Uranit Butkës, i mungon natyra shumëdimensionale në shkrimet!

25
Jan
2023

Shkruan: Genta Petrit Kaloçi
U bënë afro dy muaj që mundohem të lexoj këtë libër shkruar nga Uran Butka, “Dora e shtetit”, por nuk shtyhet për qamet. Për të fituar kundëeshtarin duhet ta njohësh atë me dhëmbë e dhëmballë për atë që përfaqëson dhe përcjellë nëpërmjet vendimeve, zgjedhjeve, shkrimeve të tij. Mikun mbaje afër, armikun akoma më pranë.
Konkretisht libri është një material sipërfaqësor, i cekët, i sheshtë një dimensional. Nga aspekti i përshkrimit të ambjentit të jashtëm bëhet në mënyrë të qartë e mundohet të përdori figura letrare tipike, të ngurta dhe përfaqësuese të një jete në zonat e larta, malore të vendit tonë. Në të cilat mbahen për natyrën e tyre përshkruese, artistike, lirike. Këtë pjesë e ka përfituar mirë edhe për shkak të jetës së tij në ato zona, të cilën e ka përthithur, ndërthurur edhe me faktin e studimeve në gjuhë letërsi.
Uranit, i mungon natyra shumëdimensionale në shkrimet e tij. Mundohet të përcjelli në mënyrë diktuese, të çalë, të njëanshme pa u futur në thellësinë shpirtërore të individit të vështirësive të kohës që jetonte dhe ndërveprimit të tyre sipas modelit kombëtar dhe nacional për një shqipëri të fortë e të pavarur. Në çdo tregim karakterizohet me një dëshmi tendencioze sipas këndvështrimit të përfitimeve personale mbi atë që quhet ligj, drejtësi, e vërtetë duke përdorur dogmën fetare për të shfajësuar mëkatet, krimet dhe paaftësinë e të kuptuarit në terma psikosociale në dobi të shoqërisë, familjes, unit, vendit dhe jo egos, superegos të frymëzuara nga dogma fetare.
Më konkretisht, autori mundohet të përcjelli paaftësinë e individit të luftojë mbi veten, mbeturinat e egos së tij për të mirën, dobinë, interesin, drejtësinë, të vërtetën e përgjithshme sociale.
Paaftësia e njeriut për t’u rritur, pjekur, maturuar nëpërmjet mekanizmave, institucioneve që i jepte shteti mundohej ti kthente e ti quante si diktat të dorës së shtetit. Në vend që ti përdorte në dobi të tij e të reflektonin në shoqëri na i përshkruan si padrejtësi e shkelje tt drejtave njerëzore pa respektuar e vepruar sipas ligjit. Tipat si urani me shokë e konsiderojnë veten mbi ligjin, që mbart e pjell padrejtësinë sociale që jetojmë tre dekada.
Ashtu siç thonë edhe ata autorë të mëdhenj e të huaj që citoni se, i miri e i drejti nuk ka nevojë për ligjin, ashtu si s’ka ligj që t’a ndreqi të ligun.
Zbatimi i rregulloreve për të garantuar një jetë sa më të drejtë, të barabartë e të denjë me meritokraci për të gjithë e quan si shkelje tt drejtave të njeriut.
Autori mosmirnjohës i pushtetit që e arsimoi pavarësisht se, e sulmon në një moment, ose në kohë tjetër nuk do të kishte mundësi as të mbaronte filloren sidomos nën pushtimin e atyre që lavdëron para ’45ës. Një tjetër fatkeqësi e njerëzve të tillë që vetquhen shkrimtarë pa asnjë vlerë reale shoqërore, pavarësisht se, shkrimet e tyre i shërbejnë statusit quo të padrejtësisë, mashtrimit, manipulimit fetaropolitik në rrang vendas e botëror, të cilën e arkëtojnë me fonde e tituj të pavlerë e të dyshimta për nga kriteret e vlerësimit. Nga ana ana tjetër këta tipa hiqen se punojnë, martirizohen për to, ndërkoh që, refuzojnë punën e caktuar në emër të shkeljes së lirive.
Kësaj çfarë i thua?!
Këta janë interesantë. Individë të tillë jo vetëm që jetojnë, plaken e vdesin, por fatkeqësisht nuk arrijnë të kuptojnë ligësinë, të cilës i shërbejnë me aq vrull e dëshirë përgjatë jetës së tyre duke u fshehur pas etiketimeve fetaropolitik.
Tipa të tillë të paaftësh, të papjekur, të pa maturuar, të pa vlerë, sipërfaqësorë e të sheshtë në arsyetim bëhen lehtë, servilë, spiunë, çirakë të padronëve të tyre se, fundja aq arrijnë të kuptojnë dhe më keq akoma nuk duan as të mësojnë që të arsyetojnë.
Të tillë tipa ngatërrojnë në shkrimet e tyre hyjnoren me dogmën dhe emisarët fetarë si mesia/shpëtimtarë të rremë të vetes e shoqërisë. Ngushtësinë e tyre shpirtërore dhe ngurtësinë në të menduar e të shkruar e përcjellin si padrejtësi ligjore që bëhet ndaj tyre nga ligji dhe e drejta.
Në asnjë moment e rresht nuk bëhet fjalë për një ndriçim personal, pavarësisht se shkruan për priftërinj/hoxhallarë, besime ferare, por që artistikisht ngec te përshkrimi, përkufizimi i tyre dhe jo te thelbi i drejtësisë hyjnore që është drejtësia ligjore që bazohen te dashuria për të vërtetën e vendosur nga ligji i së drejtës.
Të gjitha tregimet e tij janë mjerisht të ngurta pa ndjenjë, përcjellin vetëm hakmarrjen në formën e saj më të egër, primitive pa u bazuar në tre kollonat që janë, e vërteta, e drejta dhe dashuria për veten pa cënuar të drejtën dhe jetën e tjetrit.
Tekstet një dimensionale në një botë shumëdimensionale nuk mund të quhen art, kur çdo ditë e më shumë njeriu kërkon të kuptoj veten, jetën, natyrën, universin, gjithësinë në një përpjekje të vazhdueshme të dëshifroj ligjet e kuantikës, të cilat mundohen ti përcjellin në të gjitha fushat e jetës si arti, shkenca, teknologjia etj. Pikërisht kjo cekëtinë moçalishteje vihet re në shkrimet e uranit. Të mendosh se, kjo cekëtinë vjen nga një person që e quan veten të arsimuar në gjuhë letërsi akoma më keq, që arsimin e ka kryer me lekët e popullit, buxhetit të realizmit socialist, por që paturpësisht me shkrimet e tij është munduar ti marri puntorit, fshatarit akoma edhe kotheren e frymën e fundit të mundit të përbashkët nëpërmjet përshkrimeve me lot e qurre si keqardhje vuajtjesh e padrejtësie. Urani do justifikohet, do sulmojë e do kërkojë se gjoja meriton vlerësim për veprën e tij. Kërkon të marri meritat si gjoja disident e i dënuar, por harron se vetëm kjo nuk mjafton që një vepër të ketë vlera artistike. Uranin, nëse pushteti do ta dënonte për bindje politike familjare, atëherë nuk do ti jepte të drejtë studimi për mësuesi, pikësëpari kjo e vërtetë, fakt rrëzon pretendimet e të dënuarit politik. Atë e dënuan ligjet e jo sistemi. Në çdo sistem vendimet e gjykatës nuk komentohen, ashtu siç n’a thonë drejtësia e plepave që ngritën urani me shokë pas 90ës, por që çuditërisht i komentojnë aty ku u preket interesi në dëm të çështjes kombëtare. Urani në moshën që ka duhet të arrijë të kuptojë se, manipulimi i opinionit publik nuk të shfajëson nga krimi moral dhe i qëllimshëm për të shtrembëruar faktet e të vërtetën vetëm që, të dukesh si i vuajtur politik e kjo automatikisht ti japi titullin e autorit të madh. Ashtu siç mundohen të n’a bindin urani me shokë se saliu është burrë shteti meqse vrau e gjakosi shqipërinë, kosovën e trojet shqiptare në emër të demonëve të kracisë me yshtjen e uranëve me shokë nën frymëzimin dogmatik fetaropolitik.
Ndër të tjera librin mezi e kam shtyrë, nuk lexohej për qamet, çdo ditë maks 2-3 faqe, kishte një frymë negative nëpërmjet figurave të ngurta letrare të ambjentit të jashtëm. Autori, ose nga paaftësia, ose qëllimisht i linte materialet të përgjysmuara për të dhënë gjoja të drejtën lexuesit të mendojë sipas qorrsokakut të uranit. Një përgjysmim të ngjarjeve për të përcjellë gjoja ndërhyrjen e dorës së shtetit. Në çdo sistem politik dora e shtetit është prezente në shoqëri, çështja është vepron në dobi të së drejtës, vërtetës apo padrejtësisë, mosveprimitqë përkthehet në fitim territori nga krimi?
Kaq e thjeshtë.
Pikërisht këtë fakt nxjerr në pah ky libër, nivelin e tij të ulët për nga perceptimi gjithpërfshirës të personazheve dhe duke himnizuar pseudo padrejtësinë individuale të sistemit njëkohësisht indirekt dhe nën rrogoz i thurr elozhe krimit të organizuar që pret në hije, në luftën midis egos dhe unit individual që reflekton në shoqëri.
Pyetja kryesore dhe e vetme që lind është, përse ky cungim i njëanshëm i përshkrimeve të jetës së personazheve? Përse nuk kap shumëdimensionalitetin e ndryshimeve për një botë të drejtë e të vërtetë, por i kap nga padrejtësia dhe pangopësia e egos individuale për të patur më shumë, për të marrë më shumë, për të përvetsuar pa menduar të japi mbrapsht, atë që mori paraprakisht dhe me paradhënie nga shteti dhe pushteti popullor me të drejta studimore, punësim, arsim e të tjera?!
Nevoja e tij për të përbuzur pushtetin popullor, dijen urtësinë popullore nëpërmjet pseudomartirizimit.
Shkruan për dogma fetare në tekstet e tij, për gjynafe e të dënuar (të cilët janë dënuar sipas ligjeve dhe provave të pakontestueshme të asaj kohe), por që nuk e zbaton te vetja, as nuk e kërkon te personazhet e tregimeve siç janë përgjegjsia, ndërgjegjsimi, vetëdija personale dhe ajo kolektive.
Na shkruan për pseudo besimtarë e pseudopërfaqsues të fesë, të cilët në vend që të vetëzbatonin urdhrat e shkrimeve të shenjta (gjoja fjalët e zotit) janë të parët që i shkelin, tjetërsojnë, manipulojnë, shtrembërojnë ato sipas interesit politikopersonal.
Pikërisht këto e shumë të tjera që nuk dua ti përmend e ta lodh lexuesin, por që u lë hapësirë ti vetëmendoni.
Uranit i bëj një sugjerim të fillojë korigjimin nga vetja nëpërmjet tregimeve që kanë mangësi të pafalshme sidomos nga një që vetquhet mësues. Nëse mësues Urani nuk di nga metodat e mësuesisë dhe psikologjisë, atëherë kot që shkruan e na lodh me këto rreshta të thatë, të shtrydhur, pa jetë e frymë në to.
Të mendosh se urani ka studjuar në kohën që metodat e mësuesisë para 90ës ishin në kulmin e metodikës shkencore të fjalës së fundit dhe me mundësinë për ti zbatuar ato është një pikë mangut për tu vlerësuar si autor i madh. Ajo që mua më bën përshtypje më shumë nga të gjitha, sidomos për tipat si urani me shokë është sesi ka mundësi të futesh, të mësosh, jetosh, punosh, eksperimentosh, vuash (kushtet e ndërtimit të një kombi pa shtet prej mijëra vitesh) e të dalësh më klluf seç ishe kur linde, kjo më ka ngel pa përgjigje në tre dekada jete sipas sistemit që deshi të vendoste urani me shokë. Ky material pavarësisht se, mua nuk më pëlqeu (mezi i lexoj këto mbetje si ky libër, por duhet ti di sa më mirë se si ti kundër argumentoj me fjalët e tyre) është prova më e fortë për të treguar, argumentuar dhe faktuar sesi këto tre dekada ishin të paaftë për të ngritur, ndërtuar, funksionuar një sistem gjoja të drejtë. Kanë tre dekada në të gjitha sektorët e pushtetit dhe nuk kanë arritur Asgjë përveçse, regresit, degradimit, shkatërrimit të shtetit, kombit, familjes dhe shoqërisë shqiptare. Qesharake është fakti se propagandojnë, predikojnë natë e ditë sikur janë pro kombit, familjes dhe zotit, por që të treja i kanë shkelur me të gjitha format e forcën e tyre.
Sinqerisht, sa më shumë e lexoja këtë tekst, aq më shumë dukej si pamflet dështimi i forcave të mbrapshta që morën shtetin në duart e tyre. Me pak fjalë për mbyllje, këta nuk i dënoi sistemi, por vetja, ashtu siç po i përndjek ligji me reformën në drejtësi (me firmë e vulë ndërkombëtare që mos justifikohen sërish si të dënuar politikë) si rovespjerët modernë, të cilët në fund hëngrën kokat e njëri tjetrit, siç po përfundojnë kasta e tranzicionit të padrejtësisë kombëtare. Kështu ndodh nëse drejtohesh nga hakmarrje primitive pa ligje e norma sociale. Ky libër e të tjerë si ky (nga autorë të ngjashëm) duhet të lexohet nga brezat me kryetitullin, si ti shmangesh dështimit politikosocial nën prizmin e paaftësisë së ndërgjegjsimit personal.
Uran, të lumtë që na përcjell anën tjetër të medaljes së dekadencës së tutorëve politikë të tre dekadave të fundit. Materiale të tilla ishin dhe janë himni i shkombëtarizmit, shpërbërjes, përçarjes, konfliktit brenda gjirit të familjes e të kombit shqiptar. Mirënjohje që me jetën dhe punën tuaj konfirmoni dita ditës se ishit dhe jeni antikrishti i kësaj toke, populli, kombi.
Uran, i ndriçuari nga besimtari ndryshojnë në një gjë të vetme.
Besimtari qëndron në gjunjë i frikësuar nga flakët e ferrit si puna juaj që përmendni ferrin për të tjerët, por jeni në ferrin tuaj të përditshëm, nga i cili nuk arritët të dilnit në mijëravjeçarë pavarësht kryqeve që varni në qafë e bythëve që ngrini nga qielli. I ndriçuari shkrumbohet në ferrin personal dhe kalon përtej tij i ripërtërirë duke u bërë shembull i masave drejt ndryshimeve të mëdha personale shoqërore, pavarësisht se mund të keqinterpretohet në varësi të botkuptimit të gjithsecilit.
Uran të uroj të shkruash të paktën një vepër të thellë shpirtërore, meqënëse e konsideron veten besimtar (dyshoj se je), por vështirë në moshën e tretë të ndryshojë njeriu. Megjithëse në lindje thonë se, kur njeriu ndryshon menjëherë dhe me 180° atëherë vdekjen e ka pranë. Frika nga vdekja ju bën kaq kompromentues me të drejtën e të vërtetën që janë në thelbin e dashurisë hyjnore, të cilën predikoni në mënyrë tendencioze në kurriz të gjunjëzimit të njeriut të thjeshtë nëpërmjet egos së sëmurë, injorancës dhe paaftësisë për të dalluar djallin në hollësitë e përshkrimeve si në tregimet e rrangut tuaj.
U zgjata pak si shumë uran, por analiza e një libri të tillë si ky duhet bërë sa më i saktë, qartë e thellësisht në mënyrë që mos të lihen hapësira manipulimi nga palët. Mbase herës tjetër thellohesh e shkruan me shpirt e zemër e jo me kokën te fundshpina. Faleminderit për botimin dhe dhuratën me mbishkrim të dhënë tim Eti me të cilin më mundësove të të vendos në vendin që të takon pa të mbivlerësuar e as nënvlerësuar si autor i librit. Fundja mesi i artë (i cili mungonte në këtë libër) e mban shoqërinë dhe individin nga regresi dhe korruptimi psikologjikosocial (shpirtëror e material).

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk