Vërejtje nga MekuliPress!

04
Dec
2024
Shkruan: Gëzim Mekuli


Vërejtje nga MekuliPress!
Në çaste kritike, si sulmi te*orist ndaj kanalit Ibër-Lepenc, shfaqet përsëri tragjedia e madhe e Kosovës: opozita dhe mediat e kapura përdorin logon e flamurit për të mbuluar një fushatë diskredituese kundër institucioneve të shtetit.
Në vend të mbështesin unitetin kombëtar dhe përballjen me rreziqet nga Serbia, këta zgjedhin rrugën më të ulët: përfitimin e shpejtë politik mbi kurriz të interesave kombëtare. Kjo nuk është politikë, është luftë e ftoftë.
Por akti më i heshtur (dhe më i dhimbshëm) është ai i akademikëve. Në Kosovë e Shqipëri, “elita” jonë intelektuale shpesh sillet sikur gjendet në një çajtore filozofike, ku diskutohet gjithçka, përveç realitetit të kobshëm shqiptar.
Nuk është e habitshme: akademikët tanë kanë “parë” historinë botërore dhe kanë mësuar të mos bëjnë gjëra të rrezikshme, si për shembull të mbrojnë kombin e tyre, hapsirën e tyre publike.
Të nderuar lexues,
Në funvitet e 1930-ës, ndërsa regjimi nazist ngrihej në Gjermani, një pjesë e madhe e akademikëve gjermanë zgjodhën të heshtin. Pse të rrezikojnë bursat dhe katedrat e tyre? Në fund, ajo heshtje ndihmoi të përçonte një regjim shkatërrues që rrënoi kombin. Akademia jonë sot duket se ka huazuar këtë recept; heshtja e tyre jo vetëm që i shërben status quo-së, por është edhe vrasësi i oksigjenit publik.
– Nëse opozita sillet si një teatër i bujshëm emocionesh dhe akuzash, dhe akademikët si spektatorë të heshtur, çfarë mbetet për shtetin?
– A ka kuptim që të kritikojmë ndërhyrjet e huaja, kur shtëpinë tonë e lëmë në duart e karrieristëve, manipulantëve, demagogëve dhe oligarkëve?
Pra, për këdo që ende pyet “çka po shkon gabim?”, përgjigjja është e thjeshtë: heshtja e akademikëve dhe lojërat cinike të gazetarëve janë më të rrezikshme se çdo armë apo te*orist.
@topptilhengere

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/12/2024

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk