VASIJET / VASIYET (amanet).

09
Dec
2025
Shkruan: Agron Dalipaj studjues


Në shumë kultura të lashta akti i lënies së amanetit (testamentit) lidhej me konceptin e kalimit nga një botë në tjetrën. Amaneti ishte fjala e fundit e njeriut, ura që ai linte midis botës së të gjallëve dhe botës së të parëve. Kjo fjalë përmbante vullnet, porosi, rregull, një “detyrë” që të gjallët duhej ta respektonin pas largimit të tij. Në këtë dritë, termi i sotëm ▪︎vasijet / ▪︎vasiyet bart në vetvete idenë e një porosie që merr vlerë pas jetës, pra pas kalimit në hapësirën mitike të të tjerëve.
1. Etymologia zyrtare (standarde)
Fjala ▪︎vasiyet (turq.) rrjedh nga arab. ▪︎waṣiyya (وصية) “porosi, amanet, testament”. Rrënja arabe është ▪︎[w–ṣ–y] (وصى) “për të porositur; për të lënë amanet; për të lënë një urdhër pas vdekjes”.
Në osmanishte del ▪︎vasiyyet (▪︎وصيت), kurse në turq. moderne është ▪︎vasiyet.
2. Etimologjia sipas metodës analitike të mbështetur në teorinë e embriomorfemave (em./ t.em.)
Fjalëformimi duket se nis nga rotacioni i natyrshëm i buzoreve v : b : p (si te varka : barka; ballamar : pallamar) ose kalim direkt v : p (vampor : pampor), kësisoji:
VASIJET < BASIJET (v : b) <
PASIJET (b : p).
Ky rotacion është i përputhshëm me ligje fonetike të njohura dhe shfaqet edhe në shqipe.
Duke e ndarë sipas embriomorfemave, formën e fundit të fjalës, përfitojmë:
PASIJET < PAS-I-JET, ku:
▪︎ PAS < BAS (p : b) < (M)BAS = ajo që vjen më vonë, ajo që vjen mbas, si dhe:
▪︎ JET(Ë) = jetë.
Sikompozita është PAS-I-JETË = “ajo që vlen pas jetës së dikujt”.
Nga ana tjetër, forma ▪︎[bas-jet] (si variant me rotacion b : p) ruan të njëjtin kuptim, pra:
(M)BAS : PAS = si tregues i diçkaje që vjen mbas, më pas, më vonë.
Në planin semantik, kuptimi ndërtohet nga vetë struktura:
VASIJET < PAS-I-JET, pra "ajo porosi që vlen mbas jetës së dikujt". Kjo përkon në mënyrën e jashtëzakonshme me funksionin e testamentit: një lloj urdhëri a detyre që zbatohet pas vdekjes së personit që e lë atë (urdhër, detyrë, etj.).
Prandaj fjala VASIJET < VAS(I)JET < VASJET < VAS-JET < BAS-JET (v : b) <
PAS-JET (b : p), është një fushë semantike që krijon “porosinë e fundit”, amanetin, testamentin.
3.Përfundim:
Etimologjia zyrtare e lidh fjalën me arabishten ▪︎waṣiyya, por rindërtimi sipas em./ t.em. e çon kuptimin në një rrënjë më të thellë, të integruar në strukturën kuptimore të shqipes:
VASIJET < PAS-JET = porosia që vlen mbas jetës së dikujt.
Kjo e bën rindërtimin fonetikisht të mundshëm, morfemikisht të qëndrueshëm dhe semantikisht të përkryer.
Çdokush, nëse mundet, mund të sjellë një motivim etimologjik më bindës sesa ky që del prej shqipes.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/12/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk