poshtëruese për popullin dhe inteligjencien shqiptare, që kanë sakrifikuar kaq shumë për arsimin dhe shkollën shqipe, sidomos për Universitetin e Tetovës.
* Autori i shkrimit është ideatori dhe hartuesi i Platformës për hapjen e Universitetit Shqiptar në Maqedoni, nga Kuvendi themelues: Universiteti i Tetovës.
(23. 5. 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk