(Një kritikë e fortë ndaj përvetësimit serb, heshtjes akademike shqiptare dhe indiferencës europiane).
____
Kultura e Vinçës përfaqëson një ndër civilizimet më të vjetra dhe më të avancuara të Evropës parahistorike, me një fillim që daton rreth 5500-4500 para erës sonë. Ajo shtrihej në territorin e Ballkanit qendror dhe përfshinte një hapësirë shumë më të gjerë se sa kufijtë e sotëm të Serbisë, duke përfshirë pjesë të mëdha të Shqipërisë së Veriut, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë perëndimore, dhe Rumanisë jugore. Sidoqoftë, emërtimi “Kultura e Vinçës” buron nga një gërmim që nisi në vitin 1908 në fshatin Vinça afër Beogradit nga arkeologu dr. Miloje Vasić, gjë që i dha Serbisë mundësinë për ta paraqitur si një trashëgimi kombëtare serbe.
Në Ballkanin qendror, në truallin e asaj që sot quhet Kosova, Shqipëria e veriut dhe Serbia jugore, rreth 7000 vite më parë u zhvillua një prej qytetërimeve më të hershme të Evropës, e njohur sot si Kultura e Vinçës (apo Turdaș-Vinça).
Ky qytetërim neolitik, me një shtrirje të gjerë që mbulonte territore nga Transilvania e deri në Greqinë veriore, kishte zhvilluar arkitekturë, shkrim simbolik, organizim shoqëroro-ritual dhe teknologji të avancuar metalurgjike. Por ajo që sot po ndodh është një tragjedi akademike, diplomatike dhe historike: Sllavet që u shfaqen në Ballkan vetëm në shek. VI-VII të erës sonë, dhe Serbia po përpiqet ta përvetësojë me arrogancë e propagandë një trashëgimi që nuk i takon. Për më keq, institucionet akademike shqiptare – në Shqipëri dhe Kosovë-po heshtin, ndërsa institucionet europiane shfaqin një tolerancë të papranueshme ndaj këtij falsifikimi të pastër historik.
1). Përvetësimi serb i një trashëgimie parahistorike Ballkanike.
Studiuesi shqiptar Fahri Xharra e ka përmbledhur më së miri këtë problem në një frazë të goditur:
“Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë, por ndoshta janë mushkëritë apo zemra e kësaj historije të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur”.[1]Sllavet , të cilët nuk kanë ardhur në Ballkan para shekujve VI-VII të erës sonë,dhe për rrjedhojë Serbet nuk mund të jenë në asnjë mënyrë pasardhës të drejtpërdrejtë të një civilizimi që lulëzoi 7000 vjet më parë. Kultura e Vinçës është një produkt i popullatave parahistorike të neolitit që flisnin gjuhë para-indoevropiane ose parailire, dhe që nuk kanë lidhje me popullsinë sllave të ardhur nga stepat lindore.[2]
Përkundër kësaj, shteti dhe institucionet kulturore serbe e kanë promovuar në mënyrë të qëllimshme një narrativë të rreme, siç tregon edhe titulli i një ekspozite të mbajtur në Beograd:“Osam milenijuma srpskog porekla – Najstarije srpsko poreklo” (“Tetë mijëvjeçarë të prejardhjes serbe – Prejardhja më e vjetër serbe”) – një deklaratë pa asnjë bazë shkencore.[3]
Zbulimet në Shqipëri dhe kontributi i Georg von Hahn ( sipas studjuesit Xhara)
Historiani dhe filologu Georg von Hahn, gjatë vizitave të tij në Shqipëri në shekullin XIX, identifikoi gjurmë të një civilizimi shumë të lashtë dhe madje propozoi një alfabet shqiptar, të cilin ai e identifikoi si alfabet pellazg.[4],[5]
Kjo tregon se përpara gërmimeve në Vinça më 1908, ekzistonte tashmë një vetëdije për lashtësinë e qytetërimeve të Ballkanit jugor, përfshirë trevat shqiptare.Në këtë drejtim, është me rëndësi të vihet në dukje se shumë gjetje të arkeologjisë shqiptare – përfshirë figurat e Hyjneshës në Fron, statuetat antropomorfe të Maliqit, dhe simbolet e hershme në terrakota – përputhen me stilin dhe ikonografinë e Vinçës, çka dëshmon për një komunitet kulturor të përbashkët.[6] Sipas përmbledhjes së përpunuar dhe të publikuar në Pashtriku.org, studiuesi Luftulla Peza [edhe pse konsensusi akadmik mungon] argumenton se brenda Kulturës së Vinçës dhe komuniteteve të tjera neolitike të Ballkanit (si Tartaria, Dispilio, Maliq, Cakran) janë identifikuar mbishkrime të hershme pellazgo-shqipe, që dëshmojnë ekzistencën e një alfabeti para latin.[7]
Kultura e Vinçës: Qytetërimi i “Europës së Vjetër”
Kultura e Vinçës, e datuar në periudhën 5700-4500 para erës sonë, përfaqëson një nga civilizimet më të zhvilluara të periudhës neolitike në Evropë. Ajo ka lënë pas qindra vendbanime të organizuara, disa prej të cilave numëronin mbi 4,000 banorë(llogaritje hipotetike me stimulime kompiuterike për territoret ku janë zbuluar sitet ) duke dëshmuar një nivel të jashtëzakonshëm urbanizimi për kohën. Këto vendbanime përfshinin rrugë të drejta, planifikim arkitektonik, figura rituale me karakter matriarkal, një sistem shkrimi simbolik proto-alfabetik dhe praktika të avancuara të shkrirjes së metaleve, veçanërisht të bakrit.[8]
Studiues të njohur europianë dhe amerikanë kanë pohuar se kultura e Vinçës përfaqëson një nga kulmet e qytetërimit parahistorik evropian.Antropologia dhe arkeologia lituano-amerikane Marija Gimbutas e konsideroi këtë kulturë si pjesë themelore të asaj që ajo e quajti “Europa e Vjetër” (Old Europe), një qytetërim autokton, paqësor, matriarkal dhe teknologjikisht i përparuar, që parapriu ardhjen e popujve indoeuropianë.[9]
Në veprat e saj monumentale, Gimbutas shkruan:“Një qytetërim shumë i sofistikuar, me shkrim simbolik, metalurgji të zhvilluar dhe vazhdimësi rituale. Ai u përkiste popujve autoktonë të Ballkanit, jo migrantëve indo-evropianë që erdhën më vonë.”[10]
Sipas saj, ardhja e indo-evropianëve-përfshirë edhe popujt sllavë-shënoi fundin e kësaj kulture të lashtë. Gimbutas i rendit serbët ndër popujt indo-evropianë të ardhur vonë, të cilët nuk ishin trashëgimtarë, por përkundrazi shkatërrues të qytetërimeve të Europës së Vjetër.[11]
Çdo përpjekje për t’i lidhur me kulturën e Vinçës është, sipas saj, jo vetëm e pabazë, por edhe historikisht e papranueshme. Qysh në shekullin XIX, gjeologu dhe etnografi francez Alfred Boué (1789-1881), i cili udhëtoi gjerësisht në Ballkan, kishte vërejtur se popullsia vendase e këtyre trevave ishte kryesisht shqiptare.
Sipas tij, gjuha, zakonet dhe toponimia e rajonit nuk kishin asnjë lidhje me sllavët, të cilët ishin vendosur aty në një periudhë shumë më të vonshme. Boué përshkruan Ballkanin si një hapësirë me histori të gjatë autoktone, ku identitetet moderne janë produkt i kolonizimeve dhe zhvendosjeve të mëvonshme.[12]
Po ashtu, linguisti gjerman Harald Haarmann, në veprën e tij kushtuar shkrimit të Vinçës, thekson se sistemi simbolik i kësaj kulture është një ndër format më të vjetra të proto-shkrimit në botë, që paraqet një fazë të avancuar të komunikimit vizual dhe ka analogji me disa simbole të mëvonshme mesopotamase. Si një nga autoritetet më të njohura në fushën e gjuhëve të lashta dhe të shkrimeve të hershme, Haarmann argumenton se simbolet e Vinçës përfaqësojnë një formë proto-shkrimi që i paraprin madje edhe sistemeve të shkruara të Mesopotamisë. Ai shkruan: “The Vinča signs are part of a tradition of visual communication that belongs to the oldest civilizations of Europe… they are not of Slavic or later origin, but reflect a highly developed symbolic system of the Neolithic societies of the Balkans” “Shenjat e Vinçës janë pjesë e një tradite të komunikimit vizual që i përket qytetërimeve më të hershme të Europës… ato nuk kanë origjinë sllave apo të mëvonshme, por pasqyrojnë një sistem simbolik shumë të zhvilluar të shoqërive neolitike të Ballkanit.” [13]
Në asnjë faqe të veprave të tij nuk përdoret termi “kulturë serbe”. Përkundrazi, Haarmann e lidh këtë qytetërim me një substrat paraindoeuropian dhe parailir, të ndërlidhur me gjuhë të zhdukura, të cilat mund të kenë mbijetuar pjesërisht në gjuhën shqipe-sipas tij.[E kush mund të ishte tjeter perveç gjuhes Pellasge që ka mbijetuar në shqipe K.M.]
2). Përvetësimit serb të Kulturës së Vinçës – një manipulim i qëllimshëm ideologjik
Vinça nuk është e Beogradit, por është e Ballkanit: Kultura e Vinçës është trashëgimi e gjithë Ballkanit para-sllav, dhe çdo përpjekje për ta përvetësuar nga një etni e vonë si serbët është një manipulim politik dhe ideologjik i historisë. Siç e dëshmojnë të dhënat gjenetike, arkeologjike dhe gjuhësore, ajo përfaqëson një fazë të lashtë të civilizimit pellazg-parailir, e lidhur ngushtë me trevat shqiptare dhe me substratin autokton të Ballkanit. Përpjekja e institucioneve akademike dhe politike serbe për të paraqitur Kulturën e Vinçës si “origjinë serbe” përbën një akt të pashembullt falsifikimi historik dhe përvetësimi kulturor, që shkel çdo normë të objektivitetit shkencor dhe etikës akademike. Serbia e shek. XXI nuk mund të pretendojë trashëgimi nga një qytetërim që ka ekzistuar rreth 5000 -7000 vjet përpara ardhjes së sllavëve në Ballkan, të cilët, siç dëshmojnë të gjitha burimet historike perëndimore, kanë hyrë në rajon vetëm në shek. VI-VII të erës sonë.[14], [15]
3). Falsifikimi i qëllimshëm serb dhe ndërtimi i një etnogjeneze të rreme
Tituj si “Osam milenijuma srpskog porekla -Najstarije srpsko poreklo” (“Tetë mijëvjeçarë të prejardhjes serbe”) nuk janë vetëm shprehje e një kompleksi inferioriteti historik, por mashtrim publik me përmasa shtetërore, që synon të lidhë artificialisht identitetin serb me një civilizim që nuk ka asnjë lidhje gjuhësore, gjenetike, arkeologjike apo kulturore me sllavët e ardhur nga lindja. Kjo strategji e “etnogjenezës retrospektive” është kritikuar nga historianë të mirënjohur si Noel Malcolm, i cili, në veprën e tij për Kosovën, i demaskon përpjekjet e historiografisë serbe për ta mbështetur identitetin kombëtar në mite të sajuara të hershmërisë.[16],[17]
4). Historia nuk mund të tjetërsohet me propagandë
Ky qytetërim neolitik, me një shtrirje të gjerë që mbulonte territore nga Transilvania deri në Greqinë veriore, kishte zhvilluar arkitekturë të qëndrueshme, shkrim simbolik proto-alfabetik, organizim shoqëroro-ritual dhe një teknologji të avancuar metalurgjie.[18]
Por ajo që po ndodh sot përfaqëson një tragjedi akademike dhe historike: Sllavet sipas historiografisë zyrtare erdhen ne Ballkan në shek. VI-VII të eres sonë [por serbet në këtë kuader iu krijuan si njësi etnike dhe kulturore në Ballkan vetëm në shekullin XIX sipas studimeve të F.Xhares) mbi popullsinë dhe kulturen Ilire dhe po përpiqet “të përvetësojë me arrogancë dhe propagandë një trashëgimi kulturore që nuk i përket”.[19]
Në mungesë të një qytetërimi të vetin të lashtë, Serbia po përpiqet të ngjitet artificialisht në degën më të vjetër të pemës ballkanike, duke përdorur shtrembërime historike, organizimin e ekspozitave me emra të rremë, dhe mbështetjen në një historiografi politike të ndërtuar për të justifikuar mitin e “tokës serbe” që nga koha e neolitit.[20]
Kjo përpjekje për përvetësim kulturor përbën një ngrehinë ideologjike të rrezikshme, e cila duhet denoncuar në mënyrë të vendosur nga institucionet shqiptare, si dhe nga akademikët dhe studiuesit e ndershëm evropianë, në emër të së vërtetës historike.
5). Propaganda serbe dhe mitet e saj akademike e instutucionale
Serbia e sotme, përmes akademikëve dhe institucioneve të saj shtetërore, po përpiqet të fabrikojë një “vijë historike serbe” që i shkon prapa 8000 viteve, në përpjekje për të ndërtuar një identitet të lashtë që nuk ka ekzistuar kurrë. Një nga shembujt më të qartë të kësaj qasjeje është ekspozita e mbajtur në Beograd, me titull: “Osam milenijuma srpskog porekla – Najstarije srpsko poreklo” (“Tetë mijëvjeçarë të prejardhjes serbe”).[21]
Kjo përfaqëson një përvetësim agresiv dhe të papranueshëm të trashëgimisë ballkanike, duke shtrembëruar të dhënat historike dhe arkeologjike për qëllime ideologjike.
Pretendime të tilla përbëjnë mashtrime pseudo-historike, të cilat nuk kanë asnjë bazë në gjenetikë, arkeologji apo gjuhësi. Historiani britanik Noel Malcolm, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në kritikën e historiografisë serbe, thekson se mitet historike serbe janë ndërtuar mbi manipulime, përvetësime dhe fshirje sistematike të trashëgimisë së popujve të tjerë. Në analizën e tij, Malcolm shkruan:”Shkenca historike serbe ka shpikur vazhdimësi që nuk ekzistojnë dhe ka fshirë nga kujtesa kolektive të gjitha popullsitë jo-sllave të Ballkanit”[22]
Këto përpjekje për krijimin e një vazhdimësie fiktive prej mijëvjeçarësh, duke shtrirë praninë serbe deri në kohët neolitike, përbëjnë një rrezik për të vërtetën historike dhe për bashkëjetesën kulturore në Ballkan. Ato duhen demaskuar me fakte shkencore dhe me një qasje kritike ndërkombëtare, për të mos lejuar deformimin e së kaluarës në funksion të projekteve ideologjike të së tashmes.
Trashëgimia shqiptare e Vinçës dhe zbulimet e von Hahn.
Fahri Xhara na rukujton se: Shumë më përpara se Miloje Vasić të gërmonte në Vinça në 1908, Georg von Hahn kishte udhëtuar në Shqipëri dhe kishte identifikuar një alfabet pellazg-shqiptar, duke e lidhur me një qytetërim shumë të lashtë.[23]
Po ashtu, figurat e Hyjneshës në Fron, statuetat e Maliqit dhe simbolet neolitike në Shqipëri e Kosovë përputhen me ikonografinë e Vinçës. Kjo është provë e pandashme e komunitetit kulturor parailir pellasg. Gjuhëtari gjerman Harald Haarmann, autor i një prej veprave më të referuara mbi proto-shkrimin e Ballkanit, thekson:“Shenjat e Vinçës përfaqësojnë një sistem të ndërlikuar proto-shkrimi. Ato nuk kanë lidhje me gjuhët sllave, por me traditat simbolike të popullsive autoktone para-indoevropiane.”[24]
6). Heshtja e turpshme e Evropës zyrtare dhe e akademive shqiptare
Ndërkohë që falsifikimi historik ndodh në mes të ditës, nën sytë e të gjithëve, institucionet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë heshtin. Serbia organizon ekspozita zyrtare në Beograd, Novi Sad dhe Nish, me mbështetje të drejtpërdrejtë shtetërore dhe me pjesëmarrjen e trupave diplomatike ndërkombëtare. Ndërsa ajo ndërton narrativën e një lashtësie serbe 8000-vjeçare, institucionet shqiptare-si Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti i Prishtinës apo Instituti Albanologjik – nuk kanë ndërmarrë asnjë kundërpërgjigje akademike: asnjë libër, asnjë simpozium, asnjë dokumentar për të mbrojtur të vërtetën shkencore.[25]
Studiuesi shqiptar Fahri Xharra, me të drejtë, ngre alarmin: “A kemi ndonjë libër shqiptar të shkruar për Vinçën? Apo ndonjë ekspozitë? Heshtja është bashkëfajësi me falsifikatorët.”[26]
Kjo është një thirrje që duhet të përqafohet me urgjencë nga institucionet akademike shqiptare. Në vend që të heshtin, universitetet dhe institutet kërkimore shqiptare duhet të ndërmarrin kërkime të thelluara, të botojnë studime dhe të organizojnë ekspozita ndërkombëtare, për të afirmuar rolin e shqiptarëve si pasardhësit më të natyrshëm të qytetërimit të Vinçës dhe Europës së Vjetër.
Pse duhet të reagojmë? Sepse nëse nuk veprojmë:Serbia do të vazhdojë të “serbizojë” origjinën e qytetërimeve të lashta evropiane;Popullsia shqiptare do të shkëputet nga rrënjët e saj më të lashta historike;Gjeneratat e reja do të edukohen me një histori të tjetërsuar dhe të rreme, të mbështetur nga struktura të pushtetshme mediatike dhe akademike.
Një bashkëfajësi gjeopolitike dhe akademike: Nuk mjafton të kritikohen vetëm akademikët shqiptarë. Duhet ngritur gishti drejt bashkëpunimit të heshtur – apo të pavetëdijshëm – të institucioneve europiane, të cilat në emër të një baraspeshe gjeopolitike dhe stabiliteti rajonal, po tolerojnë që Serbia të krijojë një etnogjenezë të rreme, e cila shtrihet padrejtësisht mbi qytetërime që nuk kanë asnjë lidhje historike me të.[27]
Institucione si UNESCO, Këshilli i Europës dhe institucione të arkeologjisë ndërkombëtare kanë heshtur përballë titujve absurdë si “Tetë mijëvjeçarë të prejardhjes serbe”, të sponsorizuar nga shteti serb.[28] Kjo heshtje është një tolerim i një gënjeshtre të dokumentuar, që sipas çdo standardi të akademive perëndimore, duhej refuzuar publikisht. Por heshtja është strategjike- ajo përfaqëson kompromis mbi të vërtetën, për të mos prishur marrëdhëniet me një aleat të paqëndrueshëm në rajon si Serbia.
7). Një çarçaf i hollë mbi të vërtetën historike
Siç e ka shprehur me ironi studiuesi Fahri Xharra:
“Të vërtetat historike shqiptare në Ballkan janë mbuluar si me një çarçaf të hollë – të tejdukshëm për akademinë, por të padukshëm për politikën ndërkombëtare që shikon vetëm interesin momental të ekuilibrit.”[29]
Kjo do të thotë se Serbia ka arritur të shesë një identitet të stisur historik, përmes diplomacisë kulturore dhe mbështetjes së heshtur të disa qarqeve akademike evropiane, të cilat janë më të prira të pranojnë një qasje serbe të gatshme sesa të përballen me faktin e pakëndshëm se shqiptarët autoktonë janë trashëgimtarët realë të një qytetërimi 7000-vjeçar. Kjo përbën një padrejtësi historike të thellë, e cila rrezikon të ngulitet në tekstet shkollore, në muzetë ndërkombëtare dhe në vetë kujtesën kolektive evropiane, nëse nuk ndërhyhet urgjentisht me fakte, botime dhe mobilizim kulturor ndërkombëtar.
Vinça është truall ballkanik, jo sllav nuk është vetëm e Ballkanit, por identitet i harruar europian
Thirrje për zgjim kombëtar dhe ndërkombëtar: Kultura e Vinçës nuk ka lindur në Serbi. Ajo është produkt i një bashkëjetese të thellë dhe të lashtë autoktone, parailire ( trashegimi e lashtë pellazge) , që i përket territoreve ku sot jetojnë shqiptarët.Akademia shqiptare duhet të zgjohet. Duhet të botojë, të ekspozojë, të protestojë dhe të rikthejë në kujtesën publike një trashëgimi që është themeli i historisë së Ballkanit dhe ndoshta edhe i Europës vetë Nuk mund të mbrohet Vinça me heshtje.
Nuk mund të ruhet trashëgimia e një qytetërimi të tillë nga një akademi që hesht, dhe një Europë që sheh nga ana tjetër.
Duhet një platformë kombëtare e reagimit intelektual, që të përfshijë:Botimin e një vepre enciklopedike për Kulturën e Vinçës nga studiues shqiptarë dhe të huaj të pavarur;Organizimin e konferencave ndërkombëtare që shpërfaqin të vërtetat mbi përkatësinë etnokulturore të kësaj kulture;Ekspozita shqiptare dhe kosovare jashtë vendit që ta çojnë të vërtetën tek opinioni europian dhe amerikan;Kërkesa formale në UNESCO dhe institucionet ndërkombëtare për të ndalur përvetësimin dhe mitomaninë akademike serbe.
Kultura e Vinçës është dëshmi se në Ballkan ka ekzistuar një qytetërim i madh para sllavëve, para grekëve të vonë, para romakëve. Ai është pjesë e substratit më të thellë të historisë europiane.Të lejojmë që kjo kulturë të falsifikohet nga Serbia, është të heqim dorë nga vetë rrënjët e identitetit ballkanik dhe europian. Të heshtim është të dorëzohemi përpara një gënjeshtre të ndërtuar me para, diplomaci dhe heshtje akademike.Vinça është truall i gjuhëve të para, i simbolikës së parë, i njeriut të parë të Europës.
Ajo është shqiptare në frymë, ballkanike në trup dhe universale në vlerë.
Heshtja që pajton falsifikimin: ndërmjet apatisë shqiptare dhe kalkulimit ndërkombëtar
Në sfondin e një fushate të organizuar për falsifikimin e historisë së qytetërimeve të lashta ballkanike, heshtja e institucioneve shqiptare dhe toleranca e aktorëve ndërkombëtarë përbëjnë dy shtylla të një bashkëpunimi të heshtur, i cili po prodhon pasoja të pakthyeshme për të vërtetën historike dhe për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve. Teksa Serbia ka ngritur një mekanizëm të tërë të propagandës shtetërore dhe akademike për të ndërtuar mitin e një prejardhjeje 8000-vjeçare serbe, institucionet shqiptare nuk kanë ofruar asnjë përgjigje të strukturuar – as në formë kërkimi shkencor, as në formë ndërgjegjësimi publik.
Siç vihet në dukje në analizën kritike të studiuesit Fahri Xharra, mungesa e reagimit shqiptar ndaj këtij procesi të përvetësimit kulturor është bërë bashkëfajësi përmes heshtjes, një pasivitet që shërben vetëm për të legjitimuar narrativat e rreme në sytë e publikut ndërkombëtar.[30]
Kjo situatë bëhet më shqetësuese kur vihet re se institucionet ndërkombëtare, si UNESCO, Këshilli i Europës dhe qendrat arkeologjike të kontinentit, nuk kanë reaguar ndaj përvetësimeve të hapura, të tilla si ekspozitat e sponsorizuara nga shteti serb me tituj absurdë dhe të pabazuar shkencërisht.
Kjo nuk është më neglizhencë, por një kompromis strategjik, i motivuar nga interesa afatshkurtra stabiliteti politik dhe gjeopolitik në rajon, që anashkalojnë tërësisht parimet e vërtetësisë shkencore dhe integritetit akademik.[31]
Mungesa e një përpjekjeje institucionale shqiptare për të afirmuar lidhjen e saj me trashëgiminë e qytetërimeve neolitike, si ai i Vinçës, ka lënë hapësirë të lirë për manipulime, që po përhapen përmes mjeteve të diplomacisë kulturore dhe mbështetjes së butë ndërkombëtare.
Një urgjencë për kujtesën dhe vetëdijen historike
Nëse ky proces nuk frenohet në mënyrë të koordinuar, rrezikohet deformimi i trashegimisë historike për qytetërimet e hershme të Europës, jo vetëm në konceptin akademik, por edhe në tekstet shkollore, muzeologjinë ndërkombëtare dhe kujtesën kolektive evropiane.
Fallsifikimi nuk është më vetëm një problem kombëtar; ai është bërë pjesë e një lufte për simbolin, për identitetin dhe për rrënjët e qytetërimit europian, ku shqiptarët po mbeten të përjashtuar për shkak të heshtjes së tyre institucionale dhe të mungesës së artikulimit shkencor.
Thirrja që ngrihet në tekst është e qartë: duhet të veprojmë tani, jo vetëm për të ruajtur dinjitetin shkencor dhe kulturor të shqiptarëve, por edhe për të kthyer të vërtetën në një akt të përgjegjësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mbetet një postulat historik: Nëse historia nuk shkruhet nga ata që e mbartin, ajo do të shkruhet nga ata që e përdorin si mjet pushteti. Në mungesë të zërit të kujtesës, sundon zëri i interesit . Ky parim i ngjan vëzhgimit të historianit britanik E.H. Carr, i cili në veprën e tij klasike What is History? thekson:“Historia është një proces i vazhdueshëm ndërveprimi midis historianit dhe fakteve, një dialog i pakrahasueshëm midis së kaluarës dhe të tashmes”[32] Kur ky dialog ndërpritet nga heshtja e popujve autoktonë, ai zëvendësohet nga tregimet e fabrikuara të atyre që synojnë të sundojnë kujtesën kolektive dhe të përmbysin të vërtetën e të drejtën historike.
Ky është pikërisht rasti i Serbisë sot, e cila, në mungesë të një trashëgimie autentike, po kërkon ta shkruajë historinë sipas interesit të saj politik, duke përvetësuar qytetërime që kurrë nuk i kanë takuar asaj.
______
Kol Marku
Itali 29.07.2025
Burimet:
[1] Fahri Xharra, Kultura e Vinçës dhe heshtja shqiptare, artikull, botuar në “Zemra Shqiptare”, 2021.
[2] Florin Curta, Southeastern Europe in the Middle Ages, 500–1250, Cambridge University Press, 2006, fq. 19–21.
[3] Muzeu i Beogradit, titulli i ekspozitës: “Osam milenijuma srpskog porekla – Najstarije srpsko poreklo”, 2021.
[4] Georg von Hahn, Albanesische Studien, Jena: Mauke, 1854.
[5] Muzeu i Beogradit, titulli i ekspozitës: “Osam milenijuma srpskog porekla – Najstarije srpsko poreklo”, 2021.
[6] Muzafer Korkuti, Prehistoria e Shqipërisë, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2002.
[7] Peza L. & Peza L., Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë, Konferenca I-rë mbi qytetërimin Pellazg, tetor 2011; ribotim 2013, Tiranë.
[8] Milutin Garašanin, Vinca: The Largest Neolithic Settlement in Europe, Belgrade: Serbian Academy of Sciences, 1973; Ruth Tringham, The Rise of the Household: Neolithic of Southeast Europe, in Archaeology of Europe, Vol. 1, Routledge, 1991.
[9] Marija Gimbutas, The Goddesses and Gods of Old Europe, 7000–3500 B.C.: Myths and Cult Images, Berkeley: University of California Press, 1982.
[10] Marija Gimbutas, The Language of the Goddess, Harper & Row, 1989, f. 316.
[11] Marija Gimbutas, The Civilization of the Goddess: The World of Old Europe, HarperSanFrancisco, 1991, f. 390–395.
[12] Alfred Boué, La Turquie d’Europe, vol. II, Paris: Arthus Bertrand, 1840, f. 147–173. Autori përshkruan në mënyrë të detajuar përbërjen etnike të Ballkanit dhe vëren qartë dominimin shqiptar në shumë zona përpara vendosjes së sllavëve.
[13] Harald Haarmann, Geschichte der Schrift: Von der Keilschrift bis zum Buchdruck, München: C.H. Beck, 2002, f. 25–29; po ashtu shih edhe: Das Rätsel der Donauzivilisation: Die Entdeckung der ältesten Hochkultur Europas, München: C.H. Beck, 2011, f. 46–54. Haarmann thekson se kultura e Vinçës përfaqëson një traditë autonome të komunikimit vizual në Evropë dhe nuk ka origjinë sllave apo lidhje me kulturat e mëvonshme indo-evropiane.
[14] Florin Curta, The Making of the Slavs: History and Archaeology of the Lower Danube Region, c. 500–700, Cambridge University Press, 2001.
[15] Florin Curta (lindur në 1965 në Rumaninë komuniste, më vonë shtetas amerikan) është një historian dhe arkeolog me famë ndërkombëtare, specializuar në historinë mesjetare dhe arkeologjinë e Ballkanit dhe Evropës Lindore.
Aktualisht, ai mban pozicionin e Waldo W. Neikirk Professor of Medieval History and Archaeology në Universitetin e Floridës, SHBA, Goodreads+12edinburghuniversitypress.com+12. Ka botuar kryevepra si The Making of the Slavs: History and Archaeology of the Lower Danube Region, c. 500–700 (2001), për të cilën fitoi çmimin Herbert Baxter Adams të American Historical Association në 2003 Amazon+8wmich.edu Libri i tij tjetër i rëndësishëm është Southeastern Europe in the Middle Ages, 500–1250 (2006), botim i Cambridge University Press scribd.com+15Google Libri+15Amazon+15. Curta është gjithashtu redaktor i serisë akademike “East Central and Eastern Europe in the Middle Ages, 450–1450” publikuar nga Brill, dhe ka qenë anëtar i Institute for Advanced Study në Princeton dhe visiting fellow në Corpus Christi College, Oxford edinburghuniversitypress.com
Pra, po, ai është një autor serioz dhe shumë i respektuar në fushat e historisë mesjetare dhe arkeologjisë së Ballkanit, dhe punimet e tij janë ndikuese për të kuptuar identitetin, etnogjenezën dhe kulturën e popujve të hershëm në rajon.
[16] Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, New York: NYU Press, 1998, fq. 63–66.
[17] Noel Malcolm është një autor serioz dhe shumë i respektuar akademik. Ai është një historian britanik, autor i disa veprave të rëndësishme për Ballkanin, përfshirë Kosovo: A Short History (1998) dhe Bosnia: A Short History, të cilat konsiderohen standarde në fushën e historisë ballkanike moderne en.wikipedia.org+15amazon.com+15koha.net+15. Malcolm është Senior Research Fellow në All Souls College, Oxford, dhe Fellow i British Academy që nga viti 2001, si dhe është punuar gjerësisht në gazetarinë politike ndërsa ishte redaktor i jashtëm në The Spectator dhe gazetëkolumnist iDailyTelegraphde.wikipedia.org+8thebritishacademy.ac.uk+8en.wikipedia.or+8
Vepra e tij për Kosovën është vlerësuar si një referencë thelbësore nga studiues dhe media ndërkombëtare, edhe nga pohimet e Berishës dhe aspektet akademike në vend koha.neten.wikipedia.org.Pra, Noel Malcolm është një autor i besueshëm dhe me autoritet, veprat e të cilit përdoren rregullisht si burime akademike për analizën dhe debatin mbi historinë e Ballkanit.
[18] Marija Gimbutas, The Civilization of the Goddess: The World of Old Europe, San Francisco: HarperCollins, 1991, f. 58–70. Shih gjithashtu: Harald Haarmann, Das Rätsel der Donauzivilisation, München: C.H. Beck, 2011, f. 33–49.
[19] Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, New York: NYU Press, 1998, f. 60–62. Malcolm thekson se sllavët, përfshirë serbët, nuk janë popullsi autoktone e Ballkanit, por u shfaqën aty si migrues në shek. VI–VII të e.s.
[20] Maria Todorova, Imagining the Balkans, Oxford: Oxford University Press, 1997, f. 134–138. Todorova analizon mënyrën se si nacionalizmat ballkanikë – përfshirë atë serb – kanë ndërtuar mite historike për të legjitimuar pretendime mbi trashëgimi të lashta kulturore dhe territoriale.
[21] Titulli i ekspozitës: “Osam milenijuma srpskog porekla – Najstarije srpsko poreklo” u përdor në evente zyrtare në Beograd në vitin 2021 dhe 2023. Shih raportimin në mediat serbe si Politika.rs dhe B92.net.
[22] Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, New York: New York University Press, 1998, f. 67–70. Malcolm analizon mënyrën se si historiografia serbe ka fshirë praninë jo-sllave në Ballkan dhe ka ndërtuar mite nacionaliste të një kontinuiteti të pashkëputur prej lashtësisë.
[23] Georg von Hahn, Albanesische Studien, Jena: Mauke, 1854.[Citura nga Fahri Xhara tek nje shkrim publikuar në Zemra Shqiptare.net, korrik 2023.
[24] Harald Haarmann, Das Rätsel der Donauzivilisation, C.H. Beck, 2011, pp. 65–90.
[25] Shih ekspozitat dhe eventet serbe të raportuara në Politika.rs, B92.net dhe RTS.rs, 2021–2024, përfshirë “Osam milenijuma srpskog porekla”. Asnjë reagim nuk është dokumentuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë apo Instituti Albanologjik i Kosovës gjatë kësaj periudhe.
[26] Fahri Xharra, “Në një shkrim të tij pyet: A kemi ndonjë libër shqiptar për kulturën e Vinçës?”, artikull i publikuar në ZemraShqiptare.net, korrik 2023.
[27] Maria Todorova, Imagining the Balkans, Oxford: Oxford University Press, 1997, f. 138–141. Todorova analizon mënyrën se si mitet kombëtare në Ballkan janë pranuar apo toleruar nga qarqe ndërkombëtare për arsye stabiliteti politik.
[28] Dokumentet e UNESCO-s dhe Këshillit të Europës nuk përmbajnë asnjë reagim ndaj pretendimeve serbe për Vinçën, përkundër evidencave të qarta arkeologjike për prejardhje para-sllave. Shih gjithashtu: Harald Haarmann, Das Rätsel der Donauzivilisation, München: C.H. Beck, 2011.
[29] Fahri Xharra, citim nga një intervistë për ZemraShqiptare.net, gusht 2022. Shprehja është përdorur në kontekstin e kritikës ndaj mungesës së reagimit ndërkombëtar për çështjet e trashëgimisë shqiptare në Ballkan.
[30] Fahri Xharra, “A kemi ndonjë libër shqiptar të shkruar për Vinçën?”, ZemraShqiptare.net, 2023. Analiza kritikon heshtjen akademike shqiptare dhe mungesën e angazhimit përballë përvetësimeve kulturore.
[31] Maria Todorova, Imagining the Balkans, Oxford: Oxford University Press, 1997, f. 138–141. Autorja trajton pranimin e miteve etnike në emër të stabilitetit gjeopolitik dhe flet për kompromiset që bëhen mbi të vërtetën për interesa afatshkurtra politike.
[32] E.H. Carr, What is History?, London: Penguin Books, 1961, f. 30. Carr vë në dukje se historia nuk është thjesht përmbledhje faktesh, por përzgjedhje interpretuese, ku pushteti mbi narrativën bëhet thelbësor.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
