Viti 2023 ishte një vit i mbushur me ngjarje shumë të rëndësishme!

01
Jan
2024
Shkruan: Agron Dalipaj

Viti 2023 ishte një vit i mbushur me ngjarje shumë të rëndësishme në albanologji dhe më të spikaturat ishin ato konfirmime që na erdhën nga bota shkencore, që përcaktuan se vendbanimi më i vjetër palafit në Europë gjendet në Lin të Pogradecit dhe gjuhën shqipe e vendosin si gjuhën më të vjetër i.e. të gjallë (8300 vjet) dhe të pandërprerë për 6000 vjet rresht si asnjë tjetër gjuhë në botën e madhe të tyre.
Në të vërtetë vendbanimi palafit i Linit ishte zbuluar në vitet 60 të shek. të kaluar, por për të nuk flitej dhe nuk botoheshin lajme ashtu si për shumë vlera arkeologjike të rëndësishme që betonohen për të mos u njohur nga bota. Njëjtë dhe të vërtetat mbi gjuhën shqipe akademitë e Tiranës i mbuluan me gënjeshtra “shkencore” dhe sistemi arsimor në shkollat shqiptare u ka mësuar e vazhdon tu mësojë brezave se gjuha shqipe është më e reja në Europë dhe gjuha me më shumë huazime në botën e gjuhëve dhe t’u propagandojë se ne shqiptarët jemi ardhacakë në trojet e sllavëve e një pjesë të gjuhës e kemi huazuar prej tyre.
Albanologjia zyrtare e Tiranës ka fshehur e shtrembëruar pjesën më të madhe të historisë së kombit tonë për t’ia përshtatur atë në vazhdimësinë kohore interesave sllave e antishqiptare dhe kjo albanologji ka funksionuar saktësisisht si antialbanologji.
Dielli nuk mbulohet me shoshë dhe institucioneve të shtrembërimit të identitetit të shqiptarëve do u vijë medoemos fundi, të cilin duhet t’ua gatisim.
Viti 2024 do jetë një vit sfide për albanologjinë, ku ASh e Tiranës do duhet të jetë në shënjestrën tonë si i pari institucion antikombëtar që duhet të riorganizohet konform interesave tona kombëtare si dhe për të krijuar institucione të reja albanologjike të pavarura.
Kombi ynë shqiptar meriton të dijë gjithë të vërtetën e tij historike e të njohë saktë identitetin e tij
U uroj gjithë të mirat gjithë atyre që zemra iu rreh shqip e nga mot gëzuar Vitin e Ri!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk