“Kur te vine mente, nuk t’i hane as qente!”
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!ose,
“Na vine mente, kur na humbasin dhente!”
Kur ben veprimecte nxituara e qe te kostojne jo pak, shikon edhe rezultatin negativ kunder vetevetes, atehere “behesh i zgjuar, te vijne mente”, pasi ke humbur shume.
Perdoret ne Kosove (Dardani) dhe ne mbare SHQIPETARINE.
Nje nga shembujt me te dhimbeshem dhe me pasoja katastrofale eshte edhe aprovimi i Gjykates raciste, nje etnike Speciale “te Kosoves”, pa kosovare, e kunder vete interesave te ekzistences se popullit, gjykate qe ashtu sic pritej, kriminalizoj viktimen dhe rehabilitation agresorin kriminel, Serbine. Pasojat rrezikohet te jene teper te medha. Organet e inteligjences se Serbise, Rusise, dhe te te gjithe armiqeve te kombit shqipetar, perfshire ketu edhe ndonje apo me shume nga “miqte” tane, qe rrrijne ne hije, me skenaret e tyre te hijes, rrezikojne te denojne jo vetem njerez te pafajshem, por edhe rikthimin nen Serbi. Nje skenar i tille, eshte i mundeshem, ne se prapa perdeve te qarqeve “diplomatike”, eshte bere ndonje pazar ne kurriz te shqipetareve per ta rikthyer Kosoven nen Serbi, ose me a paketa, per ta realizuar ate qellim shkalle shkalle me zajadjenicat, e marre jo vetem Veriun, por tere Kosoven. Keto skenare, edhe me aktivizimin dhe komandimin e opozites kosovare per te bllokuar shtetin, jane te deshirueshem edhe nga disa nga “miqte” tane, qe ne emer te stabilizatimit rajonal, te kthimit te Serbise nga Rusia ne Europe, me “karamelen dhe karroten” KOSOVE, te shkaterrojne e c’bejne shtetesine, pamvaresine dhe integritetin e saj.
POPULLI THOTE:”Me mire vone se kurre!” Kur te vine mente me vonese, duhet te jeshe me i mencur se me pare, sepse eshte me veshtire se me pare, e kur e ve veten ne poziten e “te pagdhendurit”, “nuk e mbledh dot me qumeshtin nga kusia qe i dhe shqelmin dhe e derdhe”!
Populli i Kosoves, dhe jo vetem ne KOSOVE, duhet te ngrihet ne protesta masive kunder tendences jo morale te fajesimit te shqipetaeeve me materiale kompromentuese te fabrikuara e te derguara nga sherbimet e fshehta Serbe, ne GJYKATEN “e KOSOVES”, ne Hage.
Protestat duhet medoemos te jene ne mbrojtje jo vetem te individeve, e theksoj, jo vetem ne mbrojtje te individeve, por te orientohen ne mbrojtje te luftes se lavdishme CLIRIMETARE te UCK-se, dhe te vete causes, te te vertetave te asaj lufte, dhe te emerit te ndritur te UCK-se.
Baltosja nga “drejtesia” e nje lufte, eshte krim nderkombetar, dhe nuk duhet lejuar.
UCK-ja eshte nderi, dinjiteti, historia, e kombit, eshte mbrojtja e kombit edhe pas mbarimit te luftes, ndaj mbrojtja e saj eshte jetike, eshte domosdoshmeri historike, eshte arme per perparimin e KOMBIT.
11 Gusht 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
