VENDBANIMET E LASHTA ILIRE-DARDANE ME EMRA

07
Sep
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime
BARDHA, BARDOCI, BARDHOCI E TË NGJASHËM, NGA ANDEJ KAUKASI NË LINDJE, NË GADISHULLIN ILIRIK, E DERI PËRTEJ ALPEVE EVROPIANE NË PERËNDIM
Me cilën teori dhe sipas cilave parime shkencore mund të shpjegohet se, Baskët dhe gjuha e tyre, Armenët dhe gjuha e tyre, Gurianët (gjeorgjianët e sotëm) dhe gjuha e tyre, si dhe shumë popuj të tjerë të krijuar ndër shekuj nga fiset e lashta pellazge-ilire-dardane – shqiptarët e lashtë, nuk janë pasardhës të tyre dhe gjuhët e tyre (para bastardimit nga sunduesit e huaj) nuk kanë qenë degë të gjuhës shqipe të lashtë?
Si ka mundësi që popuj të ndryshëm dhe në vende të ndryshme, ku janë zhvendosur më vonë, siç janë Baskët, Armenët, Gurianët etj., të jenë të ndryshëm nga etnogjeneza, përderisa emrat e lashtë edhe në gjuhët e tyre, të rajoneve, qyteteve, fushave, lumenjve, si edhe të fiseve dhe prijësve të tyre të lashtë, të jenë të njëjtë, gati pa asnjë ndryshim deri në ditët e sotme?!
Ka edhe shumë dëshmi të tjera, që kemi shpalosur më herët dhe do të vazhdojmë t’i shpalosim edhe në të ardhmen.
Në fotografi: qytete dhe vendbanime të lashta, me emra të njëjtë: Bardo (Bardha) në rajonin e Baskëve në Francën e sotme; Bardha, rajon dhe kryeqytet i lashtë i Albanëve të Kaukazit, sot shteti i Azerbajxhanit – provinca Karabah; vendbanimi nga periudha antike Bardoci/Bardhoci, në qytetin Scupi të Dardanisë së lashtë, në Maqedoninë Veriore të sotme; vendbanimi i lashtë Bardhoci, sot Bardhoshi afër Prishtinës, në Kosovë; vendbanimi i lashtë Bardhoci, në rrethin e Kukësit, Republika e Shqipërisë, etj.
(7 shtator 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk