Vazhdon REBELIM I POETIT FADIL SHYTIT

22
May
2024
Nga: Rexhep Ahmeti


(Nga arkiva e tij, shkencë dhe art)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(Ribotim)

Rexhep Ahmetin, e kisha shok e vëlla ideali, bashkëveprimtar, Ay më angazhoi të veproja më tej përkrah shokëve dhe shoqeve në ilegalen revolucionare shqiptare.

Rexhep Ahmeti gjatë LÇ-re, kreu detyra me rëndësi, si Ish-Komisar Politik i UÇK-së Heroike, bashkë me shokun, Ali Jonuzi bashkëluftëtar i orëve të para me Komandantin legjendar, Adem Jashari, gjatë LÇ-re në ZOSH-141 e drejtuan sektorin, “Për moral dhe politikë”.
Rexhepi, tani nuk jeton vetëm fizikisht në mesin tonë.
Lavdi jetës dhe veprës heroike të Rexhep Ahmetit!

Nga përmbledhja poetike, “Revoltë” Prishtinë, 2014.

BESËPRERËVE

(Revolte ndaj atyre veprojnë kundër Ribashkimit të Shqipërisë)-
Me një fytyrë dukeni,
Njëmijë fytyra i keni,
Si minj labirinteve breni,
Të dështuar jeni!

Mashtrues të çoroditur,
Ah! Populli s’ po u njeh,
Juve, o të babëzitur!
Veçse, sherrin po ua sheh!

Ju e shkelni besën, nderin!
-E përdhosni dhe Flamurin,
Ju lirisë, ia pini gjakun,
Atdheut, ia prishni nurin!

Geni juaj, mostër e keqe!
Atdheut, po i sillni veç kobe.
Nga prapakthimet kryeneçe,
Mbytë ideja juaj robe!

A ka ku të shkojë më qartësi poetike dhe jetësore ndaj atyre që duhet të revoltohemi të gjithë, sepse ne të gjithëve, besëprerët, na e humbin KOLEKTIVEN SHQIPTARE,
SHPIRTIN SHQIPTAR (besën, flamurin, nderin, lirinë, ATDHEUN),
IDENTITETIN E SHENJTË KOMBËTAR dhe në vend të tyre besëprerët “tanë”,
na e “zbardhëllojnë” jetën tonë kolektive me vepra të poshtra, sherre në nivel kombëtar, me kobe e ide robe,-siç shprehet poetikisht e fuqishëm poeti i revoltuar shqiptar, FADIL SHYTI.
2 Dhjetor, 2014 në 9.34
Zgjodhi: Xhemil Zeqiri
22 Maj, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk