Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Shpalime
1.
Nën sundimin e Perandorisë Romake-Ilire populli i Besëve është shtrirë në të katër anët e kontinentit, në lindje dhe perëndim të Gadishullit Ilirik, nga jugu në veri, edhe në Evropën Qendrore të sotme deri te lumi Vollga në lindje. Sipas shumë burimeve historike, Besët ilirë të trakisë kanë qenë paraardhës, e shumicës së banorëve, të Ukrainasve të sotëm* (Volhynëve, shek. IX e X e.s.), Lituanëve dhe disa popujve të tjerë të atij rajoni, para ardhjes së fiseve të lashta para-sllave të dëbuar prej Mongolëve nga stepat e Uralit dhe Siberisë.
Popujt sllavë nuk janë formësuar nga fiset e lashta të tyre (parasllave) në Evropë. Vendi i të parëve të tyre nuk ka qenë në Karpate (Malet Beskide, Alpet Besiane), por kanë qëndruar një periudhë në luginat përreth Alpeve Besiane, pas dëbimit të tyre prej mongolëve nga Azia qendrore. Më vonë, një pjesës e madhe e tyre (të njohur si sllavët e jugut) janë shpërngulur në jug të Evropës (deri në Selanik) nga Perandoria Romake për ta plaçkitur e dobësuar Romën Lindore, mes shek. VII- IX e.s. Emrat etnikë Rusë dhe Serbë, si të tillë kanë filluar të përdoren pas shek. XV të erës sonë.
Për çështjen e etnogjenezës së popujve sllavë duhet ta thonë fjalën e tyre kryesisht studiuesit e atyre popujve, jo të tjerët, që të mos u imponohen teori që mund të kuptohen si ide shiviniste e raciste ndaj tyre.
2.
Malet Beskide ose të Besëve* (polonisht: Beskidy, çekisht: Beskydy, sllovakisht: Beskydy; rusisht: Бескиды (Beskydŷ), ukrainisht: Бескиди (Beskydy) janë një seri vargmalesh (Karpatet e sotme), që shtrihen nga Republika e Çekisë në perëndim, përgjatë kufirit të Polonisë me Sllovakinë deri në Ukrainë në lindje.
3.
Sipas shumë studiuesve, origjina e emrit Beskyd nuk është vërtetuar përfundimisht. Është sugjeruar një origjinë trake ose ilire, megjithatë, ende, asnjë teori nuk e ka marrë mbështetjen e shumicës së studiuesve dhe gjuhëtarëve. Fjala shfaqet në emra të shumtë malesh nëpër Karpatet dhe krahinat fqinje të Ballkanit, si në shqip fjala bjeshkë.
Sipas gjuhëtarëve Çabej dhe Orel, ky emër ndoshta rrjedh nga protoshqipja “*beškāi tāi” (që do të thotë Bjeshkë, kullota malore).
Emri sllovak Beskydy i referohet maleve polake Bieszczady, që nuk është sinonim për të gjitha Beskidet, por një varg i vetëm, që i përket Beskideve Lindore.
Sipas një teorie tjetër gjuhësore, kjo fjalë mund të lidhet me gjermanishten e mesme të ulët beshêt, beskēt, që do të thotë pellg ujëmbledhës, por kjo teori mbetet një dëshirë e mirë e studiuesve sa për të diskutuar një teori të re në lidhje me prejardhjen e emrit Beskide (Alpet Besiane).
4.
Historikisht, termi Beskide dhe Bastarne (nga Besiane) është përdorur për qindra vjet për të përshkruar vargun malor që e ndante Mbretërinë e lashtë të Hungarisë nga Mbretëria e lashtë e Polonisë dhe ajo e Lituanisë. Sipas burimeve historike, edhe në vitin 1269, malet Beskide njiheshin me emrin latin “Beschad Alpes”, përkthyer: Malet Beskide (Besiane).
* * *
Shënime plotësuese
1.
Emri etnik Ukrainas dhe Ukrainë ka filluar të përdoret në shekujt e fundit, si emër i imponuar nga Rusia, por është përdorur edhe nga nacionalistët ukrainas për t’u dalluar nga Rusët, që më herët nuk ka nënkuptuar emër etnik. Emri i lashtë i vendit ka qenë Volhynia dhe banorët e saj Volhynë, ngjashëm sikurse vendi Vllahia, dhe populli Vllahinët dhe më vonë Vllahët. Edhe emri Krainë-Krajinë dhe Ukrainë (formë e sllavizuar nga “në – Krainë”, në “u-Kraina”), që e ka burimin (rrënjën) nga gjuha shqipe: nga Krajë-a: vendi “ku-rajë” (rri), banoj, jetoj; vendi im (atdheu im); edhe emri në gjuhët sllave: Kraj, në shqip: Vend, rajon (Ku-rajë – ku rri, vendi ku banoj); edhe emri i banorëve në gjuhët sllave “Kraishnici – Kraishnikë”, vjen nga gjuha shqipe: Kreshnikë (kreshtë-nik), malësorë, banorë të kreshtave malore. Ekzistojnë edhe rajone të tjera në Ilirik dhe Evropë me emrin Krajina, Kraina etj. Edhe një rajon në Gjermaninë qendrore e mban emrin Kraja, që sllavisht nënkupton Krajina-Krainë. Ka edhe raste me popujt tjerë fqinjë, që u ka imponuar ekspansionizmi rusomadh emra të tjerë jo etnikë, si Tartarëve (Tartaristani), të cilët veten nuk e konsiderojnë si të tillë, por ndihen Bullgarë (Vollgarë, sipas lumit Vollga, banorë të luginës së Vollgës), sikurse populli bullgar i Bullgarisë në Ballkan, edhe bullgarët e sotëm në republikën Ballgaria – Kabardine (Kabardino-Balkaria) në pjesën veriperëndimore të Kaukazit, mbi shtetin e sotëm të Gjeorgjisë.
2.
Se cili është qëndrimi i shkencës, historiografisë dhe gjuhësisë deri më sot në lidhje me këtë çështje, lexojeni tekstin në gjuhën angleze:
“The name of Ukraine likely comes from the old Slavic term for “borderland”, as does the word krajina. In the English-speaking world during most of the 20th century, Ukraine (whether independent or not) was referred to as “the Ukraine”. This is because the word ukraina means “borderland” so the definite article would be natural in the English language; this is similar to “Nederlanden”, which means “low lands” and is rendered in English as “the Netherlands”. However, since Ukraine’s declaration of independence in 1991, this usage has become politicised and is now rarer, and style guides advise against its use. US ambassador William Taylor said that using “the Ukraine” implies disregard for Ukrainian sovereignty. The official Ukrainian position is that “the Ukraine” is both grammatically and politically incorrect.”
(27 janar 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!