A ka njeri me dy fije mend në kokë, i cili e beson përrallën se Udbashi faqezi,
Fatmir Sheholli, e ka dashur UÇK-në!!? Ky e ata si ky, që i kanë pasur duart deri në bërryla të gjakosura me gjakun e heronjve të kombit, ata që i bënë torturat më tmerrshme ndaj bijëve më të devotshëm të Kosovës martire, sot po dalin si trubadurë donkishotianë për ta promovuar “heroizmin” e tyre, hiç më pak se 25 vite të vonuar!!?
O ju krimbat e WC-ve, që po na kontaminoni prapë me aromën e gërditshme të skllavërisë serbe, mjaftë më, mjaftë më! E dij se ju, jeni rritur moçaleve të zvaranikëve serbë, dhe nuk e keni pasur për asgjë, që ju e familjarët tuaj, të dilnit në TV e Serbisë dhe ta demaskoni UÇK-në për krimet, që policia e ushtria serbe i bënte mbi kombin tonë të pambrojur. E dij se ju jeni akomoduar ka kohë në moçalet e zvaranikëve, mirëpo, për hirë të Zotit! mos na nxini edhe sot qiellin tonë ku po valon ylberi i lirisë, të cilin ju e mbanit në prangat serbe, afër një shekull…
Ne nuk kemi harruar se ishit pikërisht ju, Udbashët, sadistët më të pashpirtë të kombit shqiptar që me cinizëm kafshëror thonit;
Se nëna nga mielli e gatuan bukën, kurse ne nga buka e rikrijomë miellin;
Ju ishit ata që na urinonit mbi fytyrat tona, për ti kënaqur epshet e eprorëve serbë;
Ju ishit ata që na torturonit në organet gjenitale;
Ju na rrihnit me vizore mbi thonjte e duarve te enjtura nga rrahjet paraprake me kërbaç në shuplakat e duarve;
Ju na i mbysnit nëpër biruca shokët tonë dhe i mirrnit çertifikatat e “mjekëve” se, gjëja, vdekja është pasojë e TBC-së;
Ju na vrisnit në zyret tuaja dhe na dërgonit kufomat buzë kufirit, gjëja, se kemi tentuar ta kalojmë ilegalisht kufirin shqiptaro – shqiptar;
Ju iu fusnit të burgosurve kërbaçin në anus e gabzherr, për ta pranuar veprën e sajuar;
Ju iu fusnit kokën të burgosurve në kovat me ujë deri sa të alivanoseshin;
Ju i fusnit në biruca “femrat shqiptare” për të na shantazhuar, dhe ato mjerane i detyronit të klithnin-ndihmë o vëlla!;
Ju i hapnit varret, e i fusnit aty të burrgosurit sylidhur dhe i “pushkatonit” fiktivisht;
Ju i arrestonit bijtë tonë dhe me javë e muaj i sorollasnit prindërit e familjarët tonë duke u shtier se, gjëja, nuk e dinit ku janë bijët e tyre…
Ne sot jemi fitues, armata më e ndërgjegjësuar e kombit. Ne nuk i kemi harruar shfyerjet e juaja, ato i përjetonim si tërbime kafshërore. Ne e kemi parë me sytë tonë skëterrën e mizorive tuaja.
Ndaj edhe ju kemi quajtur e do ju quajmë prore me emrin që e meritoni, jashtëqitja e kombit tonë


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
