Ujku, qeni dhe torishta

28
Dec
2022

Shkruan: Dritan Goxhaj

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në kosovë ekziston një shprehje : Qeni i keq ta bjen ujku në torishtë (vath). E tashti që ujku na erdhi në torishtë të gjithë po thonë që fajin e ka ujku. Por ujku mor njerëz atë punë ka, ne ndaj e kemi vënë qenin që mos të na vij ujku.
Normal që tashti që erdhi, puna më e ngutshme është të mbrojmë torishtën (vathën/stanin), por ama nuk mund ta bëjmë atë pa analizuar sesi erdhëm deri në këtë derexhe.
Edhe kjo situate që duket kritike në Kosovë e që thjesht është një përsëritje e të njëjtave situata të vitit 2008 e deri në 2013 ka nxitur tashmë shqiptarët, sidomos nëpër rrjetet sociale që të shprehin “patriotizmin” e tyre, të nxitur edhe nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës.
Të cilin dhe i cili kishte premtuar të ruante torishtën.
Nga e gjithë kjo situatë dalin dy pyetje thelbësore:
1. Si erdhëm deri në këtë gjendje?
Në këtë pikë erdhëm pas tentativës së qeverisë së Kosovës për të implementuar të plotë marëveshjen për targat e cila hyn te marëveshjet e njohura si Liria e lëvizjes. Marëveshje që janë nënshkruar nga të dyja palët si fillim në 2011, pastaj sërish në 2016 dhe e fundit në 2017.
Kryeministri i kosovës deklaron se e ndërrmori këtë hap për të shtrirë sovranitetin e qeverisë së tijë në të gjithë territorin e republikës.
Dhe kjo lloj nisme për sovranitet është fisnike në parim. Por lind pyetja: Si e shtrin sovranitatin qeveria nëpërmjet një marëveshje e cila e cënon sovranitetin e Kosovës dhe diskriminon qytetarët e saj?
Po ta shohim këtë marëveshje me aq sa ajo është bërë publike( sepse problemi me të gjitha marëveshjet që palët kanë nënshkruar në Bruksel, dhe që konsistojnë në rreth 50 dokumente që mund të përmblidhen në rreth 21 marëveshje në total, nuk janë bërë publike dhe as transparente), ka dy pika të cilat vërtetojnë cënimin e sovranitetit dhe diskriminimin.
Një nga pikat e kësaj marëveshje që diskriminon gjith qytetatër e tjerë të Kosovës thotë se ata serbëe të Ksosvës që duan të vendosin targa dhe letra të Kosovës nuk do të paguajnë asnjë detyrim për këto dokumente.
Ndërkohë që gjith qytetarët e tjerë të Ksovës ju duhet të paguajnë për dokumentet dhe targat e makinës.
Lind pyetja: Përse serbët duhet të trajtohen ndryshe nga banorët e tjerë të Kosovës?
Ndërsa pika e dytë e kësaj marëveshje dhe që cënon sovranitetin e Kosovës thotë se ata sërbe që e kanë paguar doganën e makinës së tyre në Serbi nuk do t’ju kërkohet ta paguajnë doganën në Kosovë por do ju njihet.
Kjo do të thotë që të njihet sovranitetit i Sërbisë mbi Kosovë dhe kjo përbën shkelje të sovranitetit të Kosovës.
Dhe si rrjedhojë vim te pyetja tjetër: Përse duhet qeveria e Kosovës të kërkojë të implementojë një marëveshje e cila cënon sovranitetitn e Kosovës?
Në vend që qeveria të kërkonte të rinegocionte këtë marëveshje kaq diskriminuese për qytetarët e saj dhe cënuese e sovranitetit të republikës, ajo tenton ta implementojë atë duke sjellë një reagim të pritshëm nga ana e sërbisë dhe strukturave të saj paralele të cilat prej marëveshjes së vitit 2013 bënin pjesë në sistemin qeverisës të kosovës, si lokal edhe qëndror edhe juridik dhe të sigurisë.
2. A do të ketë luftë?
Edhe më parë në një reagim të timin e kamë shkruar se për mendimin tim nuk do të ketë asnjë luftë. Kësaj rradhe e bazoj edhe mbi deklaratën e vetë Vuçiçit i cili në një dalje televizive para disa ditësh deklaroi “ Do t’i kërkojmë KFOR-it që të koordinojë kthimin në Kosovë të personelit të sigurisë të Sërbisë sipas rezolutës 1244”.
Nga kjo deklaratë duket qartësisht që Sërbia nuk ka ndërmënd ta sulmojë Kosovën pasi ajo e njeh autoritetin e NATO-s nëpërmjet KFOR-it.
Dhe këtë pasi në 3 Qershor të vitit 1999 parlamenti Serb ka miratuar atë që të gjithë e njohim si Marëveshja e Komanovës. Dhe pasi e ka miratuar ka autorizuar në atë kohë Shefin e Shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë Jugosllave dhe Serbe si dhe Ministrin e Brendëshëm të saj që të firmosin këtë marëveshje në emër të qeverisë së Sërbisë dhe asaj Federale në Kumanovë me NATO-n, në datë 9 Qershor.
Dhe në Nenin 1 pika 4/a e kësaj marëveshje shkruan se” asnjë forcë e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe as e Republikës së Sërbisë nuk do të hyjë e as do të rihyjë ose të qëndrojë në territorin e Kosovës pa miratim të më parshëm nga ana e komandantit të KFOR-it”.
Pra thënë shkurt Vuçiçi tregoi se nuk ja mban të bëjë luftë me NATO-n.
Por Kurti thotë se “ Do t’i përgjigjemi agresionit me gjithë fuqinë”. Nje deklaratë e tillë i shkon për shtat atyre si puna jonë që shkrujamë në Fb, por jo një kryeministri, pasi me një deklaratë të tillë ai po shumëzon me zero KFOR-in dhe NATO-n.
Pasi ato janë primare për sigurinë në dhe të Kosovës. Dhe derisa NATO dhe as KFOR-i nuk kanë hequr dorë nga ushtrimi i këtij obligimi, ku që ditën e parë të përshkallëzimit të situatës Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s i telefonoi Vuçiçit, është e pa arsyeshme që kryeministri të flasi sikur ne kemi mbetur vetëm dhe tashti na duhet të mobilizojmë gjithçka.
Dhe ajo që është edhe më kryesorja, kurrë Sërbia nuk do i hynte një lufte të re me NATO-n, pasi ajo jo vetëm që do humbiste ushtarakisht por do të humbiste edhe dominimin e saj mbi këtë pjesë të Ballkanit.
Si mendoni ju se Sërbia do të hiqte dorë nga kontrolli që ka mbi Shqipërinë prej viti 1981, ku të gjithë qeveritë pas këtij viti nuk janë ndërtuar pa bekimin e porosinë e saj !
Mendoni se vërtet Sërbia do dëshironte të humbte këtë Ballkanin e Hapur për të cilin po punon pa lodhur Ed Rama!
Mendoni se vërtet Sërbia do hiqte dorë nga ky hegjemonizën ekonomik që ka mbi Kosovën, Maqedonin e Shqipërinë, të cilat i ka mbushur me produktet e saja!
Jo kurrë nuk do bëntë një vetvrasje të tillë.
Ndaj edhe kryeministri i Kosvës të cilit i kemi besuar torishtën duhet që të veprojë në lartësinë e detyrës dhe të premtimeve elektorale tija dhe forcës politike që drejton, e jo tw sillet si militant partie me deklarata patriotike.
Pasi e gjithë kjo ngjan me me një dramë me regji europiane e aktorë ballkanas, ose si e themi ne ndryshe : një punë me propozim nga poshtë e miratim nga lart.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk