Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Shënime për “Lindjen e Mesme”, është libër i famshëm në analet e historisë në hapësirën e politikës dhe të diplomacisë shqiptare dhe atë botërore. Është një analizë e thellë, e gjerë që gjeniu i politikës dhe i diplomacisë shqiptare, kolosi i LANÇ-re dhe i paqes në Shqipërinë Socialiste të përparuar, Enver Hoxha, shtjellon gjendjen tejet kaotike në Lindjen e Mesme; gjendje kjo e krijuar nga fuqitë e mëdha imperialiste në krye me SHBA-të, me vasalin e tyre sionizmin izraelit nga njëra anë dhe social-imperializmin sovjetik nga ana tjetër së bashku me shtetet tjera aleate të këtyre; por, të kamufluara si “shtete të pa angazhuara; që nga (Nehru) India , (Naseri), Egjipti dhe ish-Jugosllavia (Titosku) dhe satelitët e tyre në Ilirik, (Ballkan) e gjetkë…
-Vlen të theksohet që, edhe Kina e vende të tjera luftënxitëse me ndikimin e saj; herë nga larg e herë nga afër, pa harruar të theksoj dhe shtetet tjera në Indokinë, të gjitha këto e kishin dhe e kanë në duar herë benzinën pandalshëm, herë ujin për ta shuar luftën atje vetëm përkohësisht.
-Pse vallë, kjo gjendje që, duket e pazgjidhshme sikur pyet autori?!
-Me të drejtë, poaq me zgjuarsi dhe largpamësi gjeniale, me argumente të pasqyruara qartë, si në dritën e diellit konstaton: “Kjo gjendje nuk është pa zgjidhje për paqen në atë pjesë të botës, por pikërisht janë pasuritë e rajonit, ari i zi (nafta) që, vendet pushtuese dhe satelitët e tyre, e kanë krijuar këtë fuqi baruti, në Palestinë e gjetkë”.
Gjatë leximit të kësaj vepre, kam konstatuar, jo vetëm pse ndodhin luftërat në atë rajon, por dhe argumenti tjetër që i ka dhënë, por, edhe sot e sot po i jep mundësi për ndezjen dhe fikjen e përjohshme të këtij zjarri të madh: janë parasëgjithash mospajtimet e shteteve simotra të Lindjes së Mesme, të shkaktuara nga grindjet dhe përçarjet e tyre, nga lakmitë për interesat krejt absurde për pushtet dhe pasuri e të tjera “privilegje” që vendet “mike” por edhe ato armike ua japin politikanëve dhe diplomatëve “mendjehollë”, të cilët nuk ishin as nuk janë të gatshëm PARASËGJITHASH të punojnë për interesa të shteteve të tyre, për lirinë dhe sovranitetin e tyre; për të zhvilluar fort e fuqishëm ekonominë, rendin politik, ushtrinë, e të tjera leva shtetërore me politikat dhe diplomacinë e tyre të brendshme dhe të jashtme.
Në këto pika të zgjidhjes së lëmshit, vetëm Irani më shpesh e më fuqishëm se shtetet tjera ka qëndruar dhe po qëndron fuqishëm në përkrahje të kauzës së drejtë të Palestinës dhe të popujve të tjerë arabë.
-Mendoj, që kjo ishte, është dhe deri në fitoren e Palestinës “çelësi” dhe arma kryesore teorike dhe praktike, për kapjen e sukseseve deri në fitore në këtë luftë të drejtë për jetë a vdekje.
-Pa e kuptuar dhe zbatuar këtë UNITET vendet e Lindjes së Mesme, siç thuhet nga populli ynë: “Deri në ditën e qametit”, nuk do të kenë paqe, liri, barazi dhe drejtësi.
Kur jemi te kjo çështje kaq neurologjike; mendoj që, gjeniu Enver; këto objektiva të pa realizuara nga “Popujt vëllezër arabë” -siç shkruan Ay, duhet zbatuar dhe vendet tjera, në veçanti Shqipëria Jone dhe më gjerë Iliriku (Ballkani) përndryshe, nëse këto vende lejojnë,-siç kanë lejuar dikur dhe sot, të fusin duar dinake dhe gjakatare të vendeve revizioniste kapitaliste dhe imperialiste, kinse si “aleate” herë e njërës palë, herë e palës tjetrës palë ndërluftuese; ato vende pa përfundimisht do të bien në robëri dhe në koloni të huaja, nga shtete këto, që kanë punuar dhe po punojnë jo sinqerisht për paqen në botë, por vetëm për vetëm për interesat e tyre ekonomike, ushtarake, strategjike e të tjera!…
-Këto ishin ca mendime të mia modeste personale; që i kam kuptuar dhe përforcuar më tej e më fort, gjatë leximit të librit, të Enver Shqipo Shqiptarit, “Shënime për Lindjen e Mesme”.
-Uroj që populli ynë dhe popujt liridashës të mësojnë më tej dhe të realizojnë në praktikë, mësimet e tij revolucionare në shërbim të lirisë së kombit tonë dhe të kombeve të tjera që kanë luftuar dhe po luftojnë për sovranitet shtetëror dhe identitet shoqëror…
Rroftë liria e popujve!
Rroftë paqja në botë!
Rroftë rezistenca heroike e popujve liridashës!
Lavdi Enver Hoxhës!
19. 06. 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
