Vjosa,Glauku dhe Albini duhet ta kërkojnë Kosovën shtet të pavarur

19
Jan
2023

Shkruan: Ragip Mexhuani
Prishtinë 17-01-2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Politikanët shqiptarë me ndërkombëtarët çka ka kërkuar Serbia kanë pranuar. Pakoja e Ahtisarit është pjesë përbërëse e Kushtetutës së Kosovës. P. e Ahtisarit u siguron shumë të drejta serbëve në Kosovë. Me P. e Ahtisarit u formuan edhe komunat tjera serbe në Kosovë si në kohën e Millosheviqit. Komunat serbe në Kosovë qeverisen nga Serbia. Qëllimi i Serbisë është që me bashkimin e komunave serbe-Asociacionin me e riokupue ose me e nda Kosovën si në Bosnje(Republika Serbe). Komunat serbe në Veri e kanë formuar asociacionin. Me P. e Ahtisarit në bisedimet e Vjenës politikanët e Kosovës me ndërkombëtarët pranuan që trashëgimia e krishterimit ortodoks në Kosovë si dhe objektet e saj të kultit ti falen Serbisë. Kishat katolike dhe ortodokse shqiptare i kanë grabitur serbët ardhacakë. Kishat ortodokse mesjetare që gjenden në Kosovë: Graçanica afër Prishtinës, Levishka në Prizren, Patrikana në Pejë, Manastiri i Deçanit, Kisha e Deviqit në Drenicë,etj., kanë qenë shqiptare. Pa ardhur serbët në G. Ilirik kishat, manastiret kryesore në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni janë ndërtuar në kohën e Bizantit. UNESKO i ka regjistruar këto kisha si trashëgimi kulturore serbe-Zona të Mbrojtura. Kishat ortodokse në Kosovë pas vitit 1944-1989 i kishin rreth 200ha, kurse tash këto kisha të quajtura serbe i kanë rreth 2.000ha.
8 shekuj pas shqiptarëve ardhacakët serbë janë bërë të krishterë. Kosova deri me ardhjen e Millosheviqit në pushtet i kishte 22 komuna (vetëm 1 serbe Leposaviqin). Tash Kosova i ka 11 komuna serbe. Sipas Pakos së Ahtisarit për t’u formuar komuna e re, pakica/komuniteti serb duhet të ketë 5000 banorë në një territor. Kurse në Kosovë janë formuar komuna serbe edhe me qindra banorë.
P.sh. 1987 Zubin Potoku kishte 698 serbë,
1988 Novo Bërda 287 serbë,
1988 Fushë Kosova 5338 serbë,
1988 Obiliqi 2828 serbë(3305 shqiptarë),
1988 Shtërpca 1918 serbë,
1991 Zveçani 2196 serbë,
2008 Komuna e Pejës Gorazhdevci 1046 serbë,
Komuna e Istogut-Osojane 602 serbë,
2010 Kllokoti 1020 serbë,
2010 Parteshi 1286 serbë, Cërnica në kuadër të K. së Parteshit 1772 shqiptarë,
2010 Graçanica 3155 serbë,
2012 Komuna e Rahovecit 2034 serbë,
2014 Mitrovica Veriore -. Numri i banorëve serbë është i regjistrimit të fundit në Kosovë 1981.
Kosova kufijtë i kishte të paprekshëm. Pas luftës Maqedonisë ju dhanë afër 5000 hektarë(6 fshatra-Debellden). Kurse Malit të Zi ja dhuruan rreth 8300ha. Kosova nuk është shtet i pavarur prandaj -Vjosa,Glauku dhe Albini duhet ta kërkojnë Kosovën shtet të pavarur me 10,887km2 siç i kishte.
-Kosova ishte e barabartë si republikat e tjera në Federatën J. K. i kishte të gjitha ministritë e shtetësisë. GJND e ka njohur Kosovën shtet edhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës 1974 me 10,887km2.
-Duhet kërkuar shfuqizimin e Rezolutës 1244, Shfuqizimi i Pakos së Ahtisarit,-Shfuqizimin e komunave serbe që nga koha e Millosheviqit 1987-2014,
– Duhet kërkuar Trashëgiminë Kultutore Ortodokse shqiptare dhe objektet kishtare,
– Duhet kërkuar nga Mali i Zi të na i kthej rreth 8300ha tokë dhe Maqedonia e Veriut të na i kthej afër 5000ha,etj,.

Literatura:
-Qemal Lame-Dardania Shqiptarët do të bashkohen Tiranë 2022
-Musa Gashi-Disa fakte mbi Kosovën
Logos-Shkup 1997
-Komiteti i Helsinkit për të drajtat e njeriut në Serbi
Komuniteti Serb në Kosovë
Qershor 2012

Prishtinë

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk