«Vetëm plumbi që e ndal Albinin!.. »

30
Jun
2025

(Samo metak će zaustaviti ALBINA )…
Si një gazetar i vetëm shqiptar që mora pjesë në Forumin Strategjik ne Bled … i dëgjova këto fjalë në gjuhën serbe prapa meje, ku isha ulur në sallë, në praninë e me shumë se 3000 pjesëmarrës të cilët i duatrokitën Albinit gjatë fjalimit të tij në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë fjalimi i të cilit i çmendi serbët kurse ndërkombetarët i la gojëhapur!
Në panel përveq Kurtit ishin edhe personalitete tjera nga Brukseli dhe nga vendet e ballkanit bashkë me kryeministren serbe Brnabic kokëulur… ku të gjithë duartrokitën përveq delegacionit serb.
Rastin e lajmrova autoriteteve sllovene çka u vërejtën edhe përforcimet e forcave për ruajtjen e kryeministrit shqiptar Albin Kurtit në konfrencën evropiane me vendet e ballkanit perëndimor.
Organizatorët thanë se forumi i sivjetëm është i 18-ti me radhë që nuk mbahet mend që u janë duartrokitur kështu kaq gjatë ndonjë personaliteti tjetër, sikur Albin Kurtit!
Prezenca dhe fjalimi i Kurtit në Forumin Strategjik në Bled bëri jehonë të madhe jo vetëm në media sllovene dhe ato shqiptare, por edhe në ato të ballkanit dhe botërore.
Pjesëmarrësit dhe fjalimin e Albin Kurtit ne Bled të Sllovenisë e cilësuan si një lider botëror që ballkani pak e hiq ka pasur, modern e modest, bashkëkohor, përveq kombëtar edhe pro evropiane dhe me vizion te lartë euroatlantik!
@dardanet, 270425*
*Huazuar nga miku im: Jeton Morina

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk