Thonë vllaznia kem me u nda,
Nanës e babës çka me u ba?
Kush po i merr, a ti a unë?
Haj medet, u kish dalë punë!
–
Thotë i pari me terezi:
“Ngoni këtu, more vllazni,
Kam qëllu unë vllau i madh,
Merrni ju, ua bëj hallall!”
–
Ky i dyti foli vetë,
Ju drejtua vllaut të tretë:
“Merri ti se po të bin në hise,
Ti gjithqysh këtë punë hujdise!”
–
Vllau i tretë flet me të katërt:
“Merri ti vlla, në m’paç hatër,
Je ma i vogli e po të takojnë,
Me ty besa ma mirë jetojnë!”
–
I paskan ngu prindërit te dera,
Po thotë nana: “Unë e mjera!
Këto për ne tuj ba pazar,
Kush po duhet me na marrë?”
–
”Ne i kem rritë të tanë pa nda,
I kem ushqy e i kem la,
I kemi rritë me hallet shumë,
E tash po çuditem unë!
–
Foli plaku me terezi:
“Rri moj plakë, mos u mërzit!”
E tha plaku si n’hajgare:
“Njani do na merr pa qare!”
–
Kuvendi nisi e u sos,
Por asgjë nuk u vendos,
Për çështje të nanës e të babës,
Nashta vendosin në seancë të radhës.
–
Plaku e plaka rrinë në mendime,
Çka do të bëhet me punën e tyre?
A do të merren vesh vlla me vlla,
A qeveria prapë ka me rra?
–
I thotë prapë plaku plakës:
“Nashta shkojmë në zgjedhje të radhës!”
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!