Udheheqja e qeverise Kurti, perseri nen presion?!

05
Aug
2024
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit te Kosoves Glauk Konjufca, duhet te qendrojne fuqishem ne kembe, te jene kembengules qe ura e Ibrit te hapet, edhe pse kundershtojne vendet aleate te Quintit. Sigurisht per shume njerez, nje veprim I tille do te quhet cmenduri, sepse eshte plotesisht e vertete, se jo vetem clirimi, por edhe ruajtja e paqes ne Kosove, eshte merite kryesisht e vendeve te Quintit, e po ashtu edhe ruajtja e po pamveresise se saj.
Politikat globaliste te perfaqesueseve te Sorrosit, te cilet kane peshe jo te vogel edhe ne vendet e Quintit, duhet te mos pranohen. Nuk ka dhe nuk duhet te kete negociata me territorin e Kosoves, per t’i “dhene dicka” Serbise. Ka dy shekuj qe Serbia merr nga Kosova jeten e qindramijera shqipetare, territore shqipetare dhe po pasurite e tyre, e tani nuk ka pse te vazhdohet “t’i jepet dicka”!
Ju te nderuar personalitete te Quintit, duhet te vazhdoni te tregoni respekt per vlerat demokratike, dhe historine, t’i jepni te drejten e mohuar kombit shqipetar, e jo te vazhdoni ta tregetoni nen agenden globalists interesat e kombit me te vjeter ne Eirope, kombit shqipetar, qe padrejtesisht jane marre neper kembe.
Ju te nderuar, perfaqesues te Quintit, nuk mundet te perdorni interesat e shqipetareve, si monedhe tregu per shkeputje e Serbise nga Rusia. Nje tendence dhe veprim i tilke, ne mosrespekt per vlerat demokratike te vendeve te tuaja, sigurisht qe do t’ju kompronentoje edhe ju ne vendet tuaja, perballe forcave te verteta demokratike.
Ne se ju, zoterinj te Quintit, vazhdoni te beni presion dhe bllockade ndaj Kisoves, ju tregoni se jeni vetem nje hap, larg nga ekstremi i djathte ne Anerike, ne France e kudo gjetke, qe seriozisht kerrcenon vlerat demokratike ne vendet tuaja e me gjere.
Thirrja ime si qytetar shqipetaro-amerikan ndaj jush, eshte te ndryshoni sensin e nderrimit te vendeve te agresorit Serbi me viktimen Kosove, e ta drejtoni tehun e luftes e te bllokades qe keni tani ndaj Kosoves tek Serbia agresore.
Ju zoterinjte te Quintit, e keni forcen diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, per ta ndihmuar apo varrosur ceshtjen Kosovare e te mbare kombit shqipetar. Ne se ju zgjidhni te paren, ashtu sic bete me ndihmen per clirimin e saj, vazhdoni ne kete rruge per ta konsoliduar lirine dhe integritetin e atij territori shqipetar qe i perket vetem popullit te Kosoves e te askujt tjeter. Kjo eshte rruga e vetme qe nderon demokracite ne vendet tuaja, dhe ruan e zhvillon dashurine e miqesine e shqipetareve ndaj jush, miqesi qe politikane realiste ne vendet tuaja, me siguri qe e cmojne teper me vlere per edhe vete ekzistencen tuaj ne tallazet e ardheshme te zhvillimeve boterore. Shqipetaret dine mire ta cmojne miqesine, por dine mire edhe te jene pragmatiste, ne se dikush nga diplomatet tuaj i sherben globalizmit per te varrosur ceshtjen shqipetare, e kjo eshte edhe ne demin tuaj.
Shqipetaret nuk u zhduken edhe nuk do te zhduken. Ekzistencen e tyre historike dhe fizike, ata kane ditur ta mbrojne ne te kaluaren, e do te dine ta mbrojne edhe ne te ardhemen.
Ne anen tjeter, udheheqja e Kosoves, qeveria Kurti kurresesi nuk duhet te pranoje marreveshjet e shkuara, nga mediokritet apo tradhetia e paraardhesve.
Quinti nuk ka as te drejten me te vogel morale qe te kerkoje zbatim te marreveshjeve ne dem te shqipetareve, edhe pse ato jane firmosur nga “shqipetare”, qe sot jane diku te akuzuar nga “gjykate kosovare” pa kosovare e jashte Kosoves.
Edhe ne vendet e Quintit, apo diku tjeter ne Europe, historianet mund te sjellin shembuj ku marreveshjet e neneshkruara nuk jabe zbatuar, kur jane jane ne kundershtim me interesat e atij qe ka firmosur. Shembulli konkret I moszbatimit te marreveshjeve, eshte vete Serbia.
Opozita kosovare, duhet te ndaloje luften per karrike, lufte qe shkaterron Kosoven, e te veproje vetem ne interes te saj.
Territori, dhe liria e Kosoves, nuk mund te cenohet, sado e rende te jete situata, ne se nuk gjendjen “shqipetare”, qe firmosin per kunder interesit kombetar. Sado i madhe te jete po presioni i jashtem dhe i brendeshem, kunder interesit kombetar, asgje nuk mund te arrihet pa firmen e tradhetise, ndaj ajo duhet nuhatur qe ne fillimin e saj, te mos nenvleftesohet as edhe nje veprim sado I vogel qe krijon dyshim per nje tradheti te rradhes, e t’i priten kembet tentakulave qe zgjaten perdite e ne cdo ore ne jeten tone politike, ekonomike e ne te gjitha fushat e jetes.
Sot ne ekonomine e tregut, nga ca “shqioetare” zuzare, eshte bere mode tregetimi i popullit I e i atedheut, por ata bejne gabim qe ndjehen te sigurte, sepse populli nje dite din se si t’i shperbleje, dhe keta, mire bejne te mos e vene ne dyshim!

04 Gusht 2024

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/08/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk