Diplomacia.dk

VËLLEZËRIT GËRVALLA

Nga: Arflet Selmani

Në një pritë një natë të errët
Atje larg në Gjermani
Dora e zezë e gjakatare
Na i vrau tre djem të ri
.
E vranë Jusufin dhe Bardhoshin
dhe shokun e tyre besnik
Ai ishte Kadri Zeka
Që nga asgjë nuk kishte frikë
.
Me gjakun e tyre të njomë
Trimat e vulosën lirinë
Qëllimi i tyre ishte i qartë
Me e bë bashkë Shqipërinë
.
Shqipëria gjithmonë rriti
Shumë figura të rralla
Në mesin e tyre Kadri Zekën
Dhe vëllezërit Gërvalla
.
Që nga 17 janari i vitit 1982
Ata djem mbetën në histori
Në çdo përvjetor i kujtojmë me mall
Lavdi të përjetshme nga populli shqiptar

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 17/01/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk