Vëllazëria e gjarprit Soros dhe Ali Ahmeti!

25
Feb
2023


Shkruan: Medai Shaholli
Këta tipa që shihni në foto poshtë janë anëtarët e vëllazërisë së gjarprit Soros, duke vizituar monumente historike nga një takim i Open Ballkanit në Ohër.
Bashkim i liderëve të ballkanit në Ohër plus një ‘mysafir’ i ftuar special (si Ali Ahmeti, për ta bërë sa më tërheqës Open Ballkanin serb) vitin e kaluar, nuk e jusifikon thënien e Artan Grubit që e bëri para dy ditësh për shefin e tij se ‘nuk ka figurë më të pastër kombëtare se Ali Ahmeti në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë’!
Prania e Ali Ahmetit në atë vizitë private me kryeministrat e të tria vendeve që po promovojnë një stisje serbe të asociacionin ballkanik, dëshmon të kundërtën e pastërtisë kombëtare të një lideri shqiptar ku po përqallej si kotele pranë çetnikut Vuçko në atë takim privat.
‘Një figurë më e pastër kombëtare’ nuk do pranonte të shoqërohej privatisht me kriminelët serb që kërcnojnë çdo ditë Kosovën, por përkundrazi do të distancohej për qëndrimet armiqsore të liderit serb ndaj Kosovës!
Të deklarosh se Ali Ahmeti është figura më e pastër kombëtare është glorifikim i padenjë që Artani i DUI-t ia atribuon ato ‘takëme’ që nuk i takojnë Ali Ahmetit, ku flet vet fotoja për shoqërimin vullnetar të tij me çetnikun serb, megjithëse vizita në monumentet e kulturës ishte private dhe jo protokollare.
-Si ka mundësi që figura më e pastër kombëtare në ‘drzhavën Severna’ i dorëzoi armët më 2001, me pretekstin se u realizuan kërkesat e shqiptarëve këtu me lirinë dhe barazinë që në fakt ishte miratimi i 20% në MO, duke devijuar kështu amanetin e bashkëluftëtarëve të tij për liri dhe barazi të plotë me përdhosjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar!
-Si mundet që figura më e pastër kombëtare të miratoj një ligj që sanksionon flamurin kombëtar shqiptar në raport 3:1 më të vogël se ai i ‘Severnës’ nëpër institucione dhe vendet publike?
-Si mund të quhet Ali Ahmeti figura më e pastër kombëtare në trojet shqiptare, ku ai hesht se shqiptarët nuk kanë një ligj për arsimin e lartë megjithëse kanë tre Universitete publike?
-Si mundet që figura më e pastër shqiptare të hesht kur nxënësit shqiptarë të Çashkës që nga klasa e parë dhe deri në të nëntën nuk mund të mësojnë në gjuhën shqipe por vetëm në sllavisht!
-Si mundet që figura më e pastër kombëtare nuk ka arritur të miratoj në këto dy dekada me DUI-n e tij, një ligj për veteranët e luftës?
-Si mundet të quhet Ali Ahmeti figura më e pastër kombëtare pas të gjitha këtyre ‘bëmave dhe gjëmave’ që i ka shkaktuar shqiptarëve?
Kjo foto flet më shumë se njëmijë fjalë dhe më shumë se analizat e opinionistëve dhe gazetarucëve servilë të kapur nga shoqëria e gjarprit!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk