URREJTJA NDËRETNIKE ME FRYMË MESJETARE

05
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Rilexim për reflektim

(Çfarë thuhet në hulumtimin e bashkëpunëtorit të Institutit danez për punë të jashtme dhe politikë, Oliver Olsen, të publikuar më 19 shkurt 2007, ku dëshmohet se protestat e vitit 1997 në Shkup, kundër arsimit shqip, Fakultetit Pedagogjik me mësim në gjuhën shqipe në kuadër të Universitetit të Shkupit dhe kundër Universitetit të Tetovës, janë organizuar nga agjentët e shërbimit sekret të Serbisë, të cilët në mënyrë aktive kanë vepruar përmes njerëzve të vet, ose më saktë, përmes ,,lobit kumanovar” në VMRO-DPMNE.)
Kështu protestohej 27 vjet më parë në Shkup kundër gjuhës shqipe dhe arsimit universitar të shqiptarëve në gjuhën amtare, sot të njëjtat grupime politike protestojnë në Shkup në mbrojtje të gjuhës, historisë dhe identitetit të vet, të mohuar nga fqinjët lindorë, jo nga shqiptarët.
Në kohët e lashta Ballkani (Iliriku) ka qenë djepi i dijes dhe urtësisë, i filozofisë dhe arteve, i qytetërimit dhe moralit. Kush e solli këtë frymë primitivizmi dhe vandalizmi në këto anë? Kjo është çështja.
Sigurisht që banorët shqiptarë autoktonë në këto hapësira bëjnë përjashtim nga kjo racë barbare dhe duhet të mburremi me këtë. Duhet të mburren edhe fqinjët tanë që sot bashkëjetojnë me ne, për të mirën dhe mbijetesën e tyre në këtë xhungël të primitivizmit dhe urrejtjes mes popujve, religjioneve, kulturave dhe gjuhëve, të frymëzuar dhe nxitur nga të huajit. Kujdes nga barbarët!
Lexojeni shkrimin në vazhdim, të bazuar në hulumtimet e ekspertëve ndërkombëtarë (danezë) për trazirat e nxitura në Shkup, 27 vjet më parë.
(5 korrik 2024)
* * *
PROTESTAT E VITIT 1997 TË STUDENTËVE MAQEDONAS NË SHKUP, KUNDËR ARSIMIT SHQIP DHE UNIVERSITETIT TË TETOVËS
(Me rastin e 20-vjetorit të organizimit të tyre, 1997 – 2017)
Sipas një hulumtimi të bashkëpunëtorit të Institutit danez për punë të jashtme dhe politikë, Oliver Olsen, të publikuar më 19 shkurt 2007, dëshmohet se protestat e vitit 1997 në Shkup, kundër arsimit shqip, Fakultetit Pedagogjik me mësim në gjuhën shqipe në kuadër të Universitetit të Shkupit dhe kundër Universitetit të Tetovës, fillimisht janë udhëhequr nga drejtuesit e Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi” dhe studentët e tij maqedonas, për të vazhduar me nëxënësit e shkollave të mesme në gjuhën maqedonase të Shkupit dhe të disa qyteteve të tjera.
Si organizator zyrtar është paraqitur Organizata e studentëve të Fakultetit Pedagogjik i këtij universiteti, ndërsa jozyrtarisht organizator i këtyre protestave ka qenë Unioni i Forcave të Reja në kuadër të partisë VMRO-DPMNE. Megjithatë, organizatorë të vërtetë të protestave, ky hulumtues dëshmon se kanë qenë ,,agjentët e Shërbimit sekret serb, të cilët në mënyrë aktive, përmes njerëzve të vet, ose më saktë, përmes ,,lobit kumanovar” në VMRO-DPMNE”.
Autori i këtij hulumtimi ka konstatuar se, Serbisë nuk i përgjigjej atëkohë që në Maqedoni t’u jepen kaq të drejta shqiptarëve, sepse të njëjtat të drejta pastaj ajo duhej t’i zbatonte në Kosovë (në atë kohë Kosova ende ka qenë nën okupimin serb). Autori përfundon se, është e pamohueshme lidhja mes shërbimeve serbe të spiunazhit, dhe ,,lobit kumanovar” në VMRO-DPMNE (Dragan Daravelski, Tome Stojanovski, Filip Petrovski etj.). Disa studentë të atëhershëm nga grupi udhëheqës i këtyre protestave, më vonë kanë marrë pozita të rëndësishme udhëheqëse në pushtet, si ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Është interesante se ky ,,lob kumanovar” e humbi primatin dhe në njëfarë forme u zbeh ndikimi i tij njëkohësisht me ramjen e diktatorit serb Millosheviq!
Njëri nga këta persona që përmenden në këtë studim (Dragan Daravelski, ish drejtor i Doganave të Maqedonisë në qeverinë Georgievski-Xhaferi, është akuzuar për krime të rënda ndaj shtetit dhe për keqpëdorime të detyrës zyrtare, më vonë është arratisur në Beograd ku edhe është burgosur, por asnjëherë nuk është deportuat për t’u gjykuar në Maqedoni për këto krime të rëndë); ndërsa Filip Petrovskit i janë besuar funksione të rëndësishme, mes tjerash, në vitin 2016 është emëruar drejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, i cili dyshohet se në prag të formimit të qeverisë së Zoran Zaevit (maj 2017), dyshohet për bartjen e shumë dokumenteve dhe materialeve nga ky arkiv në drejtim të panjohur, sigurisht për t’u zhdukur, ose për t’u dërguar në Serbi.
(8. VI. 2017)

(8.VI.2017)
/ Nga Arkivi i Diplomacia.dk/

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk