VETËM NJË PYETJE

13
Jun
2023

Nga: Fatmir Brajshori-Tushi
Gazetarët shqiptarë të Kosovës duhet Lajqakut dhe Borellit, sa herë dalin para tyre t‘u bëjnë vetëm një pyetje:
„A e njihni Kosovën si shtet të pavarur?“
Dhe varësishtë nga përgjigjeja e tyre ( „po“ ose „ jo“) të vazhdohet më tutje.
Nëse thonë që Jo atëherë, që të dy të shpallën „ Persona të padëshiruar“ për Kosovën.
Këtë pyetje, mendoj, duhet ta bëjnë gazetarët e vërtetë!
Sepse besoj që ju e dini që:
Ata që kurrë s‘kanë qenë GAZETAR, sot, kudo që shkojnë, e prezentojnë vetën si „ gazetar, shkrimtarë, poet, analist, dramaturg“ dhe të bjerë barku poshtë, nga qeshja kur lexon këta të „ vetshpallurit“ që nuk dijnë të formojnë një fjali të vetme të përbërë.
„ Gazetarët e Sputnikut në Kosovë“ nga parat që marrin, sipas Çedomir Jovanoviq, kanë detyrë të bëjnë mjegull për të sjellë ujkun në livadhet e fshatit „ midis ujërave.“
Por,më duhet të them që në mërgatë , humori më i madh ndodhë me të „ vetshpallurit gazetarë“, poet, shkrimtarë, analist etj…
Tashti, sot për të botuar një libër, nuk duhet përmbajtja me pas vlera; duhet t‘i kesh 1000 Euro dhe boton librin.
Kur e boton, e vet deklaron vetën „ krijues i letersisë.“
Pastaj, meqë secili qytet, katund e mahallë, u bë me televizion, apriori që secili e shpall veten gazetar.
Dhe këta gazetar ( që zërin e kanë si jehona e tij në një bucel druri) kur takojnë Lajqakun dhe Borellin, nuk e bëjnë pyetjën më të thjeshtë dhe logjike:
„ A e njihni pavarsinë e Kosovës?“
Por bëjnë pyetjen më „ bajate“ si:
„ Për çka keni biseduar me Albin Kurtin?“
E ata përgjigjen:
„ Për qershiat e Ganimete Musliut dhe Linda Morinës!“
2.
Gjendja më e keqe, është ta zëmë,në Zvicër. Këtu i kemi nja 300 gazetarë të vetshpallur, 500 poet e shkrimtarë, me libra të botuar, jo me fjalë letrare e melodi fjalësh por falë 1000 frangshit dhe simotres së tij euros.
I ke,disa të „ vetshpallur gazetar“ ,që edhe kur „ mirëdita“ të thonë,zëri u tingëllon si krakitjet, e sorrave,te arat e balit Avdi, buzë hekurudhës së fshatit.
Pastaj, ke ca poet eurosh, të cilët në brendësi të librit kanë poezi me vargje si:
„ Sa më ka marrë malli për Atdhe
po e pyes sot si je?“
Tamam, kështu krijonin nxënësit e klasës së IV-të të shkollës fillore, kur botonin vjershat e tyre te „ Pionieri.“
Sot, së paku në CH, „ gazetarët e vetshpallur“ që janë të shumtë, ua kanë kaluar për nga numri „ shoferëve të Ibrahim Rugovës“ ngaqë në vitet e 90-ta çdo i dyti azilkerkues nga Kosova, deklarohej si „ shofer i tij.“
Në Zvicër, ka krijues të mirë, shumë të mirë si: Agim Sylejmani,Vaxhid Xhelili, Bujar Salihu, Mustaf Xhemajli, Miradije Maliqi, Lulëzim Etemaj, Isuf Sherifi, Bardhyl Mahmuti, Xhemajl Rudi dhe ndoshta nja dy a tre që emrat s‘më vijnë për momentin.
Teksa Shaip Beqiri dhe Ymer Shkreli i takojnë krijuesve nga një planet tjetër ku gjendet edhe Ali Podrimja.
Gazetar mund t‘themi që s‘kemi.
Kemi „ improvizues të gazetarisë“ por të cilët nuk i njohin katër parimet kryesore!
Mos u dëshpëroni ngaqë, hë për hë, Euro kemi, dhe nëse kemi, secili ka mundësi ta bë një libër,pa e shkruar fare.
E vë një titull, faqet i lë shprazët e të bardha sepse titulli është:
„ Poeti shkruajti një fiq
e ishin dy e vdiq!“
Ua çfarë „ vargje origjinale!“
„ Sofra Poetike“ e katundit tonë, e shpërblen poetin me një mirënjohje.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk