VLERËSIM KRITIK RRETH LIBRIT

11
May
2026
Shkruan: Dilaver Goxhaj

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shqiptari përballë rrënimit”, me autor Korab Blakaj.

 

Ky botim i vitit 2026, në Prishtinë, tregon shqetësimin e madh të  z.Korab Blakaj për zbehjen e ndjenjës kombëtare ndër shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por në raport kombëtar.

Dhe shkak të kësaj dukurie negative kombëtare z.Korab Blakaj e gjen te Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilat drejtojnë pa një program konkret ekonomik, politik e ushtarak gjatë gjithë këtyre tre dekadave të fundit të ashtuquajtura  me demek “demokratike”.

Dhe si faktor kryesor të kësaj paaftësie drejtuese shtetërore, autori e gjen te përzgjedhja e përfaqësuesve të popullit  mbi baza nepotizmit dhe patronazhizmit të ngushtë, të cilët venë interest e veta e të partisë mbi ato të Atdheut e Kombit.

Dhe për frenimin dhe eleminimin e kësaj fatkeqësie kombëtare autori e gjen vetëm te mundësia e  Bashkimin Kombëtar, fillimisht Kosovë-Shqipëri, por që për fat të keq kombëtar, kjo zgjidhje është përjashtuar edhe nga

rendi i ditës të të gjithë institucioneve shtetërorë e partiakë si në Republikën e Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë, ashtu edhe te partitë politike pjestare në qeverisje në trevat e tjera shqiptare në Ballkan.

Mendoj që fillimisht të ndalem te  bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, të cilën autori e shpreh në formën më konçize: “Bashkimi i shqiptarëve fillon nga bashkimi shpirtëror” (f.82)

Për konkretizimin e këtij bashkimi Shqipëri-Kosovë na erdhi në ndihmë dhe urdhëroi të  bëhej brenda tri viteve Mbledhja Ndërkombëtare e Rambujesë, e imponuar nga Lufta e Ushtrisë Clirimtare e Kosovës, për çlirimin definitive të Kosovës prej Serbisë, i theksuar dhe i vendosur ky akt në Marrëveshjen e Mbledhjes Ndërkombëtare të Rambujesë, e përfunduar më 18 mars 1999.  Në këtë Marrëveshje, me këmbënguljen e  Sekretares të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjës Medlin Ollbrajt, duke shtuar në Kreun e 8 të asaj Marrëveshjeje një pikë të veçantë, Pikën 3, me këtë përmbajtje: Tre vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje (zgjidhje) finale për kosovën, në bazë të vullnetit të popullit…”, e cila pasqyrohet edhe në HYRJEN e Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit, ku shkruhet:  “KJO REZOLUTË ËSHTË BAZUAR KRYEKËPUT NË MARRËVESHJEN E RAMBUJESË.”

Dhe, për fat të keq, këtë REFERENDUM nuk e ka kërkuar të zhvillohet as edhe një anëtar i Delegacionit Kosovar në Rambuje; asnjë President ose Kryeministër i Kosovës dhe i Shqipërisë, si dhe as parlamentet e tyre; as Drejtoria Politike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës me kryetar Hashim Thaçin; as Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga ish kryetari i atij delegacioni në Rambuje; as Lidhja Demokratike e Kosovës ku kryetari i saj, Rugova, ishte anëtar i atij delegacioni; as “Lëvizja Demokratike e Bashkuar”, e përfaqësuar nga kryetari i saj, z.Qose; as edhe LPK-ja që pretendon se është ajo që ka udhëhequr atë luftë dhe UÇK-në, ndërkohë që një prej anëtarëve të  Kryesisë së LPK-së ka kritikuar publikisht Sh.P të UÇK-së pse në formulën e Betimit Ushtarak të UÇK-së është shtuar fjalia: : “Unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.”

Ndërkohë, nuk e ka përmendur as edhe një institucion politik a shtetëror, apo politikanë të gjithë niveleve  në Atdheun Amë, madje edhe kur Shqipërisë iu besua udhëheqja e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, prej 31 Majit deri 30 Qershor të vitit 2022, që Të thirrte mbledhjen ndërkombëtare për të realizuar zgjidhjen përfundimtare për kosovën, në bazë të vullnetit të popullit”, pasqyruar në Marrëveshjen e Rambujesë dhe Rezolutën 1244 të OKB.

Çfarë emri t’i vëmë kësaj “pakujdesie” të forcave politike mbarë shqiptare: neglizhencë apo tradhëti kombëtare?! Dhe mos harrojmë se kjo e drejtë e popullit shqiptar në Kosovë nuk ka kufizim kohor, është ende në fuqi.

Do ishte mirë që kjo “pakujdesi” politike të përfshihej nga autori në  nënçështjen e librit të tij “Republika e bashkuar”, f.84-85.

Për realizimin e këtij Referendumi për vetëvendosje të popullit në Kosovë, mendoj se i takon ta kërkoi populli i Kosovës përmes demonstrimeve masive të pandërprera. Dhe më këtë referendum duhet të merret Organizata e Veteranëve të UÇK në Kosovë, se boll i kanë bërë të qajnë prokurorët dhe gjykatësit e asaj Gjykate Speciale në Hagë, i takon së pari kësaj organizate t’i kërkojnë Parlamentit të Kosovës dhe ky institucion Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të thërrasë një mbledhje ndërkombëtare për vetvendosje të popullit në Kosovë, sikundër theksohet edhe në Rezolutën 1244 të OKB.

Një çështje tjetër që trajton Korb Blakaj, i cili me shumë të drejtë tërheq vemendjen për çështjen e rolit që po luan Shumicë Parlamentare e Kosovës, i cili e quan: Një Shumica pa vision, një lloj turmë pa drejtim. (f.54)

Vizionin e z.Korab , rreth rolit të shumicës parlamentare e ka trajtuar dukshëm dikur edhe politikani shumëvjeçar kanadez, Xhon Stjuart Smith, 24 vite anëtar i Dhomës së Komunave të Kanadasë, i cili shprehet ngjashëm si Korab Blakaj: “Tirania e shumicës është një e keqe nga e cila duhet të ruhet shoqëria demokratike. Ashtu si dhe tiranitë e tjera, ( despotizmi), ajo e shumicës (mazhorancës) është një tirani vulgare dhe konsiderohet e frikshme për shkak të pasojave të veprimeve të tyre në ushtrimin e autoritetit politik.

E mbështes zotin Korab në këtë pikë, për faktin se TIRANIA e SHUMICËS parlamentare gjatë këtyre 36 viteve “demokratike” në Shqipëri, po dhe gjatë këtyre 26 viteve në Kosovë, rezulton se shumica parlamentare e këtyre dy parlamenteve tona është një tirani e fshehtë, të cilat përbuzin cilindo intelektual e politikan që nuk ka pikpamje të njëjtë me këto shumica parlamentare.

Tirania e shumicës është tirani e egër, sepse vepron nën hijen e ligjshmërisë dhe del me flamurin e drejtësisë. Kjo u vërtetua katërcipërisht në  vendimin e shumicës Parlamentare të Kosovës, në rastin kur u miratua Gjykata e Njëanshme Njëetnike Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në datën 3 Gusht 2015, ku nga 88 deputetë që ishin prezet në sallën e Parlamenti, 82 votuan PRO ASAJ Gjykate, ndërkohë që në atë sallë mungonin 32 deputetë! A mund të ketë rast më tipik tiranie më shtypëse e më barbare, kur në mungesë të 40% të parlamentarëve, shumica e kësaj presence të mangët parlametare mohon ekzistencën e një lufte çlirimtare?! Dhe më skandalozja! Në atë shumicë tiranike bëjnë pjesë edhe 6 ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të asaj Ushtrie çlirimtare me në krye Drejtorin e Drejtoris Politike (H.Thaçi), Komandantin e UÇK(A.Syla) dhe Shefin e Shtabit të saj(A.Çeku)?! Ky rast ekstrem na bën të nxjerrim një mësim: Për të eleminuar tiraninë e shumicës parlamentare, në Shqipëri e Kosovës duhet cilësuar në Kushtetutat që: për ligje me rëndësi kombëtare të ketë të drejtën e votos çdo deputet.

A ka shembull më të qartë se deri ku e çon demokracinë tirania e mazhorancës(?), deri edhe në tradhëti kombëtare! Prandaj me të drejtë autori shprehet: “Kjo është shoqëria që ka dalë nga tranzicioni shqiptar: një turmë pa busull, pa bosht, pa ideal.” (f.690) … “Turma mund të ndjekë, por jo të udhëheqë, ngaqë ajo kërkon idhuj dhe jo ide; turma është spektakël dhe jo përmbajtje.” (f.73)

Në f.103 të librir, z. Korab shkruan : “Marrëdhënia me Rusinë dhe Kinën, neutralitet armiqësor…asnjë marrëveshje…Rusia dhe Kina do të kuptojnë se shqiptarët nuk janë popull për t’u përdotur si satelitë.” Deri sot historia nuk tregon se Shqipëria është përdorur si satelit nga Rusia dhe Kina; kur dihet që Republika e Shqipërisë doli nga Traktati i Varshavës Kur Hrushovi sulmoi Çekosllovakinë më 1968. Sot po, Shqipëria dhe Kosova po përdoren sgtete satelitë nga “Bordi i Paqes”, duke pranuar të dërgojnë forca ushtarake në Gaza për të krijuar Izraelin e Madh. Ndërkohë që Edi Rama deklaroi se Shqipëria vë në në dispozicion edhe aeroportet e saj që të përdoren kundër Iranit(!) Këto lloj vendime e bëjnë shtetin satelit për luftë kundër poujve të tjerë.
Dhe këtë e bëri fakt të kryer Kosova, të cilën e dëgjuam dhe e lexuam në datën 27 prill 2026 në lajmet e Radio Kosovaelirë: “Me urdhër të komandantit të FSK, Bashkim Jashari, një ekip i saj ka udhëtuar drejt Gazës për rikonjicion ku do të operojnë trupat e Kosovës në kuadër të Bordit të Paqes në përputhje me rezolutën përkatse ndërkombëtare”, duke e quajtur mision historik për paqen.

Mirëpo, në këtë rast nuk kemi të bëjmë me mision paqeje, por me përjetësim pushtimi të Gazës, e cila është miratuar edhe nga Presidenti Tramp, për krijimin e Izrelit të Madh. Që do të thotë, se këto forca të FSK-së do të shkojnë në kundërshtim me idealin e organizatës çlirimtare të Hamasit, ideal i ngjashëm me idealin e UÇK, të cilët luftojnë për çlirimin e Gazës nga Izraeli. Të mos harrojmë se, ata që e kanë shpallur Hamasin organizatë “terroriste”, janë po ata që e patën shpallur edhe UÇK-në të tillë, deri në Qershorin e vitt 1998, kur i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin, z.R.Gelbard, në intervistën dhe gazetës serbe “Europea”, dt.5 qershor 1998, deklaroi: “UÇK-ja nuk është një grup terrorist,…ata janë një grup kryengritësish.” (gazeta ”Rilindia”, 06.06.1998). Prezenca e forcave të FSK në Gaza, dhe nesër edhe ato të Shqipërisë, do të jenë për survejimin dhe pengim të forcave çlirimtare palestineze për çlirimin e Gazës. Gjë që, për mendimin tim, Bashkim Jashari duhej t’i kish vlerësuar faktorët nëse ishin apo jo në dobi të Kosovës, si dhe të tij. Madje, ka vepruar në kundërshtim me idealin e babait të tij, të Legjendës Kombëtare, Adem Jashari.

 

Shqetësimet për rënien e ndjenjës kombëtare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe trojet e tjera toant në Ballkan, si nga partitë politike ashtu edhe institucionet qeveritare tyre, (gjatë këtyre tri dekadave gjoja demokratike), shprehur kjo prej Korabit në librin “Shqiptari përballë rrënimit”, janë shumë të ndjeshme për cilindo që e lexon këtë libër. Dhe kjo dukuri vihet re në krijimin e partive të shumta. P.sh. në Shqipëri janë mbi 80 parti, nuk e di se sa ka në Kosovë. A sjellin përçarje në popull  kjo mori partish? Kjo dukuri tregon se kudo, shoqëria njerëzore po kalon në një epokë krejt të ndryshme nga ajo e epokës së Adem Jasharit dhe e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Me këtë dua të them se jemi duke hyrë në epokën që e ardhmia nuk u takon më partive politike. Kjo, për arsye se shtresimi social vertikal po vjen duke rënë, ngaqë po krijohen dhe shtohen në të gjithë globin monopole në të gjitha fushat e jetës shoqërore, të cilat janë gjithnjë e më shumë në kooperim mes tyre.

Dhe më së shumti, kjo dukuri shoqërore reflektohet në përmasat e mëdha që ka marrë emigracioni ekonomik shqiptar, krahas atij botëror, si dhe zhvendosjet krahinore të popullsisë brenda Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky emigrim masiv jashtë trojeve tona po sjell zbehjen gjithnjë e më shumë të ndjenjës kombëtare, gjë që  nuk është gjë tjetër, veçse globalizimi jo vetëm te ne shqiptarët, (e shprehur dikur edhe nga ish-kryeministri F. Nano: “unë jam qytetar i botës”).

Kjo dukuri do të sjellë dhe po sjell edhe eleminimin gradual të nacionalizmit të deridjeshëm, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por dhe në gjithë trojet shqiptare në Ballkan. Ky fenomen ka për të sjellë edhe shpopullimin e gjithë trojeve tona në Ballkan, gjë që shprehet edhe në dobësimin e unitetit mes shqiptarëve, derisa edhe dasma nuk ka më! Kështu që, edhe nëse del një Shqiptar i Madh, një gjigand, që e lut Korab Blakaj, edhe ai ka për t’u shpallur “armiku më i madh i sistemit”, sikundër e pohon edhe vetë Korabi, (f.42), ngaqë në këtë sistem kapitalisto-pluralist, sikundër thotë poeti:

“Njëshi – zero e fyl,

                            njëshi – send i kotë,

Po qe një –

                       dhe rëndësi po pate

As një trung

                       pesëpëllëmbësh

                                                 s’e ngren dot,’-

E jo më një shtëpi

                                me pesë kate.” –   

 –

…“sepse vetë ekzistenca e këtij gjigandi është një sfidë ndaj këtij kooperimi ndërkombëtar të gënjeshtërt.”, (f.42).

Kujtojmë se kjo dukuri e zbehjes së ndjenjës kombëtare u shfaq në mënyrë të dukshme gjatë Luftës për  Çlirimin e Kosovës, 1997-1999, ku vetëm 2,5-3% e popullsisë së saj morrën pjesë me armë në dorë në atë luftë çlirimtare, ndërkohë që në të 36 kryengritjet e shqiptarëve në Kosovë, duke filluar prej Reformave të Tanzimatit, (1830 e deri në 1912), ku pjesmarrja më e vogël e popullit në to ka qenë vetëm në Kryengritja e Dervish Carës (1846), 6,2%, ndërsa në të gjitha 35 kryengritjet e tjera, pjesmarrja ka qenë 9-15%!
Këto shifra të frikshme na paralajmërinë se emigracioni masiv dhe pluralizmi politik po e çojnë popullsinë e kombit tonë drejt shkombtarizimit.

Dhe kjo dukuri e shuarjes graduale të ndjenjës kombëtare nacionalizmit, të unitetit dhe e miqësisë mes njerëzve, fillimisht ka filluar në Kosovë, e cila erdhi si rrjedhojë e nxitjes së vazhdueshme të emigracionit masiv ekonomik veçanërisht për shqiptarët, nga ish-Federata Jugosllave, në gjysmën e dytë të shekullit XX e në vijim, gjë që sot kjo plagë e madhe ka përfshirë të gjithë kombin tonë.

Dhe kjo zbehje e ndjenjës kombëtare, (nacionalizmit), po realizohet në të gjitha trevat shqiptare në Ballkan, për vetë faktin se udhëheqjen e shoqërisë njerëzore sot po e bën kapitalizmi global, të cilën e prek edhe Korab Blakaj në librin e tij, kur trajton  veprimtarinë e OJQ-ve, të cilat kanë marrë nga kapitalizmi botëror misionin e bërjes së këtij kooperimi ndërkombëtar.

 

Tiranë, 06 maj 2026

 

 

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/05/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk