Vëmendja e huqur shqiptare!

05
Mar
2023

Përgatiti Medai Shaholli
Në vazhdën e zbulimeve arkeologjike në lokalitete të ndryshme në mbarë ‘Severnën’, ku edhe pa praninë e arkeologëve shqiptarë çdo ditë e më shumë po dëshmohet për autoktoninë e shqiptarëve në këto troje të Ilirisë.
Pushteti sllavo-maqedon me vasalët e tyre shqiptarë po përpiqen t’i zhdukin gjurmët e historisë apo shpesh për t’i përvetësuar ato artefakte të nëntokës së Ilirisë së lashtë si pjesë të trashëgimisë së tyre sllave.
Partitë politike shqiptare për këto raste heshtin pasi kanë bërë pakt me djallin.
Shoqëria civile është e pa fuqishme për ta ngritur zërin e saj në mbrojtje të trashëgimisë kulturore etnike të nëntokës shqiptare në këtë anë të Ilirisë.
Nga ana tjetër kemi Shtetin shqiptar apo njerkën Shqipëri, e cila ka hequr dorë prej kohësh zotimin detyrues kushtetues të mbrojtjes dhe ruajtjes së identitetit kombëtar të ‘maqedonsave’ (shqiptarëve) tej kufirit, pasi ata janë shumë të preokupuar me çështje të tjera dhe po investojnë në një fushë tjetër të kulturës dhe varietes siç janë antivlerat ‘Big Brother dhe Përputhen’.
Përmes kësaj sajese të shpifur të amoralitetit të shoqërisë shqiptare ata po bëjnë degjenerimi i rinisë shqiptare, ku zënkat dhe lufta me çdo çmim pët të qënë fituesi përmes lakuriqësisë dhe kurvërisë po promovohen si vlera të qytetërim bashkëkohor europian dhe kombëtar.
* * * * * *
Busti i perëndeshës Ilire u zbulua në Frëngovë (Strugë) dhe u ‘zhduk pa nam pa nishan’!
(nga arkeologjia e mohuar)
Artemise për grekët e lashtë, ndërsa Artume e quanin etruskët (toskët). Ka qënë motra binjake e Apollos, bija e zotit ZEUS dhe Ledes.
Artemia ishte një perëndeshë e besimeve të lashta pagane, e lidhur me natyrën, pyjet dhe gjuetinë.
Një nga perënditë më të nderuara të Olimpit dhe burimi i saj daton që nga kohët e lashta.
Ky bust është zbuluar ne fshatin Frëngovë, në afërsi të bazilikes Iliro-Shqiptare të fshatit Ladorisht (Strugë) pa bujë dhe pa zhurmë.
Deri më sot edhe vetë fshatarët e këtij vendi nuk kanë dijeni sa i përket këtij zbulimi madhështor prej shumë vitesh ajo është ‘zhdukur’ nga muzeu dhe arkivat e ‘drzhavës Severna’, duke patur parasysh marrëdhëniet jo të mira me okupuesit sllav të cilët kanë mbajtë peng gjithçka që lidhet me rrënjët-faktorë të llirise së lashtë tek ato shqiptare.
Këto thesare të kulturës Iliro-shqiptare zhduken posa zbulohet diçka nga elementi i trashëgimisë ilire në këto hapësira dhe jo vetëm.
Ashtu si në mbarë vendin me ndryshimin e toponimeve të vendbanimeve shqiptare edhe me fshatin Frëngovë pushteti ka sajuar prapashtesën OVO për Fërngovë, me qëllim të zhdukjes apo fshehjes autoktonisë së vendbanimit shqiptar dhe përvetësimit të artefakteve të nëntokës bashkë me të dhe historinë dhe identitetin shqiptar në këto anë përmes doktrinës sllavo-turke të fshirjes së gjurmëve të së kaluarës.
Për më tepër ata kanë arritur të fshijnë pjesë nga gjurmët e historisë sonë kombëtare, ku në këtë fshat ka patur një kishë të kohërave bizantine që gjatë pushtimit osman u quajt me emrin si ; kisha e Kadriut, e Tronjave, e Fiershtës etj… Sot më nuk gjendet asgjëkundi, sepse është shkatërruar nga vetë dora e perandorisë osmane me bashkupnimin e aleatëve të tyre tartaro-sllavë…!!!
referenca:
© Encyclopaedia of Cultural Heritage of Struga

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk