“VDEKJE FASHIZMIT – LIRI E POPULLIT!”

08
Jul
2023
Nga: Gjon Bruçi


Shqiptarët ndoqën mbrëmë një video, ku një grup të rinjsh prej 7 a 8 vetë, me shkopa bejsbolli e kobure ne dorë, u lëshuan mbi dy qytetarë, të cilët gjendeshin në një lokal buzë rrugës Fushë Krujë – Borizanë. Kërcënimi, me kobure dhe goditja me shkopinjtë e bejsbollit mbi kurrizet e dy qytetarëve që gjendeshin në lokal, vijuan për disa minuta, gjersa viktimat u bënë për spital. Kjo ndodhi në mes të ditës, e në sytë e klientëve të tjerë e të udhëtarëve që kalonin në afërsi të lokalit. Shkaku: Ankesa për minat që ndizen në gurore, duke tronditur e rrezikuar shtëpitë e banorëve, dhe përgjigja e pronarit të gurores ndaj ankuesve.
Pamje të tilla kemi parë vetëm në filma, që bëjnë fjalë për vitet 1930 – 1939, kur skuadronet naziste, në emër të pushtetit të Hitlerit, organizonin ndëshkime e vrasje mbi qytetarët të cilët protestonin kundër juntës naziste që kishte rrëmbyer pushtetin.
Si ka mundësi që kjo skenë e ngjashme me skenat naziste të viteve ‘30 ndodh sot në Shqipëri? Mos po na ringjallet nazifashizmi?
Personalisht, jo njëherë, nëpërmjet shkrimeve të mia modeste në shtyp, kam thënë se në vendin tonë po ringjallet nazifashizmi. Kjo video më bindi se kam patur të drejtë. Nazifashizmi, “jo po ngjallet”, por është ngjallur dhe po instalohet në shoqëri, e pse jo dhe në pushtet. Në aktivitetet përkujtimore të LANÇ, kur më është dhënë fjala të flas, e kam mbyllur fjalën time më thirrjen luftarake të Partizanëve të kohës së luftës: ”VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT!”
Dikush edhe ka qeshur me këtë “lajthitje” timen, por nëse ai “dikushi” sheh videon që ka filmuar ngjarjen në fjalë, do ta kuptojë se ka qeshur kot me “lajthitjen” time. Vetë shikuesi duhet dhe me siguri do të ngrejë grushtin lart, duke bërtitur: “VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT”!
. . .
“Njerëz,- thërriste dikur Fuçiku, – ju kam dashur, Jini vigjilent!
Të njëtën thirrje lëshoi edhe komunisti Ernest Telman, por populli gjerman për fat të keq nuk e besoj. Dhe e vuajti gjer në palcë regjimin nazist të Hitlerit për gati 10 vite, pasojat e të cilit ende edhe sot, nuk janë tejkaluar.
Mos vallë po ringjallet nazifashizmi përsëri në Europë?
Lufta ndërimperialiste në Ukrahinë, është fillimi i neonazizmit. Kësaj radhë jo gjerman, por amerikano-rus, ish dy aktorët kryesorë, të cilët rreth 80 vite më parë, ndalën zjarrin që kishte ndezur mbi popujt e kontinentit e të botës, nazisti Adolf Hitler.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk